Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Dermatiti seborrheik tek te rriturit dhe femijet(zgjeba)

Cfare eshte dermatiti seborrheik?

Dermatiti seborrheik eshte nje semundje e lekures jo ngjitese dhe e lehte per t’u menaxhuar.
Ky lloj dermatiti shkakton njolla te kuqe ne lekure, kruarje dhe luspa te yndyrshme, qe mund te jene te bardha ose te verdha ne trajte koresh ose pluhuri ne lekuren e kokes.

Fjala “Seborrheik” do te thote gjender dhjamore ndersa “derm” do te thote lekure. Quhet zbokth kur eshte ne lekuren e kokes se nje adoleshenti ose te rrituri dhe “zgjebe” kur eshte ne lekuren e nje foshnjeje.

Dermatiti seborrheik mund te shfaqet ne zona te tjera te trupit, me aktivitet te madh te gjendres dhjamore (vajore) si :

  • pjesa e siperme e shpines dhe gjoksi
  • fytyre/ball
  • rrudhat ne bazen e hundes
  • prapa vesheve
  • kerthize
  • vetulla
  • nen gjoks
  • palosjet e kraheve, kembeve dhe ijeve

Dermatiti seborrheik eshte nje semundje e perjetshme qe shfaqet, zhduket me trajtim dhe rishfaqet here pas here.

Dermatit seborrheik shfaqet me shpesh tek foshnjat me te vogla se 3 muajsh dhe tek te rriturit e moshes 30-60 vjeç. Kjo eshte me e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.
Nese keni lindur me lekure te yndyrshme, keni me shume gjasa te merrni kete lloj dermatiti.

Kush jane simptomat e dermatitit seborrheik?

  1. Kore te bardha ne lekuren e kokes(skalpit), qe kruhet ose zbokth. Ne momentin qe gervishten, keto copeza te lekures bien ne qafe dhe shpatulla.
  2. Luspa/kore te kuqe ne lekure.
  3. Luspa/kore te verdha ne lekuren e kokes se foshnjave. Zona nuk duhet te kruhet sepse kruarja mund te shkaktoje inflamacion shtese dhe te jap carje te lekures, duke çuar ne gjakderdhje ose infeksione te lehta.
  4. Blefariti (skuqje me luspa/kore ne qepallat e syve).
  5. Lekure e trashe ne ngjyre roze me luspa ne te dy anet e fytyres.
  6. Skuqje ne palosjet dhe rrudhat e organeve gjenitale, sqetullave dhe poshte gjoksit.
  7. Folikula te kuqe te qimeve ne faqet tuaja dhe ne gjysmen e siperme te trupit.

Kush jane shkaktaret e kesaj semundje dhe a perkeqesohet ajo nga moti i ftohte?

Dermatiti seborrheik eshte nje semundje e cila ka shume shkaqe, por faktoret qe mendohet se luajne nje rol me te madh jane:

  • Nje nivel i rritur i androgjeneve (hormon).
  • Nje nivel i rritur i lipideve(yndyrnave) te lekures.
  • Nje reaksion inflamator.
  • Histori familjare (dermatiti shfaqet ne familje).
  • Klima e ftohte dhe e thate.
  • Lekure e yndyrshme.
  • Perdorimi i locioneve me baze alkooli.
  • Semundje te lekures.

Nga te gjitha keto faktore qe permendem me siper, ajri i thate gjate muajve te dimrit do ta perkeqesoje dermatitin seborrheik.
Dermatiti sillet me mire gjate veres. Drita UV-A dhe UV-B e diellit eshte treguar se vrasin llojin e majave qe rritet ne lekuren e njerezve qe kane dermatit seborrheik. Vetem kujdes nga djegiet e diellit!

Si vendoset diagnoza e dermatitit seborrheik?

Diagnoza e dermatitit seborrheik vendoset permes nje ekzaminimi mjekesor nga nje mjek dermatolog.

  1. Vleresojme historine mjekesore
    Dermatologu mund tju pyesi per simptomat e lekures, si skuqje, djersitje e tepert, kruarje dhe pranine e lekures se thate ose te skuqur.
  2. Ekzaminimi fizik
    Dermatologu do te vezhgoje lekuren tuaj per shenja te zakonshme te dermatitit seborrheik, të tilla si prania e skuqjeve te medha te lekures dhe zona te medha me luspa/kore ne zonat me yndyre.
    Po ashtu ai/ajo mund te perdori nje drite te vecante per te pare me mire karakteristikat e lekures.
  3. Analiza e shkalles se dermatitit seborrheik
    Ne disa raste, dermatologu mund te perdore nje shkalle te quajtur shkalla e seborrhese per te vleresuar intensitetin e dermatitit seborrheik. Ky test eshte i thjeshte dhe perfshin marrjen e disa mostrave nga lekura juaj.
  4. Testet e alergjise
    Ne disa raste, mjeku mund te kryeje nje test te lekures per te percaktuar nese lekura juaj eshte e ndjeshme ndaj alergjive ose semundjeve te tjera.

Si mjekohet dermatiti seborrheik?

Tek adoleshentet dhe te rriturit, dermatiti seborrheik zakonisht nuk zhduket vete pa trajtim.
Qellimi i trajtimit eshte zvogelimi i shenjave te dukshme te dermatitit seborrheik, kruarjes dhe skuqjes. Trajtimi perfshin perdorimin e produkteve pa recete dhe produkteve me recete, si antimykotike lokale dhe kortikosteroide.

  1. Trajtimi i lekures se kokes.

Dermatiti seborrheik tek lekura e kokes se bebit apo zgjeba sic njihet ndryshe, pastrohet pa trajtim kur femija eshte midis 8-12 muajsh. Mund te trajtohet çdo dite me nje shampo te bute per femije.
Masazhoni ose lyeni koken me nje furçe te bute disa here ne dite dhe pas çdo shampo. Kini kujdes qe te mos shkaktoni nje çarje ne lekure, e cila mund te çoje ne infeksion.

Adoleshentet dhe te rriturit:
-Per raste te lehta, kerkoni shampo kunder zbokthit pa recete qe permbajne selen, zink ose katran te qymyrit. Shampo perdoret dy here ne jave ose siç udhezohet nga farmacistja.
-Per kontroll afatgjate, dermatologet mund te pershkruajne shampo antifungale qe permbajne ciclopirax ose ketokonazol. Keto shampo perdoren nga çdo dite deri ne 2 ose 3 here ne jave per disa jave derisa zbokthi te largohet, pastaj nje here ne jave deri ne nje here ne dy jave per te parandaluar shperthimet.
-Per raste te veshtira, dermatologu mund te pershkruaje nje shampo qe permban betametazone valerate, clobetasol, fluocinolone. Lani floket me shampo sipas udhezimeve. Disa produkte perdoren çdo dite, te tjera perdoren dy here ne dite per dy jave, pastaj dy here ne jave.

  1. Trajtimi i lekures se fytyres dhe trupit

Trajtimet per dermatitin seborrheik te fytyres dhe trupit perfshijne antimykotiket lokale, kortikosteroidet dhe frenuesit e kalcineurines(anti-inflamatore).

Antimykotiket lokale qe perdoren jane ciklopiroksin, ketokonazolin ose sertakonazolin.

Kortikosteroidet lokale qe perdoren jane betametazon valerate, desonide, fluocinolone ose hidrokortizon. Keto produkte vijne ne forme kremrash, locione, shkume, xhel, pomada, vaj ose solucione. Ato merren nje ose dy here ne dite.
Kortikosteroidet mund te shkaktojne nje hollim te lekures suaj dhe nuk duhet te perdoren vazhdimisht per jave dhe muaj pa pushim.
Frenuesit e kalcineurines jane nje alternative ndaj kortikosteroideve. Keto produkte mund te jene kremin pimecrolimus ose pomaden tacrolimus .

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/14403-seborrheic-dermatitis

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/seborrheic-dermatitis/symptoms-causes/syc-20352710

https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/seborrheic-dermatitis-medref

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK551707/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?