Terapia me fluoxetin e suplemente se bashku?

Question

Prsh,

Jam 1 djale 30 vjec perdori fluoxetin 20 mg  dhe deshta me pyet mjekun a mundem me i perdor edhe suplemente. Si psh L carnitin a ka efekte anesore nese perdoren te dyja?

 

Answer ( 1 )

    0
    2024-04-22T21:59:45+00:00

    Përshëndetje

    Në përgjithësi mund të përdoren preparatet të tilla si L-carnitine për të ndihmuar në lehtësimin e shenjave klinike ndërkohë që merrni fluoxetine.

    Kjo sepse disa studime kanë treguar që niveli i carnitines është më i ulur në pacientet me shenja depresioni. Prandaj mund të gjendet një përfitim nga përdorimi i suplementeve me bazë L-carnitine të këta pacientë.

    Megjithatë duhet një konsultë e vazhdueshme me mjekun tuaj kurues për të përcaktuar për sa  kohë duhet t’a merrni, bëni ca kohë pushim pastaj riperdoreni sërish.

    Gjithë të mirat.

Leave an answer