Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Cfare tregon niveli i larte i IgE ne gjak

Cfare eshte imunoglobulina E?

Imunoglobulinat, te njohura edhe si antitrupat, jane proteina qe prodhohen nga sistemi imunitar per te ndihmuar ne luften kunder infeksioneve dhe semundjeve.
Ka disa lloje te imunoglobulinave, te cilat ndahen ne pese klasa kryesore: IgG, IgM, IgA, IgD dhe IgE. Secila prej ketyre klasave ka rol te veçante ne mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe agjente te tjere te demshem.

Imunoglobulina E (IgE) eshte nje prej ketyre klasave te imunoglobulinave. Klasa IgE eshte e njohur per rolin e saj ne pergjigjen alergjike te organizmit ndaj substancave te huaja te quajtura alergene.
Kur nje person bie ne kontakt me nje alergen, si polen, gezofi i kafsheve, etj, qelizat e sistemit imunitar fillojne te prodhojne IgE per te mbrojtur trupin.
Kur nje alergen lidhet me IgE-te ne sipërfaqen e mastociteve, kjo shkakton leshimin e histamines dhe substancave te tjera qe shkaktojne simptomat alergjike, si skuqje te lekures, kruarje, rrjedhje nga hundet, kollitje dhe simptoma te tjera.

Megjithate, roli i IgE nuk eshte i kufizuar vetem ne alergjite. Ajo gjithashtu luan nje rol ne mbrojtjen kunder paraziteve(krimbave), te cilet jane organizma te vegjel qe mund te jetojne ne trupin e njeriut.

Per ta permbledhur, Imunoglobulina E eshte nje klase e imunoglobulinave qe luajne nje rol kyç ne reagimet alergjike dhe mbrojtjen kunder paraziteve(krimbave).

Perse kerkohet realizimi i analizes se imunoglobulines E?

Ashtu sic edhe e permendem me siper Imunoglobulina E (IgE) eshte pjese e grupit te imunoglobulinave, qe nuk jane asgje tjeter vec se proteina qe prodhohen nga sistemi imunitar per te luftuar mikrobet ne organizem.
Mjeket mund te urdherojne nje test IgE nese nje femije apo nje i rritur ka shenja:

  • Te nje alergjie te mundshme, si nga ushqimet, polenet apo bronkopneumonit alergjike.
  • Problem te sistemit imunitar ose kancer.
  • Infeksion nga nje parazit.

Kush jane disa nga shqetesimet qe i detyrojne pacientet te realizojne analizen e IgE?

Analiza per te pare nivelet e Imunoglobulines E (IgE) eshte perdorur kryesisht per te vleresuar alergjite dhe reagimet alergjike te trupit ndaj alergeneve te ndryshem. Pacientet mund te detyrohen te bejne analizen e IgE-se nese perjetojne simptoma te dyshimta te alergjise ose simptoma te tjera te lidhura me semundje te ndryshme qe jane te percaktuara nga mjeku.
Disa prej simptomave qe mund te çojne ne realizimin e analizes se IgE jane:

  1. Alergjite te lidhura me polenin e bimeve.
    Pacientet qe vuajne nga simptomat e alergjise sezonale, te njohura ndryshe si riniti alergjik (si skuqje e syve, rrjedhje nga hundet, kollitje, veshtiresi ne frymemarrje etj), mund te kene nevoje per analizen e IgE-se per te identifikuar alergenet shkaktare.
  2. Alergjite nga ushqimet.
    Nese pacienti ka keto simptoma pas konsumimit te ushqimit, si te vjella, skuqje te lekures, kruarje, veshtiresi ne frymemarrje etj., mjeku mund te rekomandoje analizen e IgE-se per te zbuluar alergenin shkaktar ne ushqim.
  3. Alergjite te lidhura me alergene te tjere.
    Alergjite ndaj alergeneve te tjere, si myku i shtepise, kafshet shtepiake, pluhurat, mund te shoqerohen me analizen IgE per te zbuluar shkaktarin.
  4. Dermatit alergjik.
    Ne rastet me dermatitit alergjik, te cilin mund ta shkaktojne alergene te ndryshem si metale te ndryshme, detergjentet, etj., analiza e IgE-se mund te perdoret per te identifikuar shkakun e mundshem.
  5. Alergjite ne mungese te simptomave te qarta.
    Ne disa raste, pacientet mund te kene nivele te larta te IgE-se pa pasur simptoma te qarta alergjike. Kjo mund te ndihmoje ne zbulimin e alergeneve te fshehur.

A ka nje lidhje ndermjet imunoglobulinave E dhe semundjeve autoimune?

Numri i rasteve te reja me semundjeve autoimune dhe alergjike ne vendet e zhvilluara po rritet vazhdimisht, duke çuar keshtu ne perpjekje te bashkerenduara per te kuptuar lidhjen qe ekziston ndermjet tyre.
Te dhenat e para te nje pranie te autoantitrupave IgE ne pacientet me semundje autoimune jane publikuar shume kohe me pare, dhe tani njihet se IgE vete-reaktive mund te ndermjetesoje pergjigjen inflamatore si lupus eritematoz sistemik, urtikarie kronike dhe dermatit atopik.
Megjithate, studimet duhen thelluar pasi ende nuk eshte e sigurte nese ka nje lidhje te drejtperdrejte ndermjet IgE me shperndarjen e semundjeve autoimune.

Si behet analiza e imunoglobulines E (IgE)?

Analiza per te monitoruar vlerat e Imunoglobulines E (IgE) ne gjak eshte nje analize laboratorike qe perdoret per te vleresuar nivelet e kesaj klase te imunoglobulinave ne trup. Kjo analize perdoret shpesh per te diagnostikuar alergjite dhe per te ndihmuar ne vleresimin e reagimeve alergjike te nje individi ndaj alergeneve te ndryshem.

  • Pergatitja per analizen

Pacienti nuk ka nevoje per pergatitje te veçante para analizes se IgE.
Por eshte e rendesishme te informoni mjekun per medikament apo semundje qe mund te keni, pasi mund te ndikojne ne sistemin imunitar dhe mjeku para analizes duhet te jete i qarte per pergjigjet.

  • Mbledhja e mostres se gjakut

Praktikisht, analiza e IgE behet me nje analize te thjeshte te gjakut.
Infermieri ose teknik laboratori do te marre nje mostre te vogel gjaku nga vena e pacientit, zakonisht nga parakrahu.

  • Analiza e mostres se gjakut

Mostra e gjakut merret dhe dërgohet në laborator për analizë.
Ne laborator, gjaku do te perpunohet per te izoluar IgE nga gjaku dhe pastaj do te matet sasia e IgE ne mostren e mare.

  • Interpretimi i rezultateve

Pas analizes, eshte detyra e mjekut interpretimi i rezultateve dhe vendosja e diagnozes.
Nivelet e larta te IgE mund te tregojne pranine e nje reaksioni alergjik ose te ndonje semundjeje autoimune, por nuk jane te patjetersueshme(padiskutueshme) per nje diagnoze te sakte.
Per kete arsye, mjeku do te konsideroje gjithashtu shenjat dhe simptomat e pacientit dhe historine e tyre mjekesore per te vendosur diagnozen e sakte.
Eshte e rendesishme te theksohet se nivelet e IgE mund te ndryshojne mes individeve dhe te ndryshojne me kohen. Analiza e IgE eshte vetem nje element i procesit te vleresimit te alergjive dhe semundjeve te tjera imunologjike.
Mjeku do te perdore rezultatet e analizes se IgE ne kombinim me historine mjekesore dhe shenjat e tjera per te percaktuar diagnozen dhe planin e trajtimit te duhur per pacientin.

REFERENCAT

https://kidshealth.org

https://www.testing.com

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

https://www.mayocliniclabs.com/