Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ANALIZAT QE ZBULOJNE SEMUNDJET E ZEMRES

Semundjet e zemres jane quajtur si vrasesit e heshtur,po ashtu ato jane nje nga shkaktaret kryesor te paaftesive per te punuar. Nese keni nje semundje te zemres eshte e rendesishme ta zbuloni ate heret, kur eshte edhe me e lehte per t’a trajtuar. Testet e gjakut dhe testet e tjera te shendetit te zemres mund te ndihmojne ne gjetjen e semundjeve te zemres ose ne identifikimin e problemeve qe mund te cojne ne semundje te zemres. Ekzistojne disa lloje te ndryshme te testeve per te zbuluar shendetin e zemres dhe mjeku juaj do te vendose se cilat analiza ju nevojiten, bazuar ne simptomat tuaja (nese ka), faktoret e rrezikut dhe historine mjekesore.

ANALIZAT E GJAKUT QE NDIHMOJNE NE ZBULIMIN E HERSHEM TE SEMUNDJEVE TE ZEMRES

ANALIZAT PER MATJEN E KOLESTEROLIT NE GJAK
Analizat per matjen e kolesterolit,njihen si paneli lipidik ose profili i lipideve,pra tregojne nivelin e yndyrnave ne gjak. Matjet mund te ndihmojne ne percaktimin e rrezikut per te pasur nje atak/sulme ne zemer ose semundje te tjera te zemres.
Analizat zakonisht perfshijne matjet e:

  1. Kolesterolit total.
    Kjo eshte sasia e kolesterolit ne gjak. Nje nivel i larte mund te rrise rrezikun e semundjeve te zemres.
    Idealja eshte qe niveli total i kolesterolit duhet te jete nen 200 mg/dL ose 5.2 mmol/L.
  2. Matja e lipoproteinave me densitet te ulet (LDL).
    Kjo ndonjehere quhet kolesteroli “i keq”. Kolesteroli i tepert LDL ne gjak shkakton akumulimin e pllakave ne arterie, gje qe redukton rrjedhen e gjakut. Ndonjehere mund te behen shkak per sulme ne zemer.
    Niveli i kolesterolit LDL quhet normal 130 mg/dL,por mund te pranohet edhe si 100 mg/dL nese keni diabet ose nje rast sulmi ne zemer, nje stent(unaze) ne zemer, keni bere nje operacion ose semundje te tjera te zemres ose te eneve te gjakut.
    Tek njerëzit me rrezikun më të lartë per sulme ne zemer niveli i saj duhet nen 70 mg/dL.
  3. Matja e lipoproteinave me densitet te larte (HDL).
    Ky quhet kolesteroli “i mire” sepse ndihmon ne largimin e kolesterolit LDL (“i keq”), duke mbajtur arteriet te hapura dhe gjakun te rrjedhe me lirshem.
    Meshkujt duhet te kene nje nivel te HDL mbi 40 mg/dL . Grate duhet te kene nje HDL mbi 50 mg/dL .
  4. Trigliceridet.
    Trigliceridet jane nje lloj tjeter yndyre ne gjak. Nivelet e larta te triglicerideve zakonisht nenkuptojne se ju hani rregullisht me shume kalori sesa digjni. Nivelet e larta mund te rrisin rrezikun e semundjeve te zemres.
    Niveli i rekomanduar i triglicerideve eshte me pak se 150 mg/dL.
  5. Kolesteroli jo-HDL.
    Kolesteroli lipoprotein me densitet jo te larte (jo HDL-C) eshte ndryshimi midis kolesterolit total dhe kolesterolit HDL. Jo-HDL-C perfshin kolesterolin ne grimcat lipoproteinike qe jane te perfshira ne ngurtesimin e arterieve. Fraksioni jo-HDL-C mund te jete nje shenues me i mire rreziku sesa kolesteroli total ose kolesteroli LDL.

PROTEINA-C REAKTIVE ME NDJESHMERI TE LARTE
Proteina C-reaktive (CRP) eshte nje proteine qe melcia e prodhon si pjese te pergjigjes se trupit ndaj lendimeve ose infeksionit, i cili shkakton enjtje brenda trupit (qe njihet si inflamacion).

Testet CRP me ndjeshmeri te larte(hs-CRP) ndihmojne ne percaktimin e rrezikut te semundjeve te zemres perpara se te shfaqen simptomat.
Nivelet më te larta te hs-CRP lidhen me nje rrezik me te larte te sulmit ne zemer, goditjes ne tru dhe semundjeve kardiovaskulare.

Per shkak se nivelet e CRP mund te rriten perkohësisht nga shume situata te tilla si ftohja , testi duhet te behet dy here, me nje distance prej dy javesh. Nje nivel hs-CRP mbi 2.0 mg/L tregon nje rrezik me te larte per semundje te zemres.
Medikamentet e statinave per uljen e kolesterolit mund te ulin nivelet e CRP dhe te ulin rrezikun e semundjeve te zemres.

LIPOPROTEINA A
Lipoproteina (a) ose Lp (a), eshte nje lloj i kolesterolit LDL. Niveli juaj i Lp(a) percaktohet nga gjenet tuaja dhe ne pergjithesi nuk ndikohet nga menyra e jeteses.

Nivelet e larta te Lp(a) mund te jene nje shenje e rritjes se rrezikut te sëmundjeve te zemres, megjithese nuk eshte e qarte se sa eshte rreziku dhe duhet bere vetem me rekomandimin e mjekut nese ai e shikon te nevojshme.

CERAMIDET E PLAZMES
Ky test mat nivelet e ceramideve ne gjak. Ceramidet prodhohen nga te gjitha qelizat dhe luajne nje rol te rendesishem ne rritjen, funksionimin dhe vdekjen e shume llojeve te indeve. Ceramidet transportohen permes gjakut nga lipoproteinat dhe shoqerohen me ateroskleroze.
Tre ceramide specifike jane te lidhur me grumbullimin e pllakave aterosklerotike ne arterie dhe rezistencen ndaj insulines, e cila mund te coje ne diabetin e tipit 2. Nivelet e larta te këtyre ceramideve ne gjak jane shenje e nje rreziku te larte te semundjeve kardiovaskulare brenda 1-5 vjetesh.

PEPTIDET NATRIURETIKE
Peptidi natriuretik i trurit, i quajtur edhe peptidi natriuretik i tipit B (BNP), eshte nje proteine qe e prodhon zemra dhe enet e gjakut. BNP ndihmon trupin te eliminoje lengjet, relakson enet e gjakut dhe lëviz natriumin ne urine.
Nivelet e BNP ndryshojne sipas moshes, gjinise dhe peshes. Per njerezit qe kane deshtim te funksionit te zemres, krijimi i nje BNP baze mund te jete i dobishem dhe testet e ardhshme mund te perdoren per te ndihmuar ne matjen se sa mire te planit te trajtimit.

TROPONINA T
Troponina T eshte nje proteine qe gjendet ne muskulin e zemres. Matja e troponines T duke perdorur nje test troponin T me ndjeshmeri te larte i ndihmon mjeket te diagnostikojne nje atak/sulm ne zemer dhe te percaktojne rrezikun e semundjeve te zemres pas sulmit. Nje nivel i rritur i troponines T eshte i lidhur me nje rrezik me te larte te semundjeve te zemres tek njerëzit qe nuk kane simptoma.

TE TJERA ANALIZA QE NDIHMOJNE NE ZBULIMIN E SEMUNDJEVE TE ZEMRES

KATETERIZIMI I ZEMRES
Kateterizimi kardiak eshte nje procedure mjekesore qe perdoret per te diagnostikuar dhe trajtuar disa semundje te zemres. Per proceduren, mjeku vendos nje kateter (nje tub i gjate, i holle dhe fleksibel) ne nje ene gjaku ne krahe, ije ose qafe dhe nepermjet saj futet ne zemer. Mjeku mund te perdore kete teknike per :

  • Realizimin e nje koronarografi.
  • Merren mostra gjaku dhe ind nga muskuli i zemres.
  • Realizohen operacione te vogla ne zemer ose angioplastike.

CT (SKANER) TE ZEMRES
Nje skanim CT (tomografia e kompjuterizuar) e zemres dhe eneve te gjakut me qellim marrjen e pamje te detajuar te saj.
Pamja qe merret eshte nje pamje 3D ne kompjuter e zemres suaj.
Ky test mund te ndihmoje mjeket te zbulojne ose vleresojne:

  • Semundje e arteries koronare
  • Probleme me aorten
  • Probleme me funksionin e zemres dhe valvulat

MRI KARDIAKE
MRI kardiake ( rezonanca magnetike) eshte nje test imazherie pa dhimbje qe perdor valet e radios, magnetet dhe nje kompjuter per te krijuar nje imazhe te detajuara te zemres suaj.
Nje MRI kardiake mund te ndihmoje gjithashtu mjekun te vendose menyren me te mire per te trajtuar problemet e zemres si:

  • Semundje e arteries koronare
  • Probleme me valvulat e zemrës
  • Tumoret e zemrës

RADIOGRAFI(X-REY) E GJOKSIT
Nje radiografi e gjoksit krijon fotografi te organeve dhe strukturave brenda gjoksit tuaj, si zemra, mushkerite dhe enet e gjakut. Mund te zbuloje shenja te deshtimit te zemres, si dhe crregullime te mushkerive dhe shkaqe te tjera te simptomave qe nuk lidhen me semundjet e zemres.

KORONAROGRAFIA
Koronarografia (angiograma) eshte nje procedure qe perdor ngjyra me kontrast dhe fotografi me rreze x per te pare pjeset e brendshme te arterieve tuaja. Mund te tregoje nese pllakat po bllokojne arteriet tuaja dhe sa i rende eshte bllokimi.

ECHO E ZEMRES
Ekokardiografia, ose eko, eshte nje egzaminim pa dhimbje qe krijon fotografi levizëse te zemres . Fotot tregojne madhesine dhe formen e zemres .Ato tregojne gjithashtu se sa mire funksionojne dhomat dhe valvulat e zemres suaj.
Per egzaminimin ,perdoret nje teknik duke vendosur xhel ne kraharor ne menyre qe valet qe leshon aparati te depertojne sa me mire dhe te japin nje imazh te qarte.

Elektrokardiograma (EKG)
Nje elektrokardiogram, e quajtur gjithashtu EKG eshte nje test pa dhimbje qe zbulon dhe regjistron aktivitetin elektrik te zemres suaj. Tregon sa shpejt rreh zemra dhe nese ritmi i saj eshte i qendrueshem apo i parregullt.
Nje EKG mund te jete pjese e nje ekzaminimi rutine per te kontrolluar semundjet e zemres,si : sulmet ne zemer, aritmia dhe deshtimi i punes se zemres.

TESTI I STRESIT
Testimi i stresit shikon se si funksionon zemra juaj gjate sforcimeve fizike.Mund te ndihmoje per te diagnostikuar semundjet e arterieve koronare dhe per te kontrolluar se sa e rende eshte ajo.Ai gjithashtu mund te kontrolloje per probleme te tjera, duke perfshire semundjen e valvulave te zemres dhe deshtimin e zemres.
Per berjen e testit, ju ushtroni (ose ju jepen ilace nese nuk jeni ne gjendje te ushtroheni) per ta bere zemren tuaj te punoje shume dhe te rrahe shpejt. Ndersa kjo po ndodh, ju merrni nje EKG dhe monitorim te presionit te gjakut. Pasi merren te gjitha te dhenat e nevojshme ju me pas ju lene te pushoni.Kujdes nuk duhet asnjehere te kosumoi uje pas aktivitetit fizik pasi jep hemorragji.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/hearthealthtests.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/heart-disease/in-depth/heart-disease/art-20049357

https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/heart-and-blood-vessels/common-tests/tests-for-diagnosing-heart-conditions#:~:text=An%20electrocardiogram%20(ECG)%20is%20a,5%2D10%20minutes%20to%20perform.

https://www.webmd.com/heart-disease/diagnosing-doctors-exam

https://www.heartfoundation.org.nz/your-heart/my-heart-check

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?