Pucrat ne kemben e nje foshnje

Question

Pershendetje te nderuar,

Doja te ndaj me ju sot shqetesimin e nje prindi ne lidhje me pucrat e shfaqura ne kemben e femijes si me poshte:

 

“Pershendetje doktor,

Kam djalin 20 muajsh dhe sot me eshte bere tek kembet me disa pucrra si ne foto.

Cfare mund te jene? E si ti mjekojme?

Faleminderit”

 

Ne fakt, une i pashe pucrrat dhe me duhen disa informacione shtese:

  • ka patur temperature femija?
  • eshte grindur me shume se heret e tjera?
  • ndonje problem te ri se fundmi?
  • i kruan femija?

Ato pucrra duken si qese te vogla me pak leng brenda. Duket si te shkaktuara nga virusi. Nese ka perhapje dhe ne pjese te tjera te trupit si trungu etj., dhe qe i kruhen shume, atehere mund te jete prej lise (varicella).

Por nese eshte vetem e lokalizuar ne kembe dhe vetem keto pak pucrra, dhe nese do kete dhe shenja te nje rrufe te lehte, eshte e lidhur me virusin qe ka shkaktuar kete rrufe qe ne disa raste shoqerohet dhe me pucrra ne lekure.

Ne pergjithsi ato kalojne vete, pa shenja. Duhet te ruani femijen te mos e kruaje, apo mos te demtoje cipen e te dale lengu se mund te shkaktoje perhapje me te madhe. Tjeter rrezik eshte mbi-infektimi me baktere qe do te kerkonte mjekim me antibiotik.

Ne keshillojme vendosjen e Gentian violet ne vendin e pucrrave.

Te shkuara. Me shkruani serish nese do te keni ndonje problem tjeter.

 

Leave an answer