Artriti Reaktiv ose Sindromi Reiter
Sindromi Reiter, qe njihet ndryshe si artriti reaktiv, eshte nje nga shume format e artritit por qe ne kete rast nuk prek vetem nyjet artikulare, por edhe syte, uretren dhe lekuren.
Kjo semundje manifestohet me simptoma te ndryshme ne organe te ndryshme te trupit dhe ashpersia e simptomave varet nga gjendja e pergjithshme shendetesore. Kjo eshte nje semundje qe shfaqet me permiresime, perkeqesime dhe riperseritje here pas here.
Personat me te prekur nga kjo semundje, sipas statistikave, jane meshkujt e moshes 20-40 vjec seksualisht aktiv. E megjithate personat qe kane nje semundje shoqeruese si HIV jane ne rrezik akoma me te larte per zhvillimin e semundjes.
Artriti reaktiv eshte nje inflamacion akut, jo purulent i kyçeve, qe shkaktohet nga nje infeksion i lokalizuar qe prek pjese te tjera te trupit.
Ky lloj inflamacioni zakonisht ndodh 1-6 jave pas infeksionit te pare, i cili shkaktohet nga mikroorganizmat qe prekin traktin intestinal ose traktin gjenito-urinar.
Kush jane shkaktaret e kesaj semundje!
Shkaku i artritit reaktiv eshte ende i panjohur, por studimet sugjerojne se semundja shkaktohet, pjeserisht nga faktore gjenetik ku keto paciente kane nje analize gjaku pozitive per shenuesin gjenetik HLA-B27.
Tek meshkujt seksualisht aktive, shumica e rasteve me artritit reaktiv behen shkak per shfaqjen e infeksionit me Chlamydia trachomatis ose Ureaplasma urealyticum (semundje seksualisht te transmetueshme). Ne raste te tjera, mund te shfaqin infeksione ne zorre te llojit bakterial si shigella, salmonela, yersinia ose campylobacter.
Perveç perdorimit te prezervativeve gjate aktivitetit seksual, nuk ka asnje mase tjeter parandaluese per artritin reaktiv.
Dallimi mes artritit reaktiv dhe atij septik!
Nuk duhet te ngaterrojme artritin reaktiv me artritin septik.
1.Artriti septik eshte nje semundje ne te cilen mikroorganizmi patogjen ndodhet direkt brenda artikulacionit dhe mund te gjendet duke analizuar lengun sinovial (lengun qe lubrifikon artikulacionet/kycet).
2.Artriti reaktiv, mikroorganizmi shkakton infeksion te mukozave te zorreve ose te traktit urogenital dhe vetem atehere, veçanerisht te personat me predispozicion gjenetikisht, mund te shkaktoje inflamacion jo purulent te kyçeve.
Simptomat e artritit reaktiv!
Simptomat e para te artritit reaktiv jane:
- Urinimi i dhimbshem.
- Rrjedhje nga penisi, nese ka ndodhur inflamacioni i uretres.
- Diarre, qe ndodh nese preken zorret.
Kjo me vone mund te pasohet nga artriti, ku 4-28 dite me pas preken gishtat e duarve, gishtat e kembeve, kyçet e kembeve, ijet dhe nyjet e gjurit. Vetem nje ose disa nga keto nyje mund te preken ne te njejeten kohe.
Simptoma te tjera mund te permendim:
- Ulçera ne goje
- Inflamacion i syrit
- Njolla ne lekure dhe luspa ne pellembet, shputat, trungun ose skalpin e kokes
- Dhimbje shpine nga prekja e kyçeve sakroiliake
- Dhimbje nga inflamacioni i ligamenteve dhe tendinave ne vendet e futjes se tyre ne kocke
Si diagnostikohet artriti reaktiv?
Diagnoza e artritit reaktiv mund te vonohet nga fakti se simptomat shpesh ndodhin disa jave larg njera-tjetres. Nje mjek mund të diagnostikoje artritin reaktiv kur artriti i pacientit shfaqet se bashku me ose menjehere pas inflamacionit te syrit dhe traktit urinar dhe zgjat nje muaj ose me shume.
Nuk ka asnje test specifik per diagnostikimin e artritit reaktiv, por mjeku mund te kontrolloje sekrecionet nga uretra per te parandaluar semundjet seksualisht te transmetueshme.
Mostrat e jashteqitjes gjithashtu mund te analizohen per shenja infeksioni.
Analizat e gjakut te pacienteve me artrit reaktiv jane zakonisht pozitive per shënuesin gjenetik HLA-B27, me nje numer te ngritur te leukociteve dhe nje norme te rritur te sedimentimit te eritrociteve (ESR), qe praktikisht jane të dyja shenja të inflamacionit.
Pacienti gjithashtu mund të jetë anemik i lehte.
Radiografia e shpines zakonisht nuk zbulone ndonje anomali, perveç nese pacienti ka pasur episode te perseritura te semundjes.
Ne keto egzaminim, nyjet qe jane inflamuar ne menyre te perseritur mund te tregojne zona te humbjes se kockave, shenja te osteoporozes ose nxitje kockore.
Artikulacionet ne zonen e legenit (nyjet sakroiliake) mund te tregojne anomali dhe demtime nga artriti reaktiv.
Si trajtohet semundja e artritit reaktiv?
Infeksionet bakteriale, te tilla si klamidia, do te duhet te trajtohen me antibiotike.
Inflamacioni i kyçeve nga artriti reaktiv zakonisht trajtohet me barna anti-inflamatore josteroide (NSAIDs), te tilla si naprokseni, aspirina ose ibuprofeni.
Shpërthimet e semundjes ne lekure dhe inflamacioni i syve mund te trajtohen me steroide.
Ata me semundje kronike mund t’u pershkruhen medikamente te tjera, duke perfshire metotreksatin. Pacientet me artrit kronik gjithashtu mund te dergohen te nje fizioterapist dhe mund te këshillohen te bejne aktivitet fizik rregullisht.
REFERENCAT
https://www.webmd.com/arthritis/arthritis-reactive-arthritis
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/reactive-arthritis/symptoms-causes/syc-20354838