Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Glicemia esell 90, pas buke 204. A kam diabet?

Pershendetje,

Kam matur sheqerin ne gjak esell dhe me doli 90. Hengra buke, dhe e mata serish e me doli 204.

A tregon kjo qe kam diabet?

Faleminderit

Lazmikant

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me

Comment ( 1 )

  1. Pershendetje  Lazmikant,

    Faleminderit qe ndave me ne problemin tend shendetsore.

    Si fillim, duhet tju beje me dije se diagnoza e diabetit nuk eshte dhe aq e lehte.

    1. Me shume te dhena na nevojiten per shendetin tuaj sidomos ato qe kane te bejne me ndonje ankese si psh:
      • a jeni te etur me shume se zakonisht?
      • urinoni me shpesh?
      • keni nje ndjesi urije te pashpjegueshme?
      • ndonje ankese tjeter?

    2. Ne lidhje me glicemine esell. Niveli 90 mg/dL eshte mese normal. Ajo qe na shqeteson eshte niveli i sheqerit ne gjak pas buke qe ju ka dale 204. Ne kete rast me duhet t’ju pyes se kur e keni bere matjen? Kjo ka shume rendesi pasi pasi hame, eshte normale qe te kemi shtim te nivelit te sheqerit ne gjak ne 2 oret e para te marrjes se ushqimit.

    Pas 2 oreve, nese nuk jeni diabetik, glicemia do te normalizohet vetvetiu.

    Nese jeni diabetik, atehere, do duhet me shume kohe per tu stabilizuar. Per me teper duhet te filloni te ndryshoni menune tuaj dhe stilin e jetes per te ndihmuar stabilizimin apo normalizimin e nivelit te sheqrit ne gjak.

    3. Per momentin, do t’ju sugjeroja te masni ne laborator nivelin e HbA1C. Ky test do te na ndihmoje te kuptojme se sa ka qene mesatarje e glicemise keto 3 muajt e fundit. Ne kete menyre do te kemi te gjithe kuadrin klinik e laboratorik te plote per te percaktuar nese keni apo jo diabet.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Mos hezitoni te me shkruani serish ne rast se do keni ndonje pyetje tjeter.

    Dr.Albana