Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ARITMIA(RITMI I CRREGULLT I ZEMRES)

Aritmia ndryshe njihet si ritmi i crregullt i zemres dhe ndodh ne momentin qe kemi nje crregullim te transmetimit te impulseve elektrike ne zemer.

Kemi disa crregullime te zemres ,si psh:

  1. Ritmi i shpejte i zemres(takikardia)
  2. Ritmi i ulur i zemres(bradikardia)
  3. Ritem i crregullt

Disa aritmi mund te jene jo shqetesuese dhe mund te shfaqen me shenja te lehta, si nje ndjesi e te rrahurave jo si zakonisht ne kraharor,por megjithate eshte nje semundje qe nuk duhet lene pa trajtuar pasi mund te jete nje semundje kercenuese per jeten. Jo te gjitha rastet jane per tu shqetesuar sepse te rrahurat e zemres mund te rriten pas nje aktiviteti te shtuar fizik si gjate vrapit. Po ashtu te rrahurat e zemres edhe mund te ule gjate pushimeve te gjata si gjate gjumit.

Trajtimi i crregullimit te ritmit te zemres mund te behet me :

  • terapi me ilace
  • paisje te implantuara
  • kirurgji

Nje menyre e shendetshme e jeteses , mund te ndikoje ne parandalimin e demtimit te zemres duke parandalaur edhe shume semundje te tjera vec crregullimit te ritmit.

Semundjet,te cilat perfshihen ne crregullimin me te rrahura te shpejta te zemres jane:

  • Fibrilacion arterial
  • Flater arterial
  • Takikardi supraventrikulare
  • Fibrilacion ventrikular
  • Takikardi ventrikulare

Semundjet,te cilat perfshihen ne crregullimin me te rrahura te ngadalta te zemres jane:

  • Sindromi i sinusit te semure
  • Bllok i tejcimit te te rrahurave te zemres

SIMPTOMAT

Aritmite e zemres mund te ndodhin qe te mos shkaktojne asnje shenje apo simptome.
Nje mjek mund te shikoje per rrahje te parregullta te zemres edhe ne momentin kur ju viziton per nje ndonje problem tjeter shendetesor.

Ne pergjithesi, shenjat dhe simptomat e aritmive mund te perfshijne:

  • Nje ndjesi te te rrahurave te shpejta ne kraharor
  • Rrahje te shpejta te zemres (takikardi)
  • Rrahje te ngadalta te zemres (bradikardi)
  • Dhimbje gjoksi
  • Frymemarrje e shkurter

Simptoma te tjera mund te perfshijne:

  • Ankth
  • Lodhje
  • Marramendje
  • Djersitje
  • Te fiket (sinkope) ose gjendje te fiketi

SHKAKTARET E CRREGULLIMIT TE RITMIT TE ZEMRES

Pike se pari duhet te dime se si funksionon prodhimi i impulsit te zemres!

Ritmi i zemres normalisht kontrollohet nga nje stimulues kardiak natyral (nyja sinusale),qe ndodhet ne dhomen e siperme te djathte te zemres (atrium).
Nyja sinusale dergon sinjale elektrike ne atriume dhe bejne te mundur tkurrjen(mbledhjen) e tyre dhe dergimin e gjakut ne barkushe(ventrikuj).
Kur sinjalet elektrike arrijne ne barkushe, dhomat tkurren dhe pompojne gjakun ne mushkeri ose ne pjesen tjeter te trupit.

Ne nje zemer te shendetshme, ky proces sinjalizimi i zemres zakonisht shkon pa probleme, duke dhene nje ritem normal te zemres prej 60-100 rrahje ne minute.

Gjendjet qe mund te shkaktojne crregullim te rrahjeve te zemres (aritmi) perfshijne:

  • Sulm/goditje ne zemer
  • Arteriet(enet qe ushqejne zemren) e bllokuara ne zemer ose sic njihet ndryshe Semundja e Arterieve Koronare
  • Ndryshimet ne ndertimin e zemres, si per shembull nga kardiomiopatia
  • Diabeti
  • Presioni i larte i gjakut
  • Infeksionet nga COVID-19
  • Gjendra tiroide shume aktive (hipertiroidizem)
  • Apnea e gjumit
  • Gjendra tiroide joaktive (hipotiroidizem)
  • Disa medikamente, duke perfshire ilacet per te ftohtin dhe alergjite, te blera pa recete
  • Pirja e tepert e alkoolit ose kafeines
  • Abuzimi i droges
  • Gjenetika
  • Pirja e duhanit
  • Stresi apo ankthi

FAKTORET E RRISKUT

Gjendjet shendetesore qe mund te rrisin rriskun per crregullimet te ritmit te zemres jane:

  • Semundjet e arterieve koronare,ketu perfshihen personat qe vuajne nga ateroskleroza,probleme me valvulat e zemres,sulmet ne zemer,etj.
  • Presioni i larte i gjakut
  • Semundje te lindura te zemres
  • Semundje qe prekin gjendren tiroide
  • Apnea(ndalimi i frymemarrjes per pak kohe)
  • Crregullimet hidroelektrolitike(hunbjet e medha te gjakut,diarrete masive(jashteqitje e ujshme),urinimi i masiv,etj)
  • Disa lloje barnash(ilacesh)
  • Konsumi i tepert i alkoolit
  • Konsumi i larte i kafeines,niktotines dhe disa barnave te tjera ilegale(qe ndalohen me ligj si drogerat e ndryshme)

KOMPLIKACIONET

Tre komplikacionet madhore te aritmive jane:

  • Strok (sulmet/goditjet ne tru)
  • Vdekja e papritur
  • Ndalimi i zemres

DIAGNOSTIKIMI

  1. EKG(Elektrokadiograma)
  2. EKG-Holeter,bene monitorimin e panderprere te ritmit te zemres per nje kohe te caktuar
  3. Ekokardiograma,shikohet per mundesine e demtimeve te valvulave te zemres apo te nje problemi tjeter egzistues.
  4. Kateterizimi i zemres,me ane te nje kateteri te vendosur direkt ne zemer mjeket jane ne gjendje te monitorojne ne menyren me te sakte ritmin e zemres,si edhe te funksionimit te pergjithshem te saj.

PARANDALIMI

Ndryshimet e stilit te jeteses per te zvogeluar rrezikun e semundjeve te zemres mund te ndihmojne ne parandalimin e crregullimeve te zemres.
Nje menyre jetese e shendetshme per zemren perfshin:

  • Ngrenia e nje diete te shendetshme per zemren
  • Qendrimi fizikisht aktiv
  • Ruajtja e nje peshe te shendetshme
  • Ndalimi i konsumit te duhanit
  • Kufizimi ose shmangia e kafeines dhe alkoolit
  • Reduktimi i stresit, pasi stresi dhe zemerimi intensiv mund te shkaktojne probleme te ritmit te zemres
  • Perdorimi i medikamenteve sipas udhezimeve dhe informimi i mjekut per te gjitha ilacet qe merrni, perfshire ato te blera pa recete

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/heart-arrhythmia/symptoms-causes/syc-20350668

https://medlineplus.gov/arrhythmia.html

https://www.nhlbi.nih.gov/health/arrhythmias#:~:text=An%20arrhythmia%2C%20or%20irregular%20heartbeat,down%20while%20resting%20or%20sleeping.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/16749-arrhythmia