Cfare eshte elektroforeza e proteinave dhe perse sherben ajo
Cfare eshte analiza e elektroforezes se proteinave?
Analiza e elektroforezes se proteinave eshte nje analize gjaku shume e rendesishme per matjen e nivelit te proteinave ne gjak.
Proteinat jane elemente shume te rendesishme ne organizem, ato kane shume funksione si :
- forcojne sistemin imunitar
- sigurojne energji per trupin
- ndihmojne ne ndertimin e muskujve
- transportimin e oksigjenit ne trup, etj.
Pra kjo analize fokusohet ne pranine e proteinave ne gjak.
Ka dy lloje kryesore proteinash ne gjak:
- albumina
- globulina.
Kjo lloj analize i ndan keto proteina ne nengrupe sipas ngarkeses dhe madhesise se tyre dhe ky proces njihet si elektroforeze e proteinave.
Nengrupet e proteinave qe prodhohen nga kjo analize jane:
- Albuminat
- Globulina Alfa-1
- Globulina Alfa-2
- Beta globulina
- Gama globulina
Analiza e elektroforezes se proteinave tregon per sasine e prodhimit dhe te humbjes se proteinave ne trup. Po ashtu mund te zbuloje gjithashtu nese trupi juaj po perballet me veshtiresi ne thithjen e proteinave nga ushqimet.
Kjo lloj analize ne saj te teknikave qe perdor eshte ne gjendje te diagnostikoje nje semundje te tille si mieloma multiple/shumfishte(kancer i gjakut).
Kush jane simptomat qe i detyrojne pacientet te kryejne analizen e elektroforezes se proteinave?
Ju mund te keni nevoje per realizimin e nje analize te tille nese keni simptoma te nje semundje te caktuar, te tilla si:
- Mieloma, nje lloj kanceri qe prek qelizat e bardha te gjakut
- Limfoma, nje lloj kanceri qe prek sistemin limfatik
- Leucemia, nje lloj kanceri qe prek qelizat e kuqe te gjakut
- Semundje te sistemit nervor si skleroza e multiple/shumefishte
- Semundje te melcise
- Semundje te veshkave
- Semundje te sistemit mbrojtes
- Kequshqyerja
- Keqperthithja e vlerave ushqimore
Simptomat e semundjes se mielomes jane:
- Dhimbje kockash
- Lodhje
- Anemi
- Infeksione te shpeshta
- Etje e tepruar (njerez qe u pihet shume uje)
- Nauze
Simptomat e semundjes se sklerozes se shumefishte jane:
- Mpirje ose ndjesi mizerimi ne fytyre, krahe ose kembe
- Probleme me ecjen
- Lodhje
- Dobesi
- Marramendje
- Probleme me kontrollin e urinimit
Simptomat e kequshqyerjes ose keqperthithjes se elementeve ushqimor jane:
- Dobesi
- Lodhje
- Humbje peshe
- Nauze dhe te vjella
- Dhimbje kockash dhe kyçesh
Si behet analiza e elektroforezes se proteinave ?
Analiza e elektroforezes se proteinave me se shpeshti behet duke marre nje moster gjaku nga pacienti.
Ne raste te tjera, megjithese me te rralla, analiza behet edhe me nje moster urine.
Si analize elektroforeza e proteines kryhet kur analizat e tjera te gjakut nuk dalin normale.
Ju nuk keni nevoje te beni nje parapergatitje perpara se te shkoni te beni kete analize. Vetem mos harroni te informoni mjekun per ilacet ose suplement qe po perdorni.
Pergjigjet e analizave te elektroforezes se proteinave zakonisht merren pas 3 deri ne 5 ditesh. Sasia e gjakut e kerkuar per kete analize eshte 5 ml dhe sasia me e vogel e gjakut qe pranueshme per kete analize eshte 2 ml.
Si te kuptoni qe analizat tuaja kane dalur mire apo jo?
Ne pergjigjen tuaj te analizave mund te ndikojne disa faktore, te tille si:
- historia juaj shendetesore
- mosha
- gjinia
- metoda e perdorur per berjen e analizes (nese merret nje moster gjaku apo urine).
Rezultatet do te tregojne nivelet e proteinave ne trupin tuaj, sasine ideale sa duhet te jete normalja dhe jo shume e larte apo e ulet.
Nese mjeku diagnostikon proteina monoklonale (proteina M), kjo mund te tregoje se keni mieloma. Mjeku me pas do te kryeje disa analiza te tjera per te konfirmuar keto rezultate.
Disa nga shkaqet perse ne analiza mund te dale nje vlere e larte e proteinave mund te permendim:
- Dehidratim(ulje te nivelit te ujit dhe elektroliteve ne trup)
- Semundje te melçise
- Semundje inflamatore si semundja e Crohn(prek zorren e trashe) ose artriti reumatoid(semundja qe prek kockat).
- Semundjet e veshkave
- Kolesterol i larte
- Anemia nga mungesa e hekurit
- Mieloma e multiple/shumefishte
- Limfoma
- Infeksione te caktuara
Ndersa disa nga shkaqet e niveleve te uleta te proteinave ne kete analize mund te permendim:
- Mungesa e antitripsines alfa-1, nje çrregullim i trasheguar qe çon ne shume semundje te mushkerive ne moshe te hershme
- Semundjet e veshkave
- Semundjet e melçise
- Kequshqyerja
- Disa çrregullime autoimune