Puqrra e kruarje ne gjithe trupin – trajtuar per zgjebe
Pershendetje
Qe dy jave kam kruarje ne gjithe trupin kam qene ne kontrolle fhe me kan thene qe eshte zgjebja qe nje jave jam duke perdorur losionun Scarbies mirepo skam as nje efekt si dhe jemi 10 persona ne familje kam vajzen 4 muajshe mirepo te tjeret nuk kan asgje pavarsisht qe nuk jam izoluar asnje tjeter nuk ka shenja te kruarjes
Nese eshte zgjebja a duhet te sherohet me kete losionin dhe nese eshte kaq ngjitese si ka mundesi qe vajzes nuk ja kam ngjitur pasu qe e kam edhe ne gji
Kam dyshime qe nuk eshte zgjebja prandaj dhe po kerkoj pergjigjien tuaj
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Të lutem më dërgoni një foto të pjesëve të trupit që ju kruhen dhe tregoni se cilat janë ato pjesë: trungu? Krahët? Këmbët? Barku? Kraharor me? Kurrizi? Pjesa anale? Pjesa genitale?
Keni bërë ndonjë analizë deri më tani? Të gjakut apo ndonjë tjetër? Si ju kanë dalë përgjigjet e analizave per veshkat? Mëlçinë? Tëmthin?
Po analizë për feçe parazit keni bërë deri më tani?
Nëse i keni, ju lutem të m’i dërgoni.
Në pritje të fotos dhe informacioneve të sipërpërmendura.