Shtatzania me djale pas dy vajzave

Question

Pershendetje,

Jam e interesuar per nje pyetje . Kam 2 vajza dhe dua te ngel shtatzene me nje djale ka metoda apo formule?

Answer ( 1 )

    0
    2024-02-20T10:23:30+00:00

    Pershendetje,

    Femijet jane jete qe i shtohet jetes se gjithesecilit, cilido qofte vajze apo djale.

    Keshillat per te ngelur shtatzane me djale nuk kane prova shkencore. Mund t’i perdorni por nese nuk arrihet rezultati, atehere do te thote qe eshte risku juaj te keni vajza.

    Megjithate po ju jap nje ndihmese si me poshte:

    1.      Koha e kryerjes se marredhenieve seksuale: Sa me afer ovulimit as me shume shanse per te ngelur shtatzane me djale. Kjo sepse spermatozoidet mashkullore qe e quajme ne ate qe permbajne kromozomin Y jane me te shpejte dhe jetegjatesi me te shkurter se spermatozoidet femerore qe permbajne kromozomin . Keshtu qe kryerja e marredhenieve seksuale afer kohes se ovulimit ka me shume shanse qe spermatozoidet mashkullore te fekondojne vezen te paret.

    2.     Ka disa teori qe sugjerojne qe ndryshime te pH te traktit riprodhues mund te favorizojne mbijetesen e spermatozoideve mashkullore. Kjo pasi spermazoidi qe mbart kromozomin Y mbijeton me mire ne nje mjedis alkalin (bazik), ndersa spermatozoidi qe mbart kromozomin X (femerore) ne mjedis acid. Keshtu qe ndryshimi i dietes mund te ndikoje ne kete pH.

    Keshillat jane qe te perdoren me shume ushqime bazike si spinaqi, brokoli, kastraveca, selino, avokado apo banane. Dhe te perdoren me shume ushqime te pasura me kalcium  si bulmeti, jeshilleqet, bajamet, etj.

    Te kufizohen ushqimet acide si ushqimet jo te fresketa te perpunuara apo gjysem te gatshme, sheqer i rafinuar, kafeina, alkooli dhe disa lloje te mishit.

    Keshillohet gjithashtu te pini uje e te jeni te hidratuar qe te mbahet nje nivel optimal te pH ne trup. Pervec ujit, ushqime te pasura me uje perfshijne shalqirin, kastravecat, agrumet, etj.

    3. Pozicionimi gjate aktit te penetrimit. Ne fakt ka disa teori per kete te lidhura me penetrimin sa me te thelle qe spermatozoidet te jene sa me afer qafes se mitres e te arrihet te fekondohet veza sa me shpejt:

    –  pozicioni misionar : gruaja shtrihet me kurriz ndersa burri lart me kembet pak te ngritura te gruas

    –  stili i qenit: penetrimi ndodh nga prapa ne vagine (jo ne pjesen anale), por qe gruaja perkulet me duar e gjunje.

    Keto jane vetem hamendesime, mund te vazhdoni t’i zbatoni duke shpresuar te keni sukses.

    Megjithate une gjithmone i keshilloj pacientet e mi qe femijet jane dhurate qe nuk ka cmim. Mendoni sa cifte kane tentuar te keni nje femije dhe jane sprovuar pa e patur. Djale apo vajze, ato jane drite, qe do ju ndricojne ne fundin e jetes suaj duke vazhduar ciklin e jetes.

    Duke ju uruar shendet e mbaresi.

     

     

Leave an answer