Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DHIMBJA E GJOKSIT

Dhimbja e gjoksit ndonjehere mund te jete e frikshme,por nuk eshte e thene qe gjithmone dhimbja e gjoksit te jete shenje qe mund te pasohet nga infarkti ose arresti kardiak.

Jane disa gjendje shendetesore qe mund te behen shkak per dhimbje gjoksi si psh:

  1. Angina
    Quhet ndryshe gjendja kur muskuli i zemres(miokardi) nuk ploteson dot nevojat e tij me oksigjen,qe mund te jete si pasoj e nje gjendje nga tensioni shume i larte i gjakut apo nga ngushtimi i eneve te gjakut qe ushqejne zemren
  2. Atak paniku
  3. Probleme te tretjes
    Ketu permendim demtimet e muskulit te ezofagut,qe behen shkak per rikthimin e ushqimit nga stomaku siper dhe ndjeni si nje djegie ne kraharor.
  4. Dhimbje muskujsh
  5. Semundje te mushkeris
    Permendim:pneumonin,embolin pulmonare
  6. Kostokondriti
    Ndryshe njihet si inflamacioni qe prek artikulacionet(nyjet lidhese me kockave) ne kafazin e kraharorit.

SIMPTOMAT

Dhimbja e gjoksit mund te shkaktoje simptoma te ndryshme ne varesi te origjines se dhimbjes.
Megjithese shume njerez mendojne se dhimbja e gjoksit lidhet me semundje te zemres,duhet thene se mjeket nepermjet analizave kane zbulur se ajo mund te jete pasoj edhe e semundjeve qe nuk kane lidhje me zemren.

Dhimbja e gjoksit e lidhur me semundje te zemres

  • Presion, ndjesia e ngopjes se tepert,djegie ose shtrengim ne gjoks
  • Dhimbje djegese qe perhapet ne shpine, qafe, nofull, shpatulla dhe nje ose te dy krahet
  • Dhimbja qe zgjat me shume se disa minuta, perkeqesohet me aktivitetin fizik, largohet dhe kthehet ose ndryshon ne intensitet(fortesi)
  • Frymemarrje e shkurter
  • Djersitje te ftohta
  • Marramendje ose dobesi
  • Nauze ose te vjella

Dhimbja e gjoksit e lidhur me gjendje te tjera shendetesore

Mund te jete shume e veshtire qe te zbulosh dhimbjen e gjoksit qe mund te vije si pasoje e gjendjeve te tjera shendetesore.
Dhimbjet e gjoksit te lidhura me probleme te tjera shendetesore mund te permendim:

  • nje shije te tharte ose nje ndjesi ushqimi qe kthehet ne goje
  • probleme me gelltitjen
  • dhimbje qe permiresohet ose perkeqesohet kur ndryshoni pozicionin e trupit
  • dhimbje qe perkeqesohet kur merrni fryme thelle ose kolliteni
  • ndjeshmeri kur merrni fryme
  • dhimbje qe zgjat per shume kohe

Simptomat klasike te dhimbje djegese(urthit):
– nje ndjesi e dhimbshme dhe djegieje pas gjoksit
– mund te shkaktohen nga problemet me zemren ose stomakun.

SHKAQET E DHIMBJES SE GJOKSIT

Shkaqet e lidhura me problemet e zemres

  1. Arresti kardiak(ndalimi i zemres).
  2. Angina.Ateroskleroza,pra fomimi i pllakave te yndyrshme ne brendesi te arterieve te zemres,mund te behet shkak per uljen e fluksit te gjakut ne zemer dhe si rrjedhoje jep dhimbje gjoksi.
  3. Demtime te aortes. Ajo eshte arteria me e madhe qe nxjerr gjakun nga zemra dhe e shprendan per ne arteriet e tjera te trupit.Nje demtim i mundshem i saj mund te jete shume e rend per shendetin.
  4. Inflamacioni i cipave qe veshin zemren.Kjo behet shkak per veshtiresi qe zemra te kryej punen e saj.

Shkaqe nga probleme te tretjes

  • Urthi.Kur kemi demtim te ngushtimit te muskulit qe lidh stomakun me pjesen e siperme te rrugeve tretese,acidi i ushqimit mund behet shkak per djegien qe ndjeni pas kafazit te kraharorit.
  • Probleme me gelltitjen,veshtiresia ne kalimin e ushqimeve deri ne stomak.
  • Probleme me veziken e temthit dhe pankreasin.

Shkaqe nga problemet me muskujt dhe kockat

  • Dhimbjet e muskujve
  • Demtimet apo krisjet/frakturat qe mund te pesojne brinjet pas demtimeve fizike
  • Probleme qe lidhen me nyjet,inflamacioni dhe semundjet e tjera qe mund te prekin ato.

Shkaqe qe lidhen me mushkerite

  • Embolia pulmonare
  • Pleuriti/Inflamacioni i cipes qe vesh pulmonet dhe i mbron ato.
  • Infarkti/Ndalimi i punes se mushkerive
  • Presioni i larte i gjakut ne arteriet pulmonare

Shkaqe te tjera

  • Sulmi paniku. Nese keni periudha frike intensive te shoqeruara me dhimbje gjoksi, rrahje te shpejta zemre, frymemarrje te shpejte, djersitje te bollshme, gulcim, nauze, marramendje dhe frike nga vdekja, mund te keni nje atak paniku.
  • Herpes. Shkaktuar nga nje riaktivizim i virusit te lise se dhenve, herpesi mund te shkaktoje dhimbje dhe nje brez flluskash nga shpina rreth e rrotull deri ne murin e kraharorit.

DIAGNOSTIKIMI

  1. EKG
  2. Test gjaku
  3. Radiografi e gjoksit
  4. CT-skaner

TRAJTIMI

  • Trinitroglicerin(trinitrin) nengjuhe
    Qeteson dhimbjen duke shtuar fluksin e gjakut te rrjedh ne zemer.
  • Aspirine
    Parandalon formimin e trombeve,ngjitjene qelizave te gjakut me njera-tjetren
  • Barna trombolitik
    Keto barna mundesojne shkrirjen e trombeve per te parandalaur keshtu semundje akoma me te renda.
  • Barna antacide
    Ato rregullojne aciditetin e stomakut duke parandalauar keshtu ate djegien ne kraharor
  • Antidepresantet
    Perdoren per te trajtuar sulmet e panikut

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/chestpain.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chest-pain/diagnosis-treatment/drc-20370842

https://www.nhs.uk/conditions/chest-pain/

https://www.webmd.com/pain-management/guide/whats-causing-my-chest-pain

https://www.heart.org/en/health-topics/heart-attack/angina-chest-pain