Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si te mbroheni nga gripi dhe e ftohura?

Gripi dhe e ftohura jane dy infeksione te ndryshme qe prekin rruget e frymemarrjes dhe shpesh mund te ngaterrohen per shkak te ngjashmerive ne simptomat e tyre. Megjithate, keto dy semundje shkaktohen nga viruse te ndryshme dhe kane karakteristika te ndryshme.

Gripi shkaktohet nga virusi i gripit dhe ka keto simptoma: skuqje te syve, skuqje te fytyres, dhimbje te muskujve, ethe te forta, dhimbje koke.
Temperaturat e larta jane te zakonshme ne rastin e gripit.

E ftohura shkaktohen nga nje grup i madh i virusesh, simptomat zakonisht jane te buta dhe vijne gradualisht duke u perkeqesuar.
Temperatura e trupit eshte e ulet ne rastin e te ftohurave, por mund te rriten ndonjehere.

Simptoma te perbashketa te te dyja ketyre semundjeve jane: ethe, kollitje, dhimbje fyti dhe rrufe/teshtima. Diferenca midis tyre eshte se gripi ka nje fillim te menjehershem dhe simptoma me te renda si dhimbje muskujsh dhe temperatura te larta.

Me poshte do tju tregojme disa keshilla se si mund te mbroheni prej tyre.

1. Kujdes vecanerisht ndaj disa muajve te vitit.

Ka shume te ngjare qe te keni nje ftohje ose grip gjate muajve midis shtatorit dhe majit. Prandaj, jini shume te kujdesshem gjate atyre muajve, veçanerisht nese:

  • Ju jeni me i moshuar se 65 vjec.
  • Ju vuani nga nje semundje kronike (si astma, diabeti, semundjet e zemres ose HIV/AIDS).
  • Ju merrni ilace qe dobesojne sistemin tuaj imunitar, si ne rastin e semundjeve autoimune.
  • Punoni me femije me te vegjel se 2 vjec.

Ne keto semundje eshte shume i rendesishem procesi i vaksinimit, por kujdes do te duhen 2 jave qe te krijohet mbrojtja.
Prandaj edhe vaksinimi behet ne fillim te vjeshtes, perpara se te filloje sezoni i gripit.

Vaksina nuk do t’ju mbroje nga e ftohura, por ajo mbron nga llojet e gripit qe ekspertet presin te jene te zakonshme ate vit. Ai gjithashtu mund tju ndihmoje qe simptomat e gripit te jene me te lehta nese semureni.

2. Ruani distance fizike ndaj te tjereve.

Mikrobet qe shkaktojne te ftohuren dhe gripin kalojne nga nje njeri tek nje tjeter nepermjet ajerit.

Kur nje person i semure kollitet, teshtin ose flet, sperkla te vogla mukusi qendrojne ne ajer. Persona te tjere te shendetshem mund t’i marrin ato permes gojes ose hundes.
Sa larg duhet te qendroni nga dikush qe eshte i semure?
Keto sperkla mund te perhapen ne rreth 2 meter largesi. Prandaj, nese mundeni, mbani distance nga nje person me shenja te gripit apo te ftohures.

Njerezit me kete semundje jane me ngjites kur kane per here te pare simptoma si rrjedhje hundesh, kolle ose dhimbje trupi.

3. Mbani peshqire te ndare.

Shumica e njerezve ditet e sotme perdorin shami hundesh nje-perdorimshme, por shumica prej nesh harrojne se peshqiret qe perdorim ne banje permbajne gjithashtu mikrobe.

Kur dikush ne shtepine tuaj ka grip, vendosni nje peshqir shtese per duar qe ta perdorin te tjeret. Ose perdorni peshqire nje-perdorimesh.

4. Lageshtoni ajrin.

Nese ajri ne shtepine ose vendin tuaj te punes eshte shume i thate, mikrobet qe shkaktojne gripin do te qendrojne me gjate ne ajer. Perdorni nje lageshtues ajri per ta bere me te veshtire perhapjen e ketyre mikrobeve. Ajri i lagesht ben qe mikrobet e ajrit te bien ne toke ku ata kane me pak gjasa t’ju infektojne.

5. Mos e prekni fytyren me duar te palara.

Mikrobet e gripit mund te jetojne ne siperfaqe te forta si dorezat e dyerve dhe tastierat e kompjuterit deri ne 8 ore. Disa viruse qe shkaktojne te ftohuren e zakonshme mund te mbijetojne ne sipërfaqet e objekteve, madje edhe ato qe jane pastruar, per muaj te tere.
Nese prekni diçka qe nje person i semure ka kollitur ose teshtitur dhe me pas vendosni gishtat prane syve, hundes ose gojes, ka te ngjare te semureni edhe ju.

6. Duhet ti lani duart sa me shpesh.

Perdorni uje te ngrohte dhe sapun dhe pastroni duart per te pakten 20 sekonda, ne menyre qe te largoni mikrobet qe mund te shkaktojne semundje si gripi apo e ftohura.
Kjo eshte veçanerisht e rendesishme pasi keni qendruar ne nje dhome te mbushur me njerez si ne shkolle, qender tregtare ose zyre ku mund te keni rene ne kontakt me dike qe eshte i semure.
Ne ato raste kur nuk keni kushtet e duhra per te lare duart mund te perdorni edhe dezinfektant me alkool

7. Beni vaksinen e gripit.

Beni vaksinen e gripit çdo sezon per t’ju ndihmuar te parandaloni prekjen nga semundja apo kalimin me simptoma me te lehta te saj.

8. Forconi sistemin tuaj imunitar.

Kujdesuni per veten çdo dite per te ndihmuar trupin tuaj te luftoje mikrobet e te ftohtit dhe gripit. Ju duhet te pushoni mjaftueshem, te levizni dhe te keni nje peshe te shendetshme.
Hani nje diete qe eshte e pasur me fruta, perime dhe drithera. Nese pini alkool, kufizoni ate ne sasi te vogla. Nese pini duhan, do te ishte nje mundesi e mire per ta lene duhanin sepse duhani mund t’i perkeqesoje simptomat e gripit dhe te ftohjes.

REFERENCAT

https://www.webmd.com/cold-and-flu/avoid-cold-flu-germs

https://www.piedmont.org/living-better/10-ways-to-prevent-the-cold-and-flu

https://www.cdc.gov/flu/prevent/actions-prevent-flu.htm

https://www.stamfordspine.com/blog/how-to-protect-yourself-from-getting-sick-during-cold-flu-season