Niveli i sheqerit në gjak
Niveli i sheqerit në gjak përftohet kur kryhet një analizë e sheqerit në gjak. Kjo analizë ka vlerë më të madhe kur është e shoqëruar me simptoma. Është e rëndësishme matja me saktësi e nivelit të glukozës në gjak dhe interpretimi i kudesshëm I rezultatit. Nëse e keni të vështirë, shkoni dhe vizitoni mjekun tuaj.
Si te dalloni nëse jeni diabetik?
Nëse rezultatet e matura janë > 200 mg/dl, jemi në një zonë me rrezikshmëri të lartë për shfaqjen e ndërlikimeve të diabetit, infarktit në zemër ose edhe vdekjes. Bëj kujdes!
Thjesht po theksoj rëndësinë e gjëndjes suaj shëndetësore aktuale. Në të njëjtën kohë, duhen filluar të ndërmerren hapa te thjeshtë për kontrollin e sheqerit në gjak. Ato përfshijnë ndryshime në stilin e jetesës dhe strategji dietike që mund të kontribuojnë në uljen e sheqerit të lartë në gjak në mënyrë natyrale.
Një fakt tjetër i rëndësishëm është informimi adeguat për të kuptuar nivelin optimal të sheqerit dhe diapazonin e vlerave si diabetik.