Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

EDEMAT

CFARE JANE EDEMAT DHE VECANERISHT EDEMAT NE KEMEB?

Edema eshte termi mjekesor qe perdoret per te treguar enjtjet e shkaktuara nga lengu i bllokuar/ngecur ne indet e trupit. Edema ndodh me shpesh ne kembe, kycet dhe shputat e kembes, por mund te preke edhe pjese te tjera te trupit, si fytyren, duart dhe barkun.
Edema mund te preke kedo, por kjo situate prek me shpesh njerezit qe jane shtatzane dhe te rriturit qe jane 65 vjec ose me te vjeter.

Sa e zakonshme eshte edema?
Edema eshte e zakonshme si gjendje shendetesore sepse ka shume semundje qe lidhen me formimin e tyre. Rastet e lehta te edemes largohen vete, keshtu qe ndonjehere eshte e veshtire te behet nje matje e rendeses se shfaqjes se semundjes.

Edemat behen shkak qe pjese te ndryshme te trupit tuaj te rriten ne madhesi, gje qe mund t’ju pengoje gjate aktiviteteve tuaja te perditshme. Ndryshimet e thjeshta te stilit te jeteses, si ngritja e pjeseve te fryra te trupit, levizja nese keni qene ulur ose ne kembe per nje periudhe te gjate kohore, mund te zvogeloje enjtjen dhe t’ju ndihmoje te ndiheni me mire. Ndonjehere edema eshte nje simptome e nje gjendjeje te rende shendetesore, keshtu qe kontaktoni me mjekun tuaj nese keni simptoma te edemes.

CILAT JANE SIMPTOMAT E EDEMAVE?

Nje simptome e edemes eshte enjtja ne ato pjese te trupit te prekura prej saj. Enjtja ndodh kur nje pjese e trupit behet me e fryre sepse ka grumbullim te nje sasie te konsiderueshme te lengjeve ne inde . Enjtja mund te ndodhe kudo ne trup, por me shpesh prek kembet, kyçet dhe shputat e kembeve.

Simptomat e edemes perfshijne:

  1. Nje zone e trupit eshte me e madhe/fryre se sa ishte para se te fillonin ndryshimet.
  2. Lekura mbi zonen e fryres duket e tendosur dhe me shkelqim.
  3. Shfaqet veshtiresia ne ecje nese ju fryhen kembet ose kyçet.
  4. Mund te kolliteni ose te keni probleme me frymemarrjen.
  5. Ju ndiheni nje presion ose shtrengim ne pjesen e trupit te fryre.
  6. Dhimbje e lehte ose dhimbje ne zonen e prekur.

CFARE E SHKAKTON EDEMEN?

Ka disa shkaqe te mundshme qe behen shkak per formimin e edemave, si psh:

  1. Nese kaloni shume kohe ulur ose ne kembe, ne nje vend per nje kohe te gjate, lengjet ne trup kane tendencen qe te grumbullohen ne pjeset e poshtme te trupit. Ato kane tendence te grumbullohen si ne pjesen e poshtme te trupit ne krahet, kembet dhe shputat e kembeve.
  2. Valvulat e dobesuara te venave (pamjaftueshmeria venoze). Kur valvulat ne venat tuaja jane te dobeta, eshte e veshtire per venat te shtyjne gjakun perseri ne zemren tuaj dhe çon ne formimin e variceve dhe nje grumbullim te lengjeve ne kembe.
  3. Problemet shendetesore te tilla si demtimi i zemres dhe semundjet e mushkerive, melçise, veshkave dhe tiroides kane si simptome edemen.
  4. Efektet anesore nga mjekimi me disa ilace, si medikamentet per trajtimin e presionit te gjakut(tensioni i larte ne gjak) ose dhimbjen, kane edemen si nje efekt anesor.
  5. Nese nuk jeni duke ngrene nje diete te ekuilibruar ose nese hani shume ushqime te pasura me kripe (natrium), lengjet mund te grumbullohen ne pjese te ndryshme te trupit dhe te japin edema.
  6. Enjtja e kembeve gjate shtatzenise ndodh pasi mitra ushtron presion mbi enet e gjakut ne trungun e poshtem te trupit . Kjo behet shkak per shfaqjen e edemave ne pjesen e poshtme te trupit.
  7. Nje reaksion alergjik, infeksion, djegie, traume ose mpiksje gjaku mund te çoje ne edeme te ekstremiteteve.

SI DIAGNOSTIKOHEN EDEMAT NE TRUP?

Mjeku per te bere te mundur zbulimin e edemave do te kerkoje te bej nje ekzaminim fizik te ekstremiteteve te trupit te ndjekura nga analiza te tjera plotesuese per te gjetur shkakun.
Ata do te kerkojne enjtje ne pjese te ndryshme te trupi, veçanerisht ne pjeset e trupit ku lekura ka një pamje te shndritshme dhe te tendosur.

Si klasifikohen edemat sipas grades se rendeses?
Klasifikimi i edemes eshte nje shkalle qe perdoret per te identifikuar ashpersine e semundjes. Vleresimi i edemes eshte shume i rendesishem per te vleresuar sasine e lengjeve te grumbulluar ne indet tuaja.

Mjeku do te kryej nje prove ne nje pjese te trupit per te kerkuar per edeme duke shtypur butesisht me gisht nje zone te fryre te trupit tuaj per 5-15 sekonda (testi i gropezes).
Pasi te hiqni gishtin, ne lekuren tuaj do te shfaqet nje grope. Gropa tregon se ka leng te grumbulluar ne indet .

Shkalla e klasifikimit te edemes mat se sa shpejt gropeza kthehet ne normalitet pas testit te shtypjes.
Klasifikimi eshte si me poshte:

Klasa 1: Rikthim i menjehershem ne normalitet .
Klasa 2: Rikthimi ne gjendjen e meparshme pas 15 sekondash.
Klasa 3: Rikthimi ne gjendjen e meparshme pas 15 sekondash, por jo me shume se 60 sekonda.
Klasa 4: Rikthimi ne gjendjen e meparshme per 2-3 minuta.

SI MJEKOHEN EDEMAT?

Trajtimi per edemen ndryshon ne baze te shkakut, veçanerisht nese shkaku lidhet me një semundje te caktuar.

  • Nese semundja e mushkerive shkakton edeme, psh emfizema ose bronkit kronik, mjeku mund tju rekomandoje te lini duhanin nese pini duhan.
  • Nese edema shfaqet me deshtimin e punes se zemres, mjeku mund tju kerkoje ndryshime ne stilin e jetes per te trajtuar ate duke monitoruar peshen, marrjen e lengjeve dhe marrjen e kripes.
  • Mjeku mund tju rekomandoje uljen e sasise se alkoolit qe pini, nese jeni person qe abuzoni me alkoolin.
  • Nese edema eshte nje efekt anesor qe ka ardhur prej nje medikamenti qe po merrni, mjeku mund te ndaloje ose ule dozen e ilaçit per te zgjidhur enjtjen. Mos e ndaloni marrjen e medikamenteve/ilaceve, perveç nese mjeku ju thote ta beni kete.

Trajtim per te reduktuar enjtjen!
Perveç trajtimit te shkakut themelor te edemes, ka disa hapa qe mund te ndermerrni per te parandaluar grumbullimin e lengjeve ne trupin .

  1. Kur jeni ulur ose shtrire, vendosni nje jastek poshte kembeve per t’i mbajtur ato te ngritura mbi nivelin e zemres.
  2. Mos u ulni ose qendroni per nje kohe te gjate pa levizur .
  3. Vishni çorape elastike (llastik), te cilat krijojne presion ne ate pjese te trupit ku perdoren per te parandaluar grumbullimin e lengjeve atje.
  4. Kepucet qe perdoren per te trajtuar edemen jane te disponueshme per njerezit qe perjetojne edeme kronike dhe kane nevoje per to.
  5. Ulin sasine e kripes ne dieten tuaj.
  6. Ndiqni udhezimet e mjekut per marrjen e medikamenteve. Mjeku mund te kerkoje te merrni nje diuretik (zakonisht i quajtur “pilula uji”), i cili ndihmon trupin te largoje lengjet e teperta.

Çfare nuk duhet te konsumoje nese vuaj nga edema?
Në disa raste, shkaku i edemes mund te jete sasia e madhe e kripes ne dieten tuaj. Kripa ben qe trupi te mbaje ujin, i cili mund te shkaktoje enjtje. Berja e ndryshimeve ne stilin e jetes per te zvogeluar sasine e kripes ne dieten tuaj mund te permiresoje diagnozen e edemes.

REFERENCA

https://medlineplus.gov

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

https://www.webmd.com