Pyetje rreth PCOS

Question

Pershendetje ,

Jam 22 vjeçe dhe kam PCOS, prolaktinen e lartë gjithashtu dhe gjendren tiroide.

Per PCOS perdor fertilova forte.

E kam lexuar ne google qe nga kjo shkaktohet dhe diabeti probleme me zemren dhe kolesteroli larte.

Desha tju pyes a do ti kem edhe un nga kto apo jo te gjithve mund tja shkaktoj sepse jam shum e lodhur nga hormonet dhe keto nuk mundem ti perballoj ,

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-15T20:47:49+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    I lexova te dhenat qe keni raportuar per gjendjen tuaj shendetsore dhe me vjen keq per situaten ne te cilen gjendeni.

    Ne te vertete, ju keni probleme hormonale te lidhura jo vetem me PCOS, por edhe me gjendren tiroide dhe prolaktinemine e larte.

    • Tani, eshte e vertete qe PCOS mund te kete rrezik te larte per te zhvilluar rezistence ndaj insulines. Si rezultat rritet risku per zhvillimin e diabetit. Por jo domosdoshmerisht. Prandaj, ne te tilla raste, ne u rekomandojme pacienteve te ndjekin nje stil jetese te shendetshme dhe nje diete te shendetshme dhe nxisim per shtim te aktivitetit fizik. Te gjitha keto nese ndiqen me rregullsi, mund te parandalojne shfaqjen e diabetit.

    Eshte gjithashtu e vertete qe ka probleme kardiovaskulare si tensioni i larte i gjakut apo kolesteroli i larte te lidhura me PCOS. Ama, edhe ne kete rast ato nuk mund te shfaqen domosdoshmerisht. Prandaj ne u rekomandojme pacienteve nje kontroll te mire te peshes brenda kufijve te normes, aktivitet te shtuar fizik, dhe gjithashtu nje diete te shendetshme. Te gjitha keto mund te ndihmojne ne zvogelimin e ketyre rreziqeve.

    • Ne pergjithesi, ndryshimet hormonale gjate PCOS, jane te lidhura edhe me ato te prolaktines. Kjo e fundit eshte nje hormon qe prodhohet nga gjendra e hipofizes ne tru.

    Ne rrethana normale, nivelet e prolaktines jane te larta gjate shtatzanise, dhe gjate periudhes se laktacionit (gjidhenies).

    Rrethana te tjera ku mund te jete e rritur prolaktina perfshin PCOS (sindromen e ovarit policistik). Ne kete rast, ndryshimet hormonale seksuale mund te cojnen te crregullim te nivelit te prolaktines. Kjo rezulton ne ndryshime ne ciklin menstrual si mungesa apo vonesa ne menstruacione.

    Nje prolaktinemi e larte mund te ndikoje ne ovulacion duke veshtiresuar mundesine per te mbetur shtatzane. Megjithate, ndonese te gjitha keto mund t’ju duken situata te renda apo serioze, nje menaxhim i mire i hormoneve do t’ju ndihmoje te parandaloni zhvillimin e ketyre komplikacioneve.

    • Per sa i perket gjendres tiroide, nuk keni percaktuar specifikisht problemet qe po hasni. Nje rezultat i testeve laboratorike qe keni kryer do na ndihmonte te vleresonim situaten tuaj.

    Gjithesesi, ne pergjithesi, pacientet me PCOS kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar hipotireoze (nivele te uleta te hormoneve tiroide). Gjithesesi, do duhet vleresuar nga pergjigjet e analizave tuaja laboratorike.

    Mjekimi eshte universal, krahas PCOS, trajtohen dhe problemet hormonale shoqeruese. Kjo kerkon durim nga ana juaj dhe nje bashkepunim te ngushte me mjekun tuaj kurues, gjinekolog dh endokrinolog.

    Gjithashtu duhet te ndiqni nje diete dhe stil jete te shendetshme ne perputhje me moshen, kerkesave te metabolizmit te trupit tuaj dhe problemeve shendetsore qe jane evidentuar deri tani. Kjo do te mundesoje kurimin e PCOS, dhe parandalimin e komplikacioneve te cituara me lart.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

     

Leave an answer