Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ARTRITI REUMATOID

Artriti reumatoid eshte nje crregullim inflamator kronik qe mund te preke me shume se vetem nyjet(artikulacionet) artikulare. Ne disa njerez, semundja mund te shkaktoje nje shumellojshmeri te gjere te sistemeve te trupit, duke perfshire lekuren, syte, mushkerite, zemren dhe enet e gjakut.
Si nje crregullim autoimun (crregullim i sistemit imunitar), artriti reumatoid ndodh kur sistemi juaj imunitar sulmon gabimisht indet e trupit tuaj.
Ndryshe nga osteoartrititi, artriti reumatoid ndikon ne paraqitjen e nyjeve tuaja, duke shkaktuar nje enjtje te dhimbshme qe perfundimisht mund te rezultoje ne erozion(gerryerje) kockor dhe deformim te kyçeve.
Inflamacioni i lidhur me artritin reumatoid eshte ai qe mund te demtoje edhe pjese te tjera te trupit. Ndersa llojet e reja te medikamenteve kane permiresuar ne menyre dramatike opsionet e trajtimit, artriti reumatoid i rende mund te shkaktoje paaftesi fizike.

SIMPTOMAT E ARTRITIT REUMATOID

Shenjat dhe simptomat e artritit reumatoid mund jane:

  • Nyje te ngrohta,te dhimbshme dhe te fryra
  • Ngurtesia e kyceve qe zakonisht perkeqesohet ne mengjes dhe pas pasivitetit,qetesohet gjate ushtrimeve fizike
  • Lodhje, ethe dhe humbje oreksi

Artriti i hershem reumatoid tenton te preke fillimisht kycet me te vogla, vecanerisht kycet e gishtave te duarve dhe te gishtave te kembeve.
Ndersa semundja perparon, simptomat shpesh perhapen ne kycet e dores, gjunjet, kycet e kembes, berrylat, ijet dhe shpatullat. Ne shumicen e rasteve, simptomat shfaqen ne te njejtat nyje ne te dy anet e trupit tuaj.

Simptomat e artritit reumatoid nuk perfshijne vetem kycet, por edhe organe te tjera ne trup.
Zonat qe mund te preken nga artriti reumatoid jane :

  • Lekura
  • Syte
  • Mushkerite
  • Zemra
  • Veshkat
  • Gjendrat e peshtymes
  • Ind nervor
  • Palca e kockave
  • Enet e gjakut

Shenjat dhe simptomat e artritit reumatoid mund te ndryshojne duke u bere me te ashpera dhe madje mund te jete dhimbje levizese,qe do te thote nje here mund te shfaqet dhe nje moment tjeter largohet.
Periudhat e rritjes se ashpersise se semundjes, te quajtura shperthime, alternohen me periudha qetesimi – kur enjtja dhe dhimbja zbehen ose zhduken.
Me kalimin e kohes, artriti reumatoid mund te behet shkak qe nyjet te deformohen dhe te keqvendosen ne trup.

FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E ARTRITIT REUMATOID

Faktoret qe mund te rrisin rrezikun e artritit reumatoid jane :

  • Gjinia
    Grate kane me shume gjasa se burrat te zhvillojne artrit reumatoid.
  • Mosha
    Artriti reumatoid mund te ndodhe ne cdo moshe, por me se shpeshti fillon ne moshen e mesme.
  • Historia familjare
    Nese nje anetar i familjes suaj ka artrit reumatoid, ju mund te keni nje rrezik ne rritje te semundjes.
  • Pirja e duhanit
    Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit te artritit reumatoid, vecanerisht nese keni nje predispozite gjenetike per zhvillimin e semundjes. Pirja e duhanit gjithashtu duket te kete nje rol lidhur edhe me ashpersine e semundjes.
  • Pesha e tepert
    Njerezit qe jane mbipeshe duket se jane ne nje rrezik disi me te larte te zhvillimit te artritit reumatoid

KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES

Artriti reumatoid rrit rrezikun e zhvillimit te :

  1. Osteoporoza
    Disa medikamente te perdorura per trajtimin e artritit reumatoid, mund te rrisin rrezikun e osteoporozes ,pra debesim te kockave duke i vene perballe rrezikut te frakturave/thyerjeve.
  2. Noduset reumatizmale
    Kemi formimin e disa gungave te forta kryesisht ne kyce,por nuk perjashtohet fakti qe mund te shfaqen edhe ne organet e tjera te trupit.
  3. Syte dhe goja e thate
    Njerezit qe kane artrit reumatoid kane me shume gjasa te zhvillojne sindromen Sjogren, nje crregullim qe ul sasine e lageshtise ne sy dhe ne goje.
  4. Infeksionet
    Vete artriti reumatoid dhe shume medikamente te perdorura per te luftuar ate mund te demtojne sistemin imunitar, duke cuar ne rritjen e infeksioneve. Mbroni veten me ane te vaksinave per te parandaluar semundje te tilla si gripi, pneumonia, herpesi .
  5. Probleme me zemren
    Artriti reumatoid mund te rrise rrezikun e arterieve te ngurtesuara dhe te bllokuara, si dhe inflamacionit te cipes qe vesh zemren.
  6. Semundje te mushkerive
    Njerezit me artrit reumatoid kane nje rrezik ne rritje te inflamacionit indeve te mushkerive, te cilat mund te cojne ne gulcima .
  7. Limfoma
    Artriti reumatoid rrit rrezikun e limfomes, nje grup kanceresh te gjakut qe zhvillohen ne sistemin limfatik.

SI ZBULOHET SEMUNDJA E ARTRITIT REUMATOID?

Artriti reumatoid mund te jete i veshtire per tu diagnostikuar ne fazat e hershme sepse shenjat dhe simptomat e hershme imitojne ato te shume semundjeve te tjera.
Nuk ka asnje test gjaku apo egzaminim fizik per te konfirmuar diagnozen,por ato mund te ndihmojne kur kombinohen edhe me manifestimet fizike.

  • Gjate ekzaminimit fizik, mjeku do te kontrolloje artikulacionet per enjtje, skuqje dhe ngrohtesi. Mjeku mund te kontrolloje gjithashtu reflekset dhe forcen e muskujve.
  • Analizat e gjakut
    Njerezit me artrit reumatoid shpesh kane vlera te ngritur te sedimentit te eritrociteve ose nivelit te proteines C-reaktive (CRP), gje qe mund te tregoje pranine e nje procesi inflamator ne trup. Testet e tjera te zakonshme te gjakut kerkojne per faktorin reumatoid dhe antitrupat peptidë anti-citrullinuar (anti-CCP).
  • Testet imazherike
    Mjeku mund të rekomandoje rreze X per te ndihmuar ne gjurmimin e perparimit te artritit reumatoid ne nyjet tuaja me kalimin e kohes. MRI dhe EKO mund te ndihmojne mjekun te gjykoje ashpersine e semundjes ne trup.

TRAJTIMI I ARTRITIT REUMATOID

Trajtimi i artritit reumatoid konsiston ne disa drejtime.

  1. Terapia medikamentoze
    Anti-inflamatoret josteroid(naproxen,ibuprofen,etj),Kortikosteroidet,Hidroklorokina,Methotrexate,etj
  2. Fizioterapia
    Ushtrimet fizike ndikojne pozitivisht ne shendetin e kyceve dhe rrisin aftesite e vetekujdesit.
  3. Kirurgjia
    Ketu mund te permendim rivendosjen totale te kycit,riparimi i tendineve rreth kyceve,etj.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rheumatoid-arthritis/diagnosis-treatment/drc-20353653

https://www.nhs.uk/conditions/rheumatoid-arthritis/

https://www.arthritis.org/diseases/rheumatoid-arthritis

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4924-rheumatoid-arthritis

https://www.niams.nih.gov/health-topics/rheumatoid-arthritis

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?