Egzaminimet qe behen per guret ne veshka !
Cfare nenkuptojme me kryerjen e analizave per te zbuluar guret ne veshka ?
Guret ne veshka jane ato substanca te vogla , ne forme guralecash , qe formohen nga substanca kimike qe gjenden ne urinen e personit I cili ankohet per patologjin .
Ato mund te formohen ne cdo pjese te aparatit urinar .
Analizat qe merren me egzaminimin e gureve ne veshka , jane ato te cilat analizojne , pervec pranise se saj ose jo, vecanerisht perberjen e gureve prezent ne traktin urinar .
Jane 4 lloje guresh te cilat me se shumti jane zbuluar gjate egzaminimeve :
• Guret prej Kalciumi, lloji me i zakonshëm i gureve në veshka.
Keto lloje guresh jane te predispozuar te formohen nga nivelet e
lart te kalciumit ne urine , megjithese mund te zhvillohen edhe
per arsye te tjera .
• Guret prej Acidi urik, nje lloj tjeter i zakonshem i gureve në veshka.
Arsyea eshte qe veshka nuk eshte ne gjendje ta largoje acidin urik nga trupi .Kjo situate mund te vij nga :
• Mbipesha
• Diarrea kronike
• Diabeti tip.2
• Gout
• Dieta me permbajtie te larte te proteinave me preardhje shtazore
dhe e ulet ne perime dhe fruta .
• Guret nga Struvitet, nje gur me pak i zakonshem qe shkaktohet nga infeksionet e
traktit urinar.
Ato mund edhe te formohen nga qendrimi per nje kohe te gjate I urines ne vezike . Me se shumti keto gure formohen ne sistemin kolektor .
• Guret nga Cistina, nje lloj i rralle guri qe ka tendence te perhapet ne familje
SIMPTOMAT E GUREVE NE VESHKA ?
Pacientet e cilesojne dhimbjen nga guret ne veshka si nje dhimbje te forte therese ne pjesen e pasme te kurrizit , ne ije ose tenton te zbresi ne pjesen poshtme abdominale . Dhimbja fillon papritur , arrin pikun
e saj dhe ndersa trupi perpiqet ta nxjerri ate jasht dhimbja pakesohet deri dhe zhduket . Simptoma te tjera mund te permendim :
• ndjesin e urinimit ne menyre te shpesht dhe urgjente
• djegie te urines
• urine ngjyre te kuqe (kjo per shkak te demtimit te strukturave te rrugeve urinare gjate daljes se gurit )
• nauze ,te vjella etj
VLERSIMI I NJE TE SEMURI ME GURE NE VESHKA ?
Per te bere nje vleresim te sakte te nje pacienti te dyshuar per gure ne veshka duhet :
- Informacioni per llojin e djetes se ndjekur dhe sasin e lengjeve.
- Kerkimi tek pacienti mundesin e nje semundje sistemike( per
kete duhet te behet vlersimi total I pacientit ne momentin qe
perjashtohen mundesit e tjera ). - Radiografia abdominale ne pozicionin shtrire mbi shpine .
- ECHO abdominale .
- Egzaminime te tjera si :
• azotemia
• kreatinemia ( krilensi )
• uricemia
• kalciumi
• fosfatet
• klori
• bikarbonatet etj - Mbledhja e urines ( te pakten nje dite ne jave) dhe percaktimi ne
te I :kreatines , natriumit , kalium , azot ureik , uricemis ,kalciumit ,
fosfat , oksalate , citrate dhe magnezium .
Imazhet e marra nga radiografia jane nje ndihmese e madhe ne
zbulimin dhe trajtimin e gureve ne veshka 7. - .Imazhet mund te merren ne saj te perdorimit te ECHO ose duke
perdorur R-grafin, CT. Keto mund te zbulojne lokalizimin e gurit ,
por edhe permasat e veshkes ose edhe te vezikes kur bllokimi
ndodhet ne nje segment posht saj .
Konfigurimi I gureve ne veshka varion ne nje shkalle te larte formash dhe permasash . Shkaqet e formimit te saj jane nga me te ndryshmet dhe mundesia e bllokimit te tij ne ndonje pjese te aparatit urinar eshte e madhe kur permasat jane te medha . Shumica e gureve qe formohen ne veshka jane
te permasave te atilla sa e kalojne lehte rrugen per te dal jasht , ndersa te tjerat te permasave relativisht me te medha japin dhimbje ne rrugen per te dal jasht .
Demtimet qe vijne nga guret ne veshka jane jo shume te rrezikshme , megjithse jo se eshte e pamundur, por me e rendesishmja eshte se ato japin dhimbje te medha .
Gjithashtu studiuesit qe merren me keto egzaminime , kane dale ne konkluzione se guret ne veshka kane tendence te riperseriten ne te ardhmen , nese ju me pare keni vuajtur prej tyre .
REFERENCAT
https://medlineplus.gov/