Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Drogerat dhe analizat qe i zbulojne ato!

Cfare jane analizat qe tregojne per pranine e drogerave ne trup?

Nje test droge eshte ajo analize qe perdor nje moster te marre nje trupi, te tille si gjaku ose urina, per te zbuluar pranine ose mungesen e ketyre lendeve.

Drogat jane substanca te ligjshme si alkooli, duhani, disa lloje ilacesh, por mund te jene edhe jo te ligjshme si lendet narkotike. Nje test i vetem i droges nuk mund te percaktoje frekuencen dhe intensitetin e perdorimit te substancave, po ashtu nuk mund te dalloje as perdorimin e rastesishem te tyre(pra kur merren nje here te vetme).

Trupi juaj metabolizon (largon) barna te ndryshme qe ju merrni pas nje kohe te caktuar, keshtu qe afati kohor per zbulimin e barnave te caktuara ne trup mund te ndryshoje nga nje lloj droge tek nje tjeter.

Testimi i droges ne urine eshte testi me i zakonshem per zbulimin e barnave.

Kush jane ato raste kur mund te nevojitet berja e nje testi droge?

Testet qe kerkojne per pranine ose mungesen e drogerave ne trup, mund te kerkohen ne shume raste:

  1. Analize mjeko-ligjore.
    Testi per drogen mund te kryhet si pjese e nje rasti gjyqesor, si ne rastet e nje krimi ose abuzimit me femije.
  2. Analize mjeksore.
    Mund tju kerkohet te beni nje test per te pare per shenja droge ne trup ne ato raste kur jeni i semure rende apo ne momentin qe paraqiteni ne spital me nje midoze te mundjshme. Megjithate ka edhe ne ato raste qe kerkohet nje analize e tille ne momentin kur nje person eshte kandidat i mundshem per nje transplant organesh.
  3. Vleresimin e trajtimit.
    Testi i droges mund te behet per te monitoruar respektimin e programeve te trajtimit, kur kemi abuzime me substancat narkotike, marrje te vazhdueshme te drogerave, etj.
  4. Monitorimi per keqperdorimin e barnave me recete.
    Nje mjek mund te kerkoje nje test droge per te monitoruar barnat me recete qe kane nje rrezik te larte per keqperdorim, duke perfshire ilacet kunder dhimbjes(morfina).
  5. Si prove per sportistet dhe anetaret e ushtrise.
    Profesioniste te tille si ata me siper, shpesh duhet te bejne nje test droge per te kontrolluar per droge ose substanca te tjera qe konsiderohen se ndikojne ne gjendjen shendetesore te tyre.

Si behen analizat per zbulimin e pranise ose jo te droges ne trup?

Ekzistojne disa lloje analizash per te pare per pranine ose jo te droges bazuar ne llojin e mostres qe merret per analize:

1.Testi i droges ne urine.

Ky eshte testi me i zakonshem qe behet kur dyshojme per droge. Kerkohet nje moster nga urina juaj.
Kjo lloj analize ne urine perdoren me se shpeshti per te zbuluar alkoolin, benzodiazepinat(lloje qetesuesish), opiate( per shembull morfine), kokainen dhe marihuanen.

2.Testi i droges ne gjak.

Punonjesit e kujdesit shendetesor perdorin kryesisht kete lloj testi ne raste urgjente. Perdoret gjithashtu per te zbuluar nivelet e alkoolit sepse mund te tregoje nivelin e sakte te tij ne gjak.

3.Testi i droges ne floke.

Nje moster flokesh mund te japi informacion mbi perdorimin e drogerave me kalimin e kohes. Qimet/floket ne trup mund te tregojne per pranine e droges tek nje person nga 3 muaj deri ne 12 muaj. Rezultatet mund te ndryshojne ne baze te pacientit dhe substances qe ai ka perdorur. Testi i droges ne floke mund te zbuloje perdorimin e kokaines, amfetaminave, opioideve dhe 3,4-metilendioksimetamfetamines (qe jane lloje drogash).

4.Testi i droges ne frymenxjerrje.

Kjo zakonisht perdoret per te zbuluar konsumimin e fundit te alkoolit. E megjithate kerkimet e metejshme kane treguar per perdorimin e testit te frymes per zbulimin e kokaines, marihuanes, amfetaminave, opioideve, metadonit.

5.Testi i droges ne djerse.

Testi i droges ne djerse eshte ajo lloj analize qe jep informacion mbi sasine e substances qe personi konsumoi gjate gjithe kohes qe eshte marre ajo analize. Testimi i djerses mund te tregoje per substancat qe jane perdorur nga disa ore deri ne disa jave.

Si te lexoni ne nje flete pergjigje analizash per rezultatet e droges?

Testi i droges mund te behet duke perfshire spitalet, laboratoret dhe mjedise te tjera mjekesore. Testi mund te kryhet edhe ne qendrat spitalore dhe ambulatore te trajtimit te droges.

Marrja e rezultateve te analizes.
Testet per zbulimin e barnave jane pjese e monitorimit terapeutik te ilaceve qe jane gjetur ne gjakun e pacientit, ndersa testet e ekzaminimit te droges jane pjese e ekzaminimeve toksikologjike zakonisht raportohen si pozitive te supozuara ose negative te supozuara.

Ka disa konsiderata qe duhen mbajtur parasysh kur interpretohen rezultatet e testit te droges:

  • Testimi konfirmues mund te jete i nevojshem, rezultatet e supozuara pozitive ne nje egzaminim fillestar zakonisht duhet te konfirmohen me analiza shtese. Testimi konfirmues perdor nje lloj tjeter testi te droges dhe permireson saktesine e testimit te droges duke ulur rrezikun e rezultateve te rreme pozitive te testit.
  • Testet e droges mund te mos vleresojne vetem gjendjen diten qe ajo behet, por disa teste te droges mund te zbulojne perdorimin e droges per dite ose jave pas perdorimit, ne te cilen efekti kulminant i droges eshte zbehur.
  • Rreziku i rezultateve false-pozitive. Shembuj mund te permendim gelltitjen e fares se lulekuqes qe shkakton rezultate pozitive, ilacet si opioidet(morfina) dhe ilaçet e te tjera.
  • Rreziku i rezultateve te rreme-negative. Kjo ndodh per disa arsye, duke perfshire mbledhjen ose testimin e papershtatshem te mostrave ose mosvleresimin e nje droge ne nje test.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org/health/diagnostics/10285-drug-testing

https://medlineplus.gov/lab-tests/drug-testing/

https://www.addictioncenter.com/drugs/how-long-do-drugs-stay-in-your-system/

https://www.msdmanuals.com/professional/special-subjects/illicit-drugs-and-intoxicants/drug-testing