CIKLI MENSTRUAL
CFARE JANE MENSTRUACIONET?
Cikli menstrual perfshine nje sere fenomenesh komplekse qe ndodhin cdo muaj ne trupin e nje femre.
Ketu do te permendim dy procese shume te rendesishme:
- OVULACIONIN
Prodhimi i nje ovociti(veze) ne cdo cikel menstrual, nga vezoret. - MENSTRUACIONET
Procesi i deskuamimit endometrial (procesi i eleminimit te shtreses se brendshme te mitres).
Menstruacionet si proces drejtohen nga hormonet, te cilat sherbejne si sinjalizues kimik ne trup para ardhjes se menstruacioneve.
Gjendra e hipofizes (ne trur) dhe vezoret (pjese e sistemit femeror riprodhues) prodhojne dhe çlirojne hormone te caktuara ne periudha te caktuara gjate ciklit menstrual.
Keto hormone behen shkak per trashjen e murit te brendshem te mitres. Kjo ndodh per shkak te parapergatitjes se mitres per te siguruar kushtet e nevojshme nese do te ndodh nje shtatzani e mundshme.
Hormonet gjithashtu behen shkak qe vezoret tuaja te leshojne ovocitin(vezen) nga vezoret. Veza leviz poshte ne tubat e fallopit, ku pret per tu fekonduar. Nese ajo nuk fekondohet nga nje spermatozoid, shtatzenia nuk ndodh, atehere shtresa qe vesh mitren bie dhe behet shkak per ardhjen e menstruacioneve.
KARAKTERISTIKAT E CIKLIT MENSTRUAL?
- MENARKA – eshte cikli i pare menstrual tek nje femer. Mosha mesatare e menarkes tek vajzat eshte 13 vjec.
- JETA RIPRODHUESE – eshte intervali nga menarka deri ne menopauze.
- MENOPAUZA – eshte momenti ne te cilen vezoret pushojne se funksionuari dhe si rrjedhoje nuk ka me cikel menstrual. Mosha mesatare e menopauzes eshte 52 vjec.
SA KOHE ZGJAT NJE CIKEL MENSTRUAL?
Kohezgjatja e ciklit menstrual ndryshon nga nje femer ne tjetren.
KOHEZGJATJA E NJE CIKLI NORMAL MENSTRUAL.
Kohezgjatja e nje cikli normal menstrual eshte 28 dite, por kjo vlere mund te luaj +/-7 dite.
Nese cikli vonohet me shume se 35 dite atehere kemi te bejme me oligomenorre dhe nese cikli vjen para 21 ditesh kemi te bejme me nje polimenorre.
KOHEZGJATJA NORMALE E MENSTRUACIONEVE.
Kohezgjatja normale e menstruacioneve, hemorragja e permuajshme, eshte 2-7 dite.
- Ne 5 vitet e para pas menarkes(menstruacionit te pare) kohezgjatja e ciklit menstrual varion nga 22-45 dite.
- Ne femrat e grupmoshes 20-40 vjec, ciklet menstruale jane me te rregullta dhe kane nje kohezgjatje mesatare prej 28 ditesh.
- Ne 5 vitet para menopauzes, kohezgjatja e ciklit menstrual varion nga 15-55 dite.
CFARE ESHTE ENDOMETRI DHE CILI ESHTE FUNKSIONI I TIJ?
Endometri eshte shtresa e brendshme e mitres dhe shume e ndjeshme nga ndryshimet hormonale.
Endometri eshte pikerisht ajo shtrese qe behet shkak per ardhjen e menstruacioneve.
Kjo ndodh sepse ne cdo cikel menstrual endometri krijon kushtet e nevojsme per pritjen e vezes dhe zhvillimin e nje shtatzanie.
KUSH JANE FAZAT E NJE CIKLI MENSTRUAL?
Rritja dhe renia e dy hormoneve shume te rendesishem estrogjen dhe progesteron nxisin zhvillimin e nje cikli menstrual. Fazat e nje cikli menstrual jane:
- Faza e menstruacioneve
Kjo faze, e cila zakonisht zgjat nga dita e pare deri ne diten e peste, eshte koha kur shtresa e brendshme e mitres tuaj derdhet permes vagines nese shtatzenia nuk ka ndodhur. Shumica e femrave kane hemorragji nga tre deri ne pese dite, por edhe nje periudhe qe zgjat nga tre dite deri ne shtate dite zakonisht nuk eshte shkak per shqetesim. - Faza folikulare
Kjo faze zakonisht ndodh nga dita e 6 deri ne diten e 14. Gjate kesaj kohe, niveli i hormonit te estrogjenit rritet, gje qe ben qe endometiumi(shtresa e brendshme e mitres) te rritet dhe te trashet. Perveç kesaj, nje hormon tjeter qe quhet hormoni folikul stimulues (FSH),ben qe folikulat ne vezore te rriten. Gjate dites se 10 deri ne diten 14, nje nga folikulat ne zhvillim do te cahen dhe prej saj lind nje veze (ovocit) plotesisht i pjekur. Kjo faze mund te zgjase deri edhe ne 20 dite. - Ovulacioni
Kjo faze ndodh afersisht ne diten e 14-te te nje cikli menstrual 28-ditor. Nje rritje e papritur e nje hormoni tjeter, qe quhet hormoni luteinizues (LH) ben qe vezorja te leshoje vezen(ovocitin) drejt tubave te fallopit. Kjo ngjarje quhet ovulacion. - Faza luteale
Kjo faze zgjat nga dita e 15-te deri ne diten e 28-te. Veza largohet nga vezorja dhe fillon te udhetoje permes tubave te fallopiane drejt mitres. Niveli i hormonit te progesteronit rritet per te ndihmuar ne pergatitjen e endometriumit te mitres per shtatzeni. Nese veza fekondohet nga sperma dhe ngjitet ne murin e mitres (pra te ndodh implantimi), ju mbeteni shtatzene. Nese shtatzenia nuk ndodh, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit bien atehere shtresa funksionale e endometriumi shkeputet nga mitra dhe kemi ardhjen e menstruacioneve.
KUSH JANE SHENJAT QE PARALAJMEROJNE ARDHJEN E MENSTRUACIONEVE?
Disa femra perjetojne simptoma para ardhjes se menstruacioneve dhe te tjerat jo. Shpeshtesia e ketyre simptomave gjithashtu mund te ndryshoje. Simptoma me te zakonshme jane ngerçet(dhimbjet e forta) e barkut. Dhimbjet qe ndjeni ne zonen tuaj te barkut tregojne se mitra juaj tkurret per te nxjerre jashte shtresen funksionale te endometrit.
Shenja te tjera qe tregojne ardhjen e menstruacioneve jane:
- Ndryshimet e humorit.
- Probleme me gjumin.
- Dhimbje koke.
- Deshira per te konsumuar ushqim.
- Fryrje barku.
- Ndjeshmeri e gjirit.
- Aknet.
KUR MENSTRUACIONET NUK JANE TE RREGULLTA DHE NE DUHET TE SHKOJME PER NJE VIZITE TEK MJEKU GJINEKOLOG?
Menstruacionet e parregullta jane çdo gje qe nuk eshte nje periudhe normale menstruale.
Disa shembuj te nje cikli te parregullt menstrual jane:
- Cikli menstrual qe zgjat me pak se 21 dite ose me shume se 35 dite.
- Nuk ka menstruacione per tre muaj (ose 90 dite).
- Hemorragjia menstruale eshte e rende dhe humbjet e gjakut jane te shumta.
- Periudha e hemorragjise qe zgjat me shume se shtate dite.
- Periodat qe shoqerohen me dhimbje te forta, ngerçe barku, te perziera ose te vjella.
- Gjakderdhje ose njolla qe ndodh midis periodave.
REFERENCAT
- Fraser, I. S., Critchley, H. O., Broder, M., & Munro, M. G. (2011). The FIGO recommendations on terminologies and definitions for normal and abnormal uterine bleeding. Seminars in Reproductive Medicine, 29(5), 383-390.
- World Health Organization. (2019). Menstrual Health and Hygiene: Information for Action. Retrieved from https://www.who.int/reproductivehealth/topics/ageing/menstrual-health/en/
- Prior, J. C. (2014). Perimenopause: The complex endocrinology of the menopausal transition. Endocrine Reviews, 35(6), 849-894.
- American College of Obstetricians and Gynecologists. (2018). ACOG Committee Opinion No. 651: Menstruation in Girls and Adolescents: Using the Menstrual Cycle as a Vital Sign. Obstetrics & Gynecology, 132(5), e249-e260.
- National Institute for Health and Care Excellence. (2019). Heavy menstrual bleeding: assessment and management. Retrieved from https://www.nice.org.uk/guidance/ng88