Strisho vaginale a duhet mjekim?
Pershendetje!!Jam nje zonje 42 vjece.Kam bere nje strisho vaginale dhe rezultati eshte ky:
Trichomonas negativ
Epitele 2-18/fushe
Leukocite 3-5/ fushe
Baktere te shumta.Nuk vihen re elemente te tjere.
A kam nevoje per mjekim dhe nese po cfare me sugjeroni, faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per mua, duhet te beni dhe nje urine komplet per te vleresuar dhe kanalet e urines.
Nga analiza e strisho vaginale, verehet te keni infeksion vaginal, per te cilin ju duhet te merrni mjekim lokal (intravaginal). Kjo eshte e vertete nese ju keni edhe shqetesime si kruarje, shtim te sekrecioneve vaginale, apo dhimbje gjate apo ne fund te marredhenieve seksuale.
Zakonisht ne te tilla raste, ne rekomandojme:
Pasi te keni pergjigjet e urines komplet ma dergoni per te vleresuar dhe kanalet urinare.
Gjithe te mirat.