Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

AZOTEMIA

AZOTEMIA

C’fare eshte Azotemia ?


Azotemia eshte nje gjendje mjeksore e cila karakterizohet nga nivele te larta te komponenteve te azotit ne gjak . Ne nje veshtrim te pergjithshem kjo gjendje mund te ndodhi kur funksioni I veshkave eshte I demtuar pas nje traume fizike ose pas kalimit te nje semundje . Simptomat fillojne dhe shfaqen ne
momentin qe funksioni filtrues I veshkave bie , dhe ajo nuk eshte me ne gjendje te largoje komponentet e azotit nga organizm .Në jeten e perditshme me termin azotemi kuptohet stadi me i
avancuar i insufiçences renale kronike, nderkohe qe ajo bashke me kreatininemine jane tregues te pranise se azotit dhe kreatinines ne gjak.
Me fillimin e deshtimit te funksionit te veshkave ,fillon dhe akumulimi I substancave te demshme ne organizem .
Faza fillestare e semundjes nuk shfaq simptoma dhe kjo eshte arsyeja qe diagnostikimi ndonjehere behet ne nje faze kur semundja ka avancuar dhe veshka eshte demtuar shume. Prandaj rekomandohet
kryerja e analizave periodike të këtyre dy elementeve .


CILAT JANE LLOJET E AZOTEMIS ?


Sipas progresionit te saj, deshtimi i veshkave mund të jete akut (IRA) kur veshkat ndalojne se punuari papritur dhe pasojat e saj shfaqen brenda oreve ose diteve ose kronike (IRK), kur gjate muajve ose viteve ka nje humbje te ngadalte, progresive dhe te pakthyeshme te funksionit te veshkave.
Ekziston nje forme e azotemise e lidhur me IRK qe përfshin nje situate te quajtur hiperazoemia dhe shoqerohet me nje faze përfundimtare qe quhet faza uremike. Format e
azotemise te permendura ne literature lidhen me teper me tre lloje të IRA me origjine te ndryshme siç pershkruhet me
poshte:
➔Azotemia prerenale .
Ajo shoqeron një IRA ne te cilen indet e veshkave jane te pademtuara dhe ndryshimet qe ndodhin ne lidhje me strukturat e meparshme zvogelojne furnizimin me gjak te veshkave. Fluksi i reduktuar i gjakut renal zvogelon GFR ( shkalla e filtrimit glomerular ) diureza ulet dhe tretesirat
grumbullohen ne trup .
Situata qe mund te cojne ne nje gjendje te tille perfshijme :
• hemoragjia ( gjakderdhja )
• diarrea
• plaget nga djegia ( e cila eshte pasoje e humbjes se nje
sasie te larte te plazmes )
• te vjellat
• infarktet
• vazodilatacioni periferik ( hypotensioni arteria )
• anomali renale (stenoza e arteries renale, embolia ,
tromboza )
➔Azotemia intrarenale
Paraqitet me ndryshime direkte te parenkimes renale qe perfshijne demtime te vazave te vogla dhe glomeruleve (glomerulonefriti), demtime te epitelit tubular (nekroza tubulare akute, ishemike ose toksike) dhe demtime te intersticit (pielonefrit, nefrit alergjik intersticial).
➔ Azotemia postrenale
Rezulton nga bllokimi i pjesshem ose total i rrjedhjes se urines diku ne traktin urinar, me ndryshim retrograd te vellimit te filtrimit glomerular. Keto perfshijne:
(1) pengese bilaterale te ureterëve ose legenit renal,
(2) bllokim te fshikezes
(3) obstruksion te uretres.


VLERAT E AZOTEMIS NE ORGANIZEM ?


Parametri optimal I referuar per vleren normale te azotemis
ne organizem eshte 8-20 mg/dl.
• Femija: 5-18 mg/dL.
• Foshnja: 5-18 mg/dL.
• Te porsalindurit: 3-12 mg/dL.
• Adultet meshkuj : 8-20/24 mg/dl
• Adultet femra : 6-20/ 21 mg/dl
• Grat shtatzana : ne tremestrin e pare 7-12 mg/dl, ne
tremestrin e dyte 3-13 mg/dl dhe ne tremestrin e trete 3
– 11 mg / dl.
• Moshuarit : 8-23 mg/dl.


SIMPTOMAT E SEMUNDJES .


Simptomat e azotemise se larte jane :
• Insuficienca renale akute (nese azotemia eshte
prezenete per disa ore ose dite )
• Dëmtim akut i veshkave
• Humbje energjie duke mos dashur te marre pjese ne
aktivitetet të zakonshme dikur per ate person .
• Humbje e oreksit
• Mbajtjen e lengjeve
• Nauze dhe te vjella
Të perzierat dhe te vjellat jane shenje se semundja eshte perkeqesuar.
Pasojat
Veshka permirson funksionin e saj pas nje demtimi akut, veçanerisht nese shkaqet e demtimit trajtohen ne menyre efektive. Sidoqofte, pamjaftueshmeria, veçanerisht deshtimi kronik, mund te perparoje në rreth pese faza ne te cilat vellimi i filtrimit glomerular zvogelohet progresivisht.
Faza e fundit eshte faza terminale ose deshtimi i veshkave.
Gjate tij, vellimi i filtrimit glomerular mund te bjere ne vlera nen 15 ml / min dhe mund te shkaktohet anuria me azotemi ekstreme dhe uremi terminale qe eshte e papajtueshme me jeten, perveç nese fillon nje terapi zevendesuese.


TRAJTIMI


Kjo situate eshte nje gjendje qe kerkon kontrroll te rregullt dhe te afert , prandaj duhet pasur kontakt me mjekun gjate gjithe kohes qe zgjat patologjia .

REFERENCAT

https://emedicine.medscape.com/article/238545-overview