Kush jane menyrat e trajtimit per personat e varur nga lendet narkotike?
Varesia nga drogerat eshte nje problem kronik mjekesore, qe mund te krijoje ndryshime afatgjata ne organizmin tuaj. Per fat te mire, nderhyrja e hershme dhe trajtimi i duhur mund t’ju ndihmoje te shmangni disa nga problemet shendetesore afatgjata qe lidhen me varesine ndaj drogerave.
Duhet shume me teper se vullnet per t’u çliruar nga dorimi i drogerave, por mund te shpetoni ne saj te ciklit te detoksifikimit prej tyre. Mund te jete nje proces i gjate, por mjekimet dhe terapite ne grup mund te permiresojne shanset per sukses.
Varesia fizike dhe detoksifikimi.
Varesia nga drogerat çon ne ndryshime te disa zonave te caktuara te trurit, keshtu personat behen me te papergjegjshem per ndryshimet e tyre te humorit dhe te sjellies.
Perveç kesaj, perdorimi afatgjate i drogerave prek pothuajse te gjitha sistemet e trupit.
Ne momentin qe ju nderprisni marrjen e ketyre substancave, ka te ngjare te keni simptoma te tilla si:
- Nevojen per te marre drogen.
- Diarre.
- Pupila te zmadhuara(tek syte).
- Nuk flasin si duhet.
- Dhimbje barku.
- Ethe dhe te dridhura.
- Nauze dhe te vjella.
- Dhimbje trupi.
- Agjitacion(eshte shume i eger) dhe humor te rene.
Terheqja nga drogerat( qe me vone mund te quhet edhe varesia nga droga) zgjat nga disa dite deri ne disa jave. Po kjo varet nga droga qe keni marre, sa kohe e keni marrë dhe sa keni pire.
Pas zhdukjes se simptomave fillestare te drogerave, disa shqetesime fizike dhe mendore mund te zgjasin per jave te tera nese nuk perpiqeni qe ta lini ate.
Ilacet qe perdoren per varesine nga droga!
Varesia nga droga eshte nje arsye e forte per rikthimin dhe abuzimin e metejshem me keto lende. Por medikamentet/ilacet mund t’ju ndihmojne ne kete proces detoksifikimi dhe parandalimin e simptomave te varesise.
Pas detoksifikimit fillestar, ju jeni ne rrezik per rikthim e simptomave te varesise. Ekspertët thone se faktoret psikologjike dhe sociale jane faktoret kryesore qe mund t’ju shtyjne ti perdorni ato serisht. Stresi dhe situatat qe i kujtojne trurit kenaqesine qe mund te sjelle perdorimi i droges jane shkaktare te zakonshem te rikthimit te veseve te vjetra.
- Metadoni eshte nje opioid me veprim te gjate qe prek te njejtat pjese te trurit si droga me të cilin keni problem, por nuk ju shqeteson. Mund ta merrni çdo dite, por duhet te shkoni ne nje klinike speciale per ta marre. Doza e duhur parandalon simptomat e varesise dhe lehteson deshirat per droge.
- Buprenorfina eshte nje tjeter ilaç qe eshte miratuar per trajtimin e varesise nga opioidet. Ai prek te njejtet receptore ne trurin tuaj, por jo aq fort sa droga qe perdornit. Ka me pak rrezik nga mbidoza vdekjeprurese, keshtu qe ekspertet shpesh e favorizojne perdorimin e tij. Ai eshte gjithashtu i disponueshem ne kombinim me nalokson.
- Naltreksoni bllokon receptoret e droges. Ndryshe nga metadoni ose buprenorfina, ai nuk lehteson simptomat ose varesine. Por nuk mund te ndjeni asnje prej kenaqesive qe ju jep perdorimi i droges nese jeni duke perdorur edhe naltrekson.
Naltrexone funksionon me se miri si pjese e nje programi te gjere trajtimi ose rimekembje. Do ta filloni kete medikament kur të keni mbaruar me detoksifikimin. - Lofexidine hydrochloride (Lucemyra) nuk eshte nje opioid, por ju mund ta perdorni ate per te lehtesuar simptomat per nje detoksifikim te shpejte, eshte miratuar per perdorim deri ne 14 dite. Klonidina eshte e ngjashme me lofexadinen dhe perdoret gjithashtu per te trajtuar simptomat e varesise nga opioidet.
Keshillimi dhe terapite ne grup per personat e varur nga droga!
Shanset tuaja per te mposhtur varesine nga droga jane me te mira me ane te terapise afatgjate qe perfshin medikamente se bashku me nje forme te keshillimit ose terapise se sjelljes.
Keshillimi me nje profesionist te kualifikuar shendetesor ju ndihmon te perballeni me çdo problem personal ose social qe mund te çoje ne varesi nga droga ose ta perkeqesoje ate.
Kjo perfshin:
- Vetevleresim i ulet.
- Probleme ne pune ose ne shtepi.
- Njerezit perreth jush qe perdorin droge ose alkool.
Programi juaj i trajtimit mund te perfshije nje ose me shume nga opsionet e meposhtme:
E para dhe me e rendesishmja eshte menaxhimi urgjent i situates ne te cilen gjendet personi ne fjale.
Bashkbisedimi me pacientin ju ndihmon te identifikoni arsyet pse mund te mos deshiroje te ndryshoje sjellje.
Terapia njohese dhe e sjelljes ju tregon pse mund te jeni duke perdorur droge, nderton besimin se mund t’i adresoni problemet tuaja dhe ju meson te perballoni varesine ne menyre me efektive.
Terapia familjare sjell njerez qe kujdesen per ju dhe per te forcuar trajtimin tuaj.
Grupet mbeshtetese ju prezantojne me njerez qe e dine nga pervoja se çfare po kaloni. Ata mund te ofrojne keshillat e tyre per rikuperim dhe t’ju ndihmojne te perballeni me çdo pengese.
Trajtimi ne qendra rehabilitimi!
Me programet e trajtimit ne qendra rehabilituese, ju jetoni me njerez qe jane ne situata te ngjashme dhe mbeshtesin njeri-tjetrin gjate sherimit. Disa spitale ofrojne gjithashtu programe spitalore per njerezit qe kane probleme te tjera mjekesore. Keto trajtime perfshijne disa lloje te keshillimit ose terapise se sjelljes, si dhe medikamente.
REFERENCAT
https://www.webmd.com/mental-health/addiction/breaking-an-addiction-to-painkillers-treatment-overvew
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/drug-addiction/diagnosis-treatment/drc-20365113
https://medlineplus.gov/opioidusedisorderoudtreatment.html
https://www.cdc.gov/drugoverdose/featured-topics/treatment-recovery.html