ATEROSKLEROZA
Ateroskleroza eshte nje nga llojet e arteriosklerozes,por nga dallojne keto dy semundje nga njera-tjetra.
Arterioskleroza eshte ajo semundje ne te cilen enet e gjakut qe transportojne oksigjen dhe lend ushqyese nga zemra ne trup behen te trasha dhe te ngurtesuara duke kufizuar rrjedhen e gjakut qe shkon drejt indeve. Ndersa ashtu sic edhe e permenda me siper ateroskleroza eshte nje lloj specifik i arteriosklerozes. Ne ateroskleroze kemi grumbullimin e yndyrnave,kolesterolit dhe substancave te tjera ne muret e arterieve. Keto grumbullime behen shkak per formimet e pllakezave ne enet arteriale duke reduktuar keshtu rrjedhen e gjakut ose mund te behen shkak per formimin e trombeve. Ateroskleroza megjithese ne gjuhen popullore quhet si nje problem i zemres,ajo mund te preki arteriet ne cdo pjese te trupit. Kjo eshte nje semundje qe mund te trajtohet dhe pacienti mund te sherohet prej saj.
SIMPTOMAT
Ateroskleroza e lehte zakonisht nuk ka ndonje simptome te dukshme.
Simptomat e aterosklerozes zakonisht nuk ndodhin derisa nje arterie te jete aq e ngushtuar/bllokuar sa te mos mund te furnizoje mjaftueshem me gjak organet dhe indet.
Ndonjehere nje mpiksje gjaku bllokon plotesisht rrjedhjen e gjakut. Mpiksja mund te behet shkak edhe per nje atak ne zemer ose goditje ne tru.
Simptomat e aterosklerozes se moderuar deri ne te rende varen nga arteriet e prekura,si per shembull:
- Nese keni ateroskleroze ne arteriet e zemres, mund te keni dhimbje gjoksi ose angine.
- Nese keni ateroskleroze ne arteriet qe cojne gjakun ne trurin tuaj, mund te keni mpirje ose dobesi te papritura ne krahe ose kembe, veshtiresi ne te folur ose te folur te paqarte, humbje te perkohshme te shikimit ne njerin sy ose renie te muskujve te fytyres. Keto sinjalizojne nje atak ishemik kalimtar (TIA). I patrajtuar, një TIA mund te coje ne nje goditje ne tru.
- Nese keni ateroskleroze ne arteriet qe ndodhen ne krahet dhe kembet tuaja, mund te keni simptoma te semundjes se arterieve periferike, te tilla si dhimbje ne kembe gjate ecjes (klaudikacion) ose ulje te presionit te gjakut ne nje gjymtyre te prekur.
- Nese keni ateroskleroze ne arteriet qe cojne gjak ne veshka, mund te zhvilloni presion te larte te gjakut ose deshtim te punes se veshkave.
SHKAKTARET E ATEROSKLEROZES.
Ateroskleroza eshte nje semundje qe perkeqesohet gradualisht me kalimine kohes,ajo mund ti kete fillesat qe ne femijeri.
Shkaku i sakte nuk dihet,por mendohet se mund te filloje me demtimin e shtreses se brendshme te nje arterie.
Demtimi mund te vije nga :
- Presioni i larte i gjakut
- Kolesterol i larte
- Trigliceridet e larta
- Pirja e duhanit
- Diabeti
- Rezistenca ndaj insulines
- Obeziteti
Inflamacion nga nje shkak i panjohur ose nga semundje te tilla si:
- artriti
- lupusi
- psoriasis
- semundje inflamatore te zorreve/SZI
Pasi muri i brendshem i nje arterie demtohet, qelizat e gjakut dhe substanca te tjera mund te grumbullohen ne vendin e lendimit dhe te behen shkak per ngushtimin e pjeses se brendshme te arteries.
Me kalimin e kohes, yndyrat, kolesteroli dhe substanca te tjera grumbullohen gjithashtu ne muret e brendshme te arterieve te zemres. Ky grumbullim quhet pllake. Pllaka mund te shkaktoje ngushtimin e arterieve, duke bllokuar rrjedhen e gjakut. Pllaka gjithashtu mund te shpertheje, duke dhene hemorragji dhe mpiksje gjaku.
FAKTORET E RRISKUT
Ngurtesimi i arterieve ndodh me kalimin e kohes.
Plakja/moshimi eshte nje faktor rreziku per aterosklerozen.
Elemente te tjere qe mund te rrisin rrezikun e aterosklerozes perfshijne:
- Nje histori familjare per semundjeve te arterieve te zemres
- Nje diete e pashendetshme
- Diabeti
- Presioni i larte i gjakut
- Kolesterol i larte
- Nivele te larta te proteines C-reaktive (CRP)
- Mungesa e ushtrimeve
- Obeziteti
- Apnea e gjumit
- Pirja e duhanit
KOMPLIKACIONET
Komplikacionet varen nga arteria e prekur nga ateroskleroza.
Per shembull:
- Semundje te arterieve koronare
Keto jane arteriet qe ushqejne zemren dhe mund te behen shkak per dhimbje gjoksi ose angine. - Semundje te arterieve karotide
Jane arterie shume te aferta me trurin dhe mund te behen shkak per ishemi dhe sulme ne tru. - Semundje te arterieve periferike
Keto arterie mund te behen shkak per mizerim te kembeve,ftohtesi dhe ndryshime te ngjyres se lekures duke dhene edhe pse shume rralle gangrene. - Aneurizma te aortes
Jane demtime te eneve te gjakut, ne pjesen e ndertimit te tyre. - Semundje kronike te veshkave
Ulja e furnizimit me gjak te veshkave behet shkak per uljen e punes se veshkave.
DIAGNOSTIKIMI
Rruget qe ndiqen per te vendosur diagnozen jane:
- Test gjaku,per vleresimin e sheqerit ne gjak dhe kolesterolit
- Elektrokardiograma
- Testi i ushtrimeve stresante
- Echokardiograma
- Kateterizimi i zemres dhe angiograma
- CT-zemres
TRAJTIMI
- Medikamentet
- aspirina
- ilace qe perdoren per te ulur presionin e gjakut
- statinat dhe ilace te tjera qe perdoren kunder kolesterolit
- Procedurat kirurgjikale
PARANDALIMI
Ndryshimi i stilit te jeteses dhe promovimi i nje jete te shendetshme ndihmojne shume ne parandalimin e aterosklerozes dhe rikuperimin e shpejte prej kesaj semundje.
Keto ndryshime te stilit te jeteses mund te ndihmojne ne mbajtjen e arterieve te shendetshme:
- Lenia e duhanit
- Ngrenia e ushqimeve te shendetshme
- Duke u ushtruar rregullisht
- Ruajtja e nje peshe te shendetshme
- Kontrollimi dhe mbajtja e nje presioni te shendetshem te gjakut
- Kontrollimi dhe mbajtja e niveleve te kolesterolit dhe sheqerit ne gjak ne nivele optimale
REFERENCAT
https://medlineplus.gov/atherosclerosis.html
https://www.nhlbi.nih.gov/health/atherosclerosis
https://www.webmd.com/heart-disease/what-is-atherosclerosis
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/16753-atherosclerosis-arterial-disease