Cfare eshte nje Pap test jonormal!
Cfare eshte Pap testi?
Pap testi eshte nje egzaminim specifik per te zbuluar ndryshimet jonormale, prekanceroze apo kanceroze te cerviksit, qe njihet ndryshe ne gjuhen popullore si qafa e mitres.
Vizitat gjinekologjike jane shume te rendesishme per femrat, por mbi te gjitha pap testi eshte shume i rendesishem te realizohet rregullisht pas fillimit te jetes seksuale.
Nje kontrroll gjinekologjik kryhet nga nje mjek specialist gjinekolog ose obsteter-gjinekolog.
Si realizohet kjo procedure?
Per realizimin e pap testit duhen dy paisje te thjeshta, qe duhet te jene sterile, spekulum dhe furca qe do te marri materialin nga zona.
I pari qe perdoret eshte spekulum, ai bene te mundur mbajtien hapur te rruges per ne qafen e mitres. Ndersa hapi i rradhe eshte perdorimi i furces per te marre material nga qafa e mitres, ne siperfaqen e jashtme te saj, ne kanalin e qafes se mitres dhe muret e siperme te vagines.
Perse behet dhe kush duhet ta beje Pap testin?
Pap testi perdoret per te zbuluar ndryshimet e hershme te qelizave ne qafen e mitres, perpara se ato te kthehen ne kanceroze.
Ashtu sic edhe e permendem me siper nje vizite gjinekologjike eshte shume e rendesishme te behet pas fillimit te aktivitetit seksual.
Nese ju jeni ne moshen nga 21 vjec deri ne 65 vjec(seksualisht aktive), duhet te beni patjeter vizita te rregullta tek gjinekologu. Tek grate e moshes mbi 30 vjec pervec testit ne fjale, duhet te kryhet edhe testimi per HPV (Human Papiloma Virus), qe eshte shkaktari kryesor per kancerin e qafes se mitres.
Mosha | ACS | ACOG | USPSTF |
---|---|---|---|
21-29 vjec | Cdo dy vjet nese behet me metoden liquid-based ose cdo vit me metodent konvecioanale. | Cdo 2 vjet | Se paku nje ne cdo 3 vjet |
Mbi 30 vjec | Cdo 3 vjet nese rezultati eshte negative. | Cdo 3 vjet nese rezultati eshte negativ | Se paku nje ne cdo 3 vjet |
Nese keni probleme shendetesore, mjeku mund t’ju rekomandoje ta realizoni Pap testin me shpesh, sic edhe jane rastet e meposhtme.
- Kanceri i qafes se mitres ose nje Pap test qe zbuloi qeliza parakanceroze.
- Infeksioni HIV.
- Nje sistem imunitar i dobesuar per shkak te kimioterapise ose perdorimit kronik te kortikosteroideve.
- Nena e gruas ka perdorur ilace me permbajtie DES (diethylstilbestrol) kur ishte shtatezene me te.
- Trajtimi i me parshem per kancer apo situate të quajtur neoplazi intraepiteliale te qafes se mitres : 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3).
- Ne situata te tjera nje PAP Test keshillohet te behet kur nje grua ka partnere seksual te shumte , eshte shtatezene, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje.
Cfare duhet te dini, para realizimit te kesaj procedure?
Nuk duhet te beni Pap testin gjate menstruacioneve. Gjakderdhja mund te ndikoje ne saktesine e testit, nese nuk jeni te sigurte duhet te flisni me mjekun ose mund te shkruani ne faqen tone per momentin me te mire te realizimit te procedures.
Per nje analize me te sakte te Pap-testit, mjeket rekomandojne parapergatitjen duke filluar 48 ore(2 dite) para testit.
- Mos beni mardhenie seksuale dhe mos perdorni lubrifikante.
- Mos perdorni spraj ose pluhura prane vagines.
- Mos perdorni tampone, medikamente, kremra ne zonen rreth vagines.
- Mos e shpelani vaginen me uje, uthull ose te tjera (as dush vaginal).
Si te lexojme rezultatet e nje Pap testi?
Rezultatet e analizes tuaj te Pap testit mund ti merrni pas 1-3 javesh, gjithmone duke u konsultuar me nje mjek specialist per te pare dhe vleresuar rezultatet.
Rezultatet normale.
Nje pergjigje negativ eshte nje gje e mire. Kjo do te thote se mjeku nuk ka gjetur ndonje qelize prekanceroze ose kanceroze ne qafen e mitres.
Rezultat jonormal
Nese pergjigjet tuaja jane pozitive, kjo nuk do te thote automatikisht se keni kancer. Ka disa arsye pse mund te beni nje Pap-test jonormal.
- Inflamacion i lehte ose ndryshime te vogla te qelizave (displazi)
- HPV ose infeksione te tjera
- Kanceri ose parakancer
- Gabim i testit laboratorik
REFERENCAT
https://www.webmd.com/women/pap-smear
https://www.medicalnewstoday.com/articles/everything-you-need-to-know-about-the-pap-smear
https://www.cdc.gov/cancer/cervical/basic_info/screening.htm
https://my.clevelandclinic.org/health/diagnostics/4267-pap-smear
https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/pap-smear/about/pac-20394841