Rezultati i biopsisë së mishit të huaj në hundë
Përshëndetje, vjehrra ime është bërë operim nga mishi i huaj në hundë. I kanë bërë dhe biopsinë dhe konkluzioni është: “kuadri hispatologjik i përputhshëm me lezion neoplazik malinj për histiogjenezën e të cilit nevojiten ekzaminime IHC”
Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta?
Faleminderit
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Mishi i juaj në hundën e vjerres suaj ka rezultuar një masë tumorale jonë thjeshtë.
Një tjetër ekzaminim është kërkuar për të përcaktuar llojin e tumorit i cili do te ndihmoje përcaktohet lloji i mjekimit.
Ekzaminimi i këshilluar është një tjetër lloj biopsie IHC (immunohistochemistry).
Jua rekomandoj t’a bëni që të fillohet terapia sa më shpejt.
Duke ju uruar gjithë të mirat.