Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DHIMBJA E KOKES

CFARE ESHTE DHIMBJA E KOKES?

Dhimbja e kokes eshte nje nga dhimbjet me te zakonshme qe nje pacient mund te perjetoje gjate jetes se tij. Dhimbja e kokes eshte nje dhimbje ne regjonin e kokes, ne pjesen e fytyres apo ne qafe. Ajo mund te jete nje dhimbje e forte,pulsuese,e vazhdueshme ose shurdhuese.Dhimbja e kokes eshte nje nder format me te shpeshta te dhimbjes qe bene te mundur krijimin e mungesave ne pune,shkolle,etj. Dhimbjet e kokes mund te diferencohen nga njera-tjetra nga :

  1. Lloji i dhimbjes
  2. Intensiteti(fortesia) i dhimbjes
  3. Lokalizimi i dhimbjes
  4. Frekuenca(shpeshtesia) e dhimbjes

Pjesa me e madhe e dhimbjeve te kokes nuk jane te rrezikshme, por duhet pasur kujdes pasi ato mund te jene shenja te semundjeve akoma me te rrezikshme.

LLOJET E DHIMBJES SE KOKES?

Jane me shume se 150 lloje te ndryshme te dhimbjes se kokes,te cilat jane te ndara ne dy kategori te medha.

Dhimbjet kryesore te kokes(Primare).

Mos funksionimi si duhet i organizmit apo nje hipersensibiliteti (ndjeshmeri) ndaj receptoreve te dhimbjes mund te behen shkak per krijimin e dhimbjeve primare te kokes. Ne kete lloj grupimi te dhimbjes nuk perfshihet dhimbja e kokes e shkaktuar nga semundje te tjera. Shkencerisht eshte vertetuar se dhimbja e kokes per disa njerez ka gjurme gjenetike,pra disa persona jane te destinuar gjenetikisht te zhvillojne dhimbje koke primare.

FORMAT PRIMARE(KRYESORE ) TE DHIMBJES SE KOKES JANE:

  1. Migrena me ose pa aura( aura=shenja paralajmeruese)
  2. Dhimbja e Kokes nga Tensioni
  3. Dhimbja e Kokes Cluster
  4. Dhimbjet e Kokes Kronike(te vazhdueshme)

Disa prej ketyre dhimbjeve mund te zhvillohen(nxiten te shfaqen) nga faktore,situata apo si rrjedhoje e stilit te jeteses qe nje person ka. Ketu do te permendim:

  • Alkooli,vecanerishte veren e kuqe.
  • Disa ushqime kane predispoziten te inicojne shfaqjen e dhimbjes se kokes. Te tilla jane psh mishrat e perpunuar qe permbajne nitrate.
  • Konsumi i duhanit. Nikotina qe gjendet ne perberje te cigares mund te inicioj shfaqjen e dhimbjes se kokes.
  • Crregullimet e gjumit apo mungesa e tij.
  • Nje qendrim trupor i keq.
  • Sforcimi fizik(aktivitetet e lodhshme fizike).
  • Kequshqyerja,konsumi jo i rregullt i vakteve ushqimore.
  • Disa kushte shendetesore si : kollitja, teshtitja, shfryrja e hundeve, te qeshurat apo te qarat me force.

Dhimbjet primare te kokes nuk jane te rrezikshme per shendetin,por ato kane predispoziten te prishin cilesine e jetes( dhimbje qe prishin perditshmerine tuaj ).

DHIMBJET DYTESORE TE KOKES.

Keto dhimbje te kokes jane dhimbje te ardhura si rrjedhoje e situatave(problemeve) te tjera shendetesore. Shpesh keto dhimbje te kokes konsiderohen si shenje apo simptome te semundjeve te caktuara. Keto semundje jo gjithmone jane te rrezikshme dhe dhimbja mund te zhduken ne momentin qe trajtohet gjendja shendetesore qe i ka shkaktuar ato.

Dhimbje te tilla permendim:

  1. Dhimbja e Kokes e ardhur nga dehidratimi.
  2. Dhimbja e Kokes Sinusale
  3. Dhimbja e Kokes nga perdorimi mbi doze i ilaceve.

Por ka edhe raste kur dhimbja e kokes mund te vije nga semundje qe jane kercenuese per jeten, te tilla si:

  • Dhimbjet e kokes te shkaktuara nga nje demtim ne shtyllen kurrizore.
    Traumatizimi i shtylles kurrizore nga incidente te ndryshme mund te behet shkak per rrjedhjen e likidit cerebrospinal(lengu qe gjendet brenda shtylles kurrizore) nga hapsira e tij normale. Komplikacionet qe mund te vijne pas saj mund te jene kercenuese per jeten pasi vec dhimbjes se kokes mund te shfaqi veshtiresi ne kordinimin e gjymtyreve apo konvulzione.
  • Dhimbja e kokes ne formen e krizave te menjehershme si “Rrufe”.
    Keto dhimbje jane shume te fuqishme dhe shfaqen papritur. Dhimbja e arrin pikun e saj ne nje minut dhe zakonisht kohezgjatja e saj eshte diku tek 5 minuta. Kesaj dhimbje duhet ti kushtohet nje vemendje e madhe pasi mund te tregoje per :
    -demtim ne koke
    -hemorragji intrakraniale(gjakderdhje ne tru)
    -Sindromi Vazokonstruktor Cerebral i Rikthyeshem
    -nje rritje te papritur te presionit te gjakut ne koke

CILI ESHTE DALLIMI MIDIS DHIMBJES SE KOKES DHE MIGRENES?

Migrena eshte nje nga llojet kryesore te dhimbjeve primare te kokes. Ajo eshte nje crregullim i zakonshem neurologjik ,qe shkaktohet nga prodhimi apo clirimi i disa neurotransmetuesve ne tru te tille si :norepinefrin dhe serotonin. Keto dy substanca jane pergjegjese per zgjerimin e eneve te gjakut ne tru dhe zhvillimin e nje pergjigje inflamatore qe nxit dhimbjen e kokes.

Faktoret e meposhtem mund te shkaktojne, intensifikojne( rrisin fortesin e dhimbjes) ose pershpejtojne migrenen:

  1. Emocionet e forta: stresi, ankthi, depresioni, lodhja, mungesa e gjumit,etj.
  2. Hormonet: menstruacionet, ovulimi, kontraceptivet oral,etj.
  3. Produktet ushqimore: alkooli (vera e kuqe), djathi, frutat ekzotike, çokollata,etj.
  4. Medikamentet: nitroglicerina (trinitrina), antagonistët e kalciumit jane iniciues te dhimbjes se kokes.
  5. Mjedisi: ndezja e drites, zhurma, i ftohti i madh, tymi, ndryshimet klimatike, tharesja e flokeve, etj.
  6. Sjellja: frika, relaksimi pas një faze stresi (fundjava),etj.
  7. Ciklet e brendshme: ritmi gjumë-zgjim, stinët,etj.

CILAT JANE SHKAQET E DHIMBJES SE KOKES?

Dhimbja e kokes eshte nje situate shendetesore e dhimbshme e cila krijohet si rrjedhoje nderveprimit midis trurit, enev te gjakut dhe nervave perreth. Gjate dhimbjes se kokes, mekanizmat e dhimbjes aktivizojne nerva specifik qe prekin muskujt dhe enet e gjakut,po ashtu ato dergojne sinjale te dhimbjes ne trurin e pacientit duke shkaktuar keshtu ate qe njihet si dhimbja e kokes.

A ESHTE DHIMBJA E KOKES E TRASHEGUESHME?

Nder shume dhimbje te kokes migrena ka prirjen me te madhe te jete e trashegueshme. Femijet te cilet vuajne nga migrena kane te pakten njerin nga prinderit qe vuajne prej saj. Pervec faktorit gjenetik ka edhe shume faktore te tjere qe iniciojne zhvillimin e dhimbjes se kokes . Ketu do te permendim:

  • ushqimet, te tilla si : alkooli,kafeina,djathi,cokollata,etj.
  • alergenet atmosferik
  • duhanpirja, qofte aktive apo pasive
  • aromerat e forta, qofshina to parfume apo kimikate.

JANE DISA DHIMBJE TE KOKES QE KERKOJNE MENJEHERE TRAJTIM MJEKSORE,PO CILET JANE ATO?

Duhet patur kujdes nga keto simptoma te dhimbjes se kokes dhe kujdesi mjeksor duhet te jete i menjehershem:

  • Dhimbje koke e papritur,e re dhe e rende.
  • Dhimbje koke e shoqeruar me ethe,ngurtesim te muskujve te qafes apo skuqie te fytyres.
  • Dhimbje koke qe vijne pas nje aksidenti ne koke.
  • Dhimbje koke pas moshes 55 vjec.
  • PO gjithashtu duhet patur kujdes nese dhimbja e kokes shoqerohet me simptoma neurologjike, te tilla si:

-dobesi trupore
-marramendje
-humbje e ekulibrit
-ndjesia e mizerimit/mpirje trupore
-paralize
-veshtiresi per te folur
-konfuzion mendor
-konvulzione
-ndryshime te sjellies
-ndryshime ne pamje( pamje jo e qarte,vizion i dyfishte apo si njolla te erreta).

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I DHIMBJES SE KOKES?

Eshte shume e rendesishme qe te behet nje diagnostikim i sakte i semundjes ne menyre qe te merret nje terapi e duhur dhe dhimbja te qetesohet.

Gjate vizites tek mjeku, ai mund tju pyesi per historikun e semundjes:

  • Cfare dhimbje koke keni?
  • Sa shpesh ndodh dhimbja e kokes?
  • Sa kohe zgjat dhimbja e kokes?
  • Sa eshte shkalla e dhimbjes qe ndjeni?
  • Cilat jane ushqimet qe ju konsumoni dhe a jane ato pjese e dietes suaj.
  • Sa kafeine konsumoni ne dite?
  • A eshte shume e stresuar jeta juaj?
  • Cili eshte orari juaj i gjumit?

Pasi mjeku ju ka pyetur per historikun e dhimbjes se kokes,ai gjithashtu mund te vazhdoj me tej duke vlersuar per shenja/simptoma neurologjike qe mund te ndikojne tek dhimbja e kokes :
-ethe( te dridhura)
-nje infeksion i mundshem
-presion i larte i gjakut
-dobesi muskulore
-lodhje e pashpjegueshme
-humbje e vetedijes
-probleme te ekulibrit
-konfuzion mendor
-konvulzione
-nauze
-te vjella.

Ndryshimet neurologjike kerkohen shume ne rastet e dhimbjes se kokes per te pare nese ka nje problem organik( te dukshem), e me pas per ta korigjuar ate.

Apo te realizoje nje egzaminim fizik te pacientit.

Per te saktesuar me tej shkakun e dhimbjes se kokes mund te jete e nevojshme realizimi i nje CT(skaneri) apo MRI (rezonance magnetike).

SI TRAJTOHET DHIMBJA E KOKES?

Trajtimi i dhimbjes se kokes varet nga lloji i dhimbjes. Eshte shume e rendesishme te identifikohet shkaktari i dhimbjes se kokes per te bere te mundur sherimin prej saj. Duhet ta dini se jo cdo lloj dhimbje koke kerkon trajtim medikal(ilace). Dhimbja e kokes e shkaktuar nga stresi mund te permiresohet fare mire duke mesuar per menaxhimin e stresit.

Trajtimi i dhimbjes se kokes konsiston ne :

  1. Menaxhimin e stresit
  2. Biofeedback(te marrit energji pozitive nga te tjeret)
  3. Medikamentet
  4. Trajtimi i shkakut te dhimbjes se kokes

Disa teknika qetesuese per dhimbjen e kokes :

  1. Aplikoni kompresa te ngrohta ose te ftohta ne koke.
  2. Masazhoni koken,qafen ose shpatullat
  3. Qendroni ne nje dhome te erret dhe te qete
  4. Masazhet e forta ne koke, shtrenguese jane pozitive
  5. Beni nje shetitje

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/headaches.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9639-headaches#symptoms-and-causes

https://www.nhs.uk/conditions/headaches/

https://www.webmd.com/migraines-headaches/migraines-headaches-basics

https://www.health.harvard.edu/pain/headache-when-to-worry-what-to-do

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?