AMENORREA(MUNGESA E MENSTRUACIONEVE)
Me termin amenorre do te kuptojme mungesen e menstruacioneve,e cila ndahet ne primare dhe dytesore. Pra shenja e pare e amenorres eshte mosardhja e menstruacioneve.
Amenorrea primare(paresore),quhet ajo gjendje ne te cilen nje vajze deri ne moshen 16 vjec nuk ka pasur menstruacione.Kjo situate mund te rezultoje nga probleme hormonale apo probleme te tjera te struktures/nderitimit te organeve riprodhuese.
Amenorrea dytesore, quhet ajo situate ku kemi mungese te menstruacioneve tek nje femer qe me pare ka pasur cikel menstrual .Do te kemi te bejme me amenorre sekondare kur kemi mugese te menseve per te pakten 3 muaj. Ne shumicen e rasteve arsyeja e ketij problemi eshte shtatzania apo laktacioni,por nuk hidhet poashte as fakti i pasjes se ndonje semundje.
SIMPTOMAT
Ashtu sic kemi permendur edhe me siper simptoma kryesore e amenorres eshte mosardhja e menstruacioneve. E megjithate ne varesi te shkakut te saj, mund te kemi edhe simptoma te tjera si:
- Rrjedhje te qumshtit nga gjiri
- Renie te flokeve
- Dhimbje koke
- Ndryshime te shikimit
- Shtim te qimeve ne fytyre
KUR DUHET TE SHQETESOHENI VERTETE PER KETE CRREGULLIM DHE TE BENI NJE VIZITE TEK GJINEKOLOGU?
Dy jane rastet me shqetesuese qe ju duhet me patjeter te kontaktoni mjekun tuaj :
- Nese nje vajze eshte 16 vjece dhe nuk i kane ardhur menstruacionet e para,qe mjeket e cilesojne me termin menarka.
- Mungesa e menstruacioneve per 3 muaj te nje-pas-njeshem(rradhe) tek nje grua qe me pare ka pasur menstruacione te rregullta.
FAKTORET E RRISKUT
Disa faktore rrisku per zhvillimin e amenorres jane:
- Historia familjare, eshte pare se ato femra qe kane nje histori familjare pozitive per amenorre kane predispozite shume te madhe per ta zhvilluar ate ne te ardhmen.
- Crregullimet e te ngrenit,te tilla si anoreksia apo bulimia mund te behen shkak per amenorre.
- Aktivitetet e renda fizike.
- Histori pozitive per disa nderhyrje gjinekologjike.
KOMPLIKACIONET QE MUND TE SJELLE KY CRREGULLIM?
Disa probleme te tjera qe mund te vijne si pasoje e amenorres jane:
- Veshtiresia ne realizimin e nje shtatzanie apo infertilitet( pamundesia per te ngelur shtatzane).
- Stres psikologjik.
- Osteoporoze dhe semundje kardio-vaskulare.
- Dhimbje ne zonen e fund-barkut.
Te gjitha keto crregullime vijne si pasoje e crregullimit hormonal qe krijohet dhe del e nevojshme nje vizite tek mjeku juaj per te percaktuar shkakun dhe gjetjes se zgjidhjes.
CILAT JANE DISA NGA SHKAQET SE PERSE KRIJOHEN KETO CRREGULLIME?
Amenorrea mund te ndodhe per shkaqe natyrale,dhe ne nuk duhet te shqetesohemi, qe jane:
- Shtatzania
- Laktacioni(ushqyerja me gji e femijes)
- Menopauz
Kontraceptivet:
Nen kete fjale “kontaceptive” jane nje sere teknikash apo medikamentesh qe perdoren nga femrat per te eleminuar nje shtatzani te padeshiruar. Ketu perfshihen :DIU, implantet subdermale,kontraceptivet oral,etj. *Kujdes per cdo metod kontraceptive qe do te zgjidhni duhet me patjeterte konsultoheni me mjekun tuaj,per rreziqe dhe efektet anesore te padeshiruara.
Medikamentet(ilacet):
- Antipsikotiket (ilace qe perdoren nga perdona me semundje mendore te renda)
- Kimioterapia,radioterapia
- Antidepresantet (barna qe perdoren ne crregulllimet e humorit)
- Anti-hipertensivet (ilace qe perdoren per te luftuar tensionin e larte)
Stili/menyra e jeteses
Stresi, ushtrimet fizike te sforcuara, pesha trupore e ulet, sindromi i ovareve polikistike, crregullimet e funksionit te tiroides, tumoret e gjendres se hipofizes ne tru, menopauza e parakohshme,etj.
Po ashtu probleme te tjera perfshijne edhe anomali te struktures se mitres dhe strukturave te tjera riprodhuese.
SI DIAGNOSTIKOHET AMENORREA?
- Testi i shtatzenise eshte egzaminimi i pare qe behet ne nje rast te tille,tek grate me aktivitet te rregullt seksual.Per kete behet testi i shtatzanise qe vlerson nivelin e beta-HCG ne gjak.
- Funksioni i gjendres tiroide.
Per kete kerkohet matja e TSH,qe eshte nje test laboratorik. - Funksionin ovarial.
Per kete kerkohet te behen analizat e gjakut per matjen e FSH, LH, Estrogjen, Progresteron.
Po ashtu mund te vlersohet edhe per rritjen e androgjeneve ne gjak ne momentin qe gruaja paraqitet me shtim te qimeve ne fytyre. - Egzaminime imazherike.
ECHO,CT,MRI,etj. te gjitha te realizuara nen kontrrollin e rrepte te mjekut.
TRAJTIMI!
Trajtimi i amenorrese varet nga shkaku. Ne disa raste perdorimi i kontraceptiveve mund te ndihmoje ne ciklin menstrual. Nese shkaku eshte prania e ndonje tumori ne koke behet nderhyrje kirurgjikale. E rendesishme eshte rregullimi i menyres se jeteses; menyres se ushqyerjes, menaxhimit te stresit, rregullimi i peshes trupore.
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/3924-amenorrhea
https://www.nichd.nih.gov/health/topics/amenorrhea
https://www.webmd.com/infertility-and-reproduction/guide/absence-periods
https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/amenorrhea