Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ASTMA ( PATOLOGJI E RRUGEVE RESPIRATORE )

C’FARE ESHTE ASTMA ?

Astma eshte nje patologji e cila prek rruget e ajrit ( ne Pulmone ) . Kjo eshte nje patologji shume e rrezikshme  sepse duke prekur rruget e ajrit ajo ka predispozite te ndikoj ne ngushtimin e rrjedhes se tyre ne dy drejtime , se pari duke shtuar prodhimin e mukusit ne rruget e ajrit  dhe se dyti duke tendosur muskulaturen e rrugeve te ajrit . Astma ka nje shkalle rrezikshmerie qe varion nga nje situate lehtesisht e kontrollueshme deri ne nje situate kercenuse per jeten . Ne saj te studimeve te bera ne popullate  eshte pare se astma eshte nje patologji me predispozit gjenetike per tu trasheguar te pasardhesit , te cilet kane patur dike me kete semundje me pare . Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe ne te dokumentojme tek mjeku historin tone familjare ne rast dyshimi per mbartjen e kesaj patologjie . Astma eshte nje semundje per te  cilen nuk ka nje kure , por ajo mund te kontrollohet ne saj te medikamentev duke minimizuar ne maksimum shpeshtesine e atakeve te saj dhe sigurisht duke modifikuar faktoret etiologjik qe predispozojn shperthimin e atakeve astmatike.

CILET JANE FAKTORET PREDISPOZUES PER ZHVILLIMIN E ASTMES ?

 Dukeqene se astma eshte nje semundje qe nuk ka nje shkaktare te vetem , shpesh here eshte shume e veshtire te zbulohet shkaku primar i saj tek nje person . Nje person i prekur nga kjo patologji shpesh diagnostikohet qe ne femijeri , por eshte pare qe kjo semundje te kete edhe faktorin gjenetik edhe ate ambiental predispozues per lindjen dhe zhvillimin e semundjes . Faktor te tjere permendim :

 1. Alergjite : jane faktor etiologjik per lindjen dhe zhvillimin e astmes .

 2. Astma dhe predispozita familjare : kjo predispozite ndikon 3-6 here me shpejt ne shfaqjen e astmes tek nje preson krahasuar me nje person qe nuk e ka nje predispozit te tille .

 3. Infeksionet Respiratore ne femijeri

 SI DIAGNOSTIKOHET ASTMA ?

 Ne saj te simptomave te ngjashme me patologji te tjera respiratore , shpesh here eshte shume e veshtire per mjeket qe te bejne nje diagnoze te sakte te astmes .
 Nje diagnoze e saj behet bazuar ne keto elemente :
 1. Simptomat e semundjes
 2. Predispozita gjenetike
 3. Testi per funksionin pulmonar , si psh testi i Spirometris .

CILET JANE SHENJAT PARALAJMERUSE TE NJE ATAKU ASTMATIK ?

 Si shenje paralajmeruse e nje ataku astmatik permendim veshtiresin ne frymemarrje .
 Simptoma te tjera paralajmeruse te nje ataku astmatik permendim :

 1. Frymemarrje e shkurter
 2. Kolle
 3. Te qenurit i dobet/lodhur tere kohes
 4. Sy te perlotur
 5. Rrathe te zinje posht syve
 6. Dhimbje stomaku
 7. Rritja e fortesise se kolles dhe shtrengimi ne gjoks
 8. Terapia medikale shpesh nuk ka shume efekt ne qetesimin e simptomave
 9. Pamundesi per te kryer aktivitet te renda fizike

CFARE MUND TA PERKEQSOJE ASTMEN ?

 Semundja e astmes perkeqsohet nga nje numer i larte  faktoresh , qe duhet theksuar se jane te ndryshem per individe te ndryshem .
 Nder te tjera do te permendim :
 1. Tymi i duhani
 2. Poleni
 3. Infeksionet virale
 4. Ndotja ambientale
 5. Ererat e forta
 6. Moti i ftohet
 7. Gezofi i kafsheve shtepiake
 8. Ushtrimet e renda fizike

SI MUND TI KONTROLLOJME ATAKET ASTMATIKE ?

 Kjo do te realizohet ne saj te krijimit te nje plani trajtimi nga ana e mjekut , sigyrisht ne bashkpunim me pacientin .
 Plani mund te vijoje si me poshte :
 1. Njohia e hershme e shenjave dhe simptomave paralajmeruse e nje ataku astmatik
 2. Te njohesh faktoret iniciues te nje ataku astmatik dhe te mesosh si ti shmangesh ato
 3. Te njohesh medikamentet trajtuese te astmes dhe perdorimin e tyre sipas rekomandimit te mjekut
 4. Mbajtia e nje ditari per astmen , duke shkruar aty per cdo element qe te keshillon mjeku per ta mbajtur shenim .

Dhe sigurisht duhet te jeni koherent me cdo plan trajtimi per astmen se bashku me kontrollimin e atakeve astmatik !

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/asthma.html