Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si te mbroheni nga fruthi dhe shenjat qe le ne lekure

Cfare eshte virusi i fruthit dhe kush jane shenjat e tij?

Fruthi eshte nje infeksion virusal shume ngjites qe shkakton nje skuqje te lekures ne te gjithe trupin dhe simptoma te tjera te ngjashme me gripin.
Fruthi shkaktohet nga nje virus, keshtu qe nuk ka trajtim specifik mjekesor per te. Virusi do te kaloje ne te gjitha etapat e tij, vetem se te semuret duhet te pijne shume lengje, te pushojne dhe te qendrojne ne shtepi per te parandaluar perhapjen e infeksionit.

Simptomat e para te nje infeksioni nga fruthi jane: nje kolle therese, teshtima, temperature e larte dhe sy te skuqur.
Skuqja ne mbare trupin shperthen 3-5 dite pas fillimit te simptomave, se bashku me nje temperature te larte deri ne 40°C.
Skuqja e lekures zakonisht fillon si pika te sheshta te kuqe ne balle, me pas perhapen ne pjesen tjeter te fytyres, poshte qafes, ne kraharor, krahet dhe kembet. Temperatura dhe pikat e kuqe ne lekure largohen ngadale pas disa ditesh.

Si perhapet semundja e fruthit?

Fruthi eshte nje semundje shume ngjitese. Ne fakt, 9 nga 10 persona qe nuk jane vaksinuar nga fruthi do te preken prej saj nese takohen me nje person te infektuar.

Si preken njerëzit nga fruthi?
Nese nje person i shendetshem i pavaksinuar bie ne kontakt me sperkalat (teshtitje apo kollitje) e nje personi te infektuar ne pjesen me te madhe te rasteve shfaqin simptomat e semundjes 7-14 dite me vone.

Njerezit me semundjen e fruthit mund ta perhapin semundjen deri ne 4 dite para fillimit te skuqjes se lekures. Pacientet te semure nga fruthi jane me ngjites kur kane temperature, rrjedhje hundesh dhe kolle.

Si trajtohet semundja e fruthit?

Duke qene se fruthi eshte nje semundje virale, nuk ka nje trajtim specifik ashtu sic ndodh ne nje semundje bakteriale ku trajtimi eshte specifik. Ne parim te trajtimit te semundjes se fruthit eshte ruajtia e mirqenies se pergjithshme.

Per te ndihmuar ne menaxhimin e simptomave duhet:

  • Te pini shume lengje.
  • Te inkurajoni pushim shtese.
  • Perdorni ilaçe kunder etheve (kujdes nuk perdoret aspirine), per ethet perdoret paracetamol ose ibuprofen.
    Asnjehere mos i jepni aspirine nje femije qe ka nje semundje virale, pasi mund te shkaktoje sindromën Reye, e cila mund te jete kercenuese per jeten.

Kujdesi ndaj ketyre pacienteve duhet te jete shume i madh, vecanerisht femijet me fruth duhet te monitorohen nga afer nga nje mjek. Ne disa raste, fruthi mund te çoje ne probleme te tjera, si p.sh.

  • infeksionet e veshit
  • laringit
  • diarre
  • pneumoni
  • encefaliti (irritimi dhe enjtja e trurit)

Femijet me fruth duhet te mbahen larg te tjereve per 4 dite pas shfaqjes se pikave te kuqe ne trup. Per ata me nje sistem imunitar te dobet, kjo duhet te vazhdoje derisa te sherohen plotesisht nga semundja.

Si te mbroheni nga virusi i fruthit?

Menyra me e mire per te mbrojtur femijet eshte te siguroheni qe ata jane te vaksinuar kunder fruthit.

Per shumicen e femijeve, mbrojtja nga fruthi eshte pjese e vaksines se fruthit-shytave-rubeoles (MMR), qe jepet kur ata jane 12 deri ne 15 muaj dhe perseritet kur ata jane 4 deri ne 6 vjeç.
Rreth 95% e njerezve arrijne imunitetin ne vaksinen e tyre te pare dhe pjesa tjeter e krijojne ate heren e dyte qe vaksinohen. Imuniteti kunder fruthit zgjat gjithe jeten.

Per femijet nen 1 vjeç, keshillohet qe nenat t’i ushqejne vetem me qumesht gjiri dhe mos t’i ekspozojne ne vende te populluara.
Po keshtu ne rast se planifikoni te udheoni jashte vendit, ne rast se nuk jeni vaksinuar, perpara se te udhetoni duhet te beni vaksinen kunder fruthit.

Ne rast se femijet me imunitet te dobesuar bien ne kontakt me nje femije te prekur nga fruthi, brenda 72 oreve duhet te kryeje vaksinen e fruthit, me qellim parandalimin e semundjes.

Si te mbrojme lekuren nga shenjat qe le fruthit?

Trajtimi i fruthit ne lekure varet nga shkalla e demtimit dhe ashpersia e semundjes.
Me poshte jane disa hapa te pergjithshem te trajtimit per shenjat qe le fruthi ne lekure:

  • Larja e zones se prekur: Si fillim duhet te lani mire zonen e mbuluar nga pikat e kuqe me uje te ftohte dhe sapun te bute per te larguar papastertit dhe per te parandaluar perhapjen e metejshme te saj. Mos perdorni uje te ngrohte sepse ky mund te rrisi perhapjen e ketyre njollave ne lekure.

Pas larjes, aplikoni gjera te ftohta (si akull) ne zonen e prekur per te reduktuar skuqjen dhe kruarjen. Per te parandaluar infeksionin, mos e prekni lekuren rreth pucrave dhe mos e grricni ate me thonje.

  • Perdorimi i produkteve te vecanta: Mund te perdorni kremra ose produkte te lengeta per te lehtesuar simptomat e fruthit dhe per te shpejtuar procesin e sherimit. Kremrat qe permbajne hidrokortizon mund te ndihmojne per te reduktuar skuqjen dhe kruarjen.
  • Vizita tek mjeku: Nese shenjat jane te renda, shtrihen ne nje zone te gjere te lekures apo shoqerohen me simptoma te tjera, si skuqje te renda apo enjtje te dukshme ne lekure, ju duhet te konsultoheni me nje mjek. Mjeku mund tju jap per te perdorur trajtime te tjera, si kortikosteroidet ose antihistaminiket, per te kontrolluar simptomat.

REFERENCAT

https://kidshealth.org/en/parents/measles.html

https://www.pregnancybirthbaby.org.au/measles-in-babies-and-children

https://www.cdc.gov/measles/symptoms/photos.html

https://www.nhs.uk/conditions/measles/

https://www.healthdirect.gov.au/measles