Answer ( 1 )

    0
    2024-03-12T11:45:20+00:00

    Pershendetje,

    Se pari ju pergezoj per shtatzanine tuaj dhe ju uroj ta keni sa me te lehte deri ne fund.

    Per sa i perket analizave qe keni derguar, te gjitha duken ne rregull.

    Rubella IgG eshte pozitive pasi kjo tregon qe jeni vaksinuar e imunizuar ne rregull. Nderkohe Rubella IgM eshte negative, qe tregon qe nuk po kaloni ndonje infeksion akut. E kjo eshte gje e mire.

    Cytomegalovirus IgG eshte pozitive, qe tregon qe ju e keni kaluar si semundje dhe keni fituar imunitet. Nderkohe Cytomegalovirus IgM eshte negative qe tregon qe nuk jeni duke kaluar ndonje semundje akute per momentin.

    Pra IgG tregojne qe jeni ekspozuar ndaj ketyre viruseve apo vaksinave te tyre me pare duke fituar imunitet.

    Nderkohe qe IgM tregojne nese jeni duke kaluar ndonje semundje akute per momentin apo jo (ne rastin tuaj jo).

    Duke ju uruar t’ju veje cdo gje mbare.

    Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer