Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DHIMBJA E KERBISHTAVE

Dhimbja e bishtit( populli njeh si kerbishta) eshte nje dhimbje ne ose rreth struktures kockore ne fund te shtylles kurrizore. Kjo pjese e shtylles kurrizore quhet coccyx. Dhimbja e bishtit nganjehere quhet koksidinia ose koksigodinia.

Dhimbja e kerbishtave mund te shkaktohet nga demtimi i artikulacionit koksoksigela( ai qe lidh unazat e fundit te shtylles kurrizore) gjate nje aksidenti. Ai mund te shkaktohet gjithashtu nga qendrimi ulur per nje kohe te gjate ne nje pozicion shume te veshtire apo te parehatshem ose te ngushte.
Shkaqe te tjera per keto probleme mund te jene perfshirja e ndryshimeve te kyçeve nga artriti ose gjate procesit te lindjes.
Dhimbja e kerbishtave zakonisht largohet vetvetiu brenda disa javesh ose muajsh.
Per te pakesuar dhimbjen e kerbishtave nderkohe, mund te ndihmojne:

  • Perkuluni perpara ndersa jeni ulur.
  • Uluni ne nje jastek per uljen e presionit ne brez.
  • Vendosni pako te nxehta ose te ftohta ne zonen e prekur.
  • Merrni qetesues dhimbjesh, te tilla si acetaminofen/paracetamol ose ibuprofen .

Per dhimbjen e kerbishtave qe nuk largohet, konsultohuni me mjekun tuaj per te gjetur shkakun e vertete te dhimbjes dhe korigjimin e tij. Shpesh mund te nevojitet nje ekzaminim rektal per te perjashtuar ndonje gjendje tjeter shendetesore. Ndonjehere testi imazherik MRI perdoret per te zbuluar nese keni nje frakture, ndryshime te kyçeve ose ne raste te rralla, nje tumor.

Trajtimet e mundshme per dhimbjen kronike te kerbishtave mund te permendim:

  1. Terapia fizike.
    Nje fizioterapist mund t’ju tregoje se si te beni ushtrime fizike per te qetesuar dhe relaksuar muskujt dhe kockat e pelvisit(brezit). Nje menyre eshte te merrni fryme thelle dhe te relaksoni plotesisht zonen e legenit(brezit) pas ushtrimeve te lodhshme fizike.
  2. Masazhet e ndryshme .
    Masazhimi i muskujve te kerbishtave mund te ndihmoje ne lehtesimin e dhimbjes. Manipulimi zakonisht behet permes rektumit.
  3. Trajimi me ilace.
    Nje injeksion i nje anestetiku lokal ne zonen e bishtit mund te lehtesoje dhimbjen per disa jave.
  4. Kirurgjia.
    Operacioni mund te behet per te zevendesuar te gjithe siperfaqet e demtuara te kockave qe perbejne nje burim dhimbjeje. Procedura quhet coccygectomy. Ky opsion zakonisht rekomandohet vetem kur te gjitha trajtimet e tjera deshtojne.

Dhimbja mund te perkeqesohet kur :

1.Qendroni per shume kohe ulur ne karrige.
2.Ndryshimet e pozicionit, uleni ose ngriheni ne kembe menjehere.
3.Kur perkuleni perpara shume shpejt.
4.Gjate mardhenieve seksuale.
5.Gjate munstruacioneve.
Ju gjithashtu mund ta keni te veshtire te flini dhe te kryeni aktivitete te perditshme.

KUSH JANE SHKAQET E DHIMBJEVE TE KERBISHTAVE?

Shkaqet e zakonshme te dhimbjes se kerbishtave perfshijne:

  1. Shtatzenia dhe lindja.
  2. Nje demtim ose aksident .
  3. Tendosja e persëritur ose e zgjatur ne coccyx, per shembull pas qendrimit ulur per nje kohe te madhe gjate udhetimit me makine ose biçiklete.
  4. Pozicioni i keq i trupit.
  5. Mbipeshe ose nenpeshe
  6. Hipermobiliteti i kyçeve (fleksibiliteti i rritur) i kyçit qe lidh koksikun ne fund te shtylles kurrizore.

Ndonjehere shkaku i dhimbjes se kerbishtave eshte i panjohur.

SHENJAT E DHIMBJES SE KERBISHTAVE?

Dhimbja koksoksigeale ka keto simptoma:

  • Dhimbje ne kurriz dhe mes te kurrizit dhe kercit te shputes se kembes.
  • Dhimbje e rende qe mund te perkeqesohet nga levizjet, siç eshte ne uljen apo ngritjen nga vendi.
  • Veshtiresi ne levizjen e kurrizit, veçanerisht nese keto levizje kerkojne shume perpjekje fizike.
  • Ndjenja e nje presioni ose tensioni ne kurriz.
  • Kercitje ose tronditje ne kercin e kurrizit.
  • Mizerim ose ndjesia e ftohjes ne pjesen e kurrizit.
  • Ndonjehere, dhimbja koksoksigeale mund te shoqerohet me dhimbje ne kembe ose nyje te tjera, siç jane kyçet e nyjeve te kembeve.

Nese keni ndonje nga keto shenja, konsultohuni me mjekun tuaj per nje vleresim te detajuar dhe trajtimin e duhur.

CFARE DUHET TE KENI PARASYSH NESE VUANI NGA KJO DHIMBJE NE FUNDSHPINE?

Dhimbja e kerbishtit (koksikut) mund te permiresohet pas disa javesh, por ndonjehere mund te zgjasë me gjate.
Ka disa gjera qe mund te beni per te ndihmuar ne lehtesimin e dhimbjes.

Ato cfare ju duhet te beni:

  1. Uluni siç duhet, mbani qendrim te mire me mbeshtetje te gjere ne pjesen e poshtme te shpines.
  2. Perdorni nje jastek per dhimbjet e fundshpines, vecanerisht kur jeni ulur. Ulja ne nje top ushtrimesh gjithashtu mund tju ndihmoje.
  3. Flini gjum ne pozicion anesh per te ulur presionin qe formohet ne fundshpine.
  4. Beni ushtrime per te forcuar dyshemene pelvike, vecanerisht gjate shtatzanise.
  5. Perdorni nje pako akulli te mbeshtjelle me nje peshqir ne zonën e prekur per 20-30 minuta, pastaj mund te perdorni gjithashtu nje pakete te ngrohte per me gjate.
  6. Perdorni barna anti-inflamatore jo-steroide (AIJS) si ibuprofen per te ndihmuar ne uljen e dhimbjes.
  7. Perdorni nje laksativ per zbutjen e jashteqitjeve, kjo nese ju keni dhimbje gjare jashteqitjeve normale.

Ju nuk duhet te beni:

  1. Nuk duhet te rrini ulur per nje kohe te gjate dhe pa levizur.
  2. Mos vishni rroba te ngushta rreth pjeses se poshtme te shpines, si edhe disa lloje xhinse.

REFERENCAT

  1. Maigne, J.Y., & Rusakiewicz, F. (1994). Syndrome douloureux du coccyx et douleurs pelvipérinéales. Douleurs, 10, 7-13.
  2. Maigne, J.Y., Doursounian, L., & Chatellier, G. (2000). Causes and mechanisms of common coccydynia: Role of body mass index and coccygeal trauma. Spine, 25(23), 3072-3079.
  3. Wood, V.E., & Biondi, J. (1991). Coccygodynia: Review of the pathophysiology, diagnosis, and management. Journal of the American Osteopathic Association, 91(1), 34-40.
  4. Patel, R., Appannagari, A., Whang, P.G., & Vaccaro, A.R. (2008). Coccydynia. Current Reviews in Musculoskeletal Medicine, 1(3-4), 223-226.
  5. Foye, P.M. (2006). Coccydynia: Tailbone pain. American Family Physician, 73(11), 1904-1908.