Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Aknet apo sic njihen edhe si pucrat ne lekure

Cfare jane aknet?

Aknet jane nje nga problemet me te zakonshme te lekures ku poret jane te bllokuara. Pikerisht ky bllokimi i poreve behet shkak per formimin e pikave te zeza, pikave te bardha dhe lloje te tjera puçrrash.
Puçrrat nuk jane asgje tjeter vec se gunga te mbushura me qelb, ndonjehere te dhimbshme, qe mund te formohen ne siperfaqe te lekures ose brenda saj.

Aknet jane disa llojesh, ku do te permendim:

  1. Aknet fungeale
    Aknet fungeale apo sic mund te njihen ndryshe edhe aknet kerpudhore formohen ne momentin kur kemi grumbullimin e qelbit ne gjendrat e qimeve. Keto pucra behen shkak per kruajtie te forta ne lekure dhe skuqje te tyre.
  2. Aknet cistike
    Aknet cistike shkaktojne formimin e puçrrave te thella, te mbushura me qelb. Keto mund te shkaktojne formimin e plageve.
  3. Aknet hormonale
    Aknet hormonale prekin te rriturit qe kane nje mbiprodhim te sebumit(yndyres se lekures) qe bllokon poret e tyre.
  4. Aknet nodulare
    Aknet nodulare jane nje forme e rende e akneve qe shkaktojne puçrra ne siperfaqen e lekures dhe gunga nen lekure.

Te gjitha keto forma te akneve mund te ndikojne ne vetevleresimin tuaj per pamjen e jashtme, ndryshe eshte per aknet cistike dhe nodulare qe mund te çojne ne demtim te perhershem te lekures.
Zgjedhja me e mire ne kete raste eshte te lini nje vizite tek nje mjek dermatolog.

A jane te shumte njerezit qe vuajne nga aknet? Kush zona te trupit jane me te prekura nga aknet?

Aknet mund te prekin te gjithe njerezit ne nje moment te jetes se tyre.
Me shume si problem haset tek adoleshentet dhe te rinjte qe pesojne ndryshime hormonale gjate adoleshences, por aknet mund te shfaqen edhe gjate moshes madhore.
Aknet tek te rriturit jane me te zakonshme tek grate shtatzena ose tek grate pas lindjes. Ju keni me shume mundesi te vuani nga aknet nese familjaret dhe te afermit tuaj kane kete problem(pra te jene gjenetike).

Sipas nje studimi rreth 80% e njerezve te moshes 11 deri ne 30 vjeç kane vuajtur se paku nje here ne jeten e tyre nga aknet. Problemi me i madh i akneve eshte per ato njerez qe kane lekure te yndyrshme.

Zonat me te zakonshme te shfaqjes se akneve ne trup jane:

  • Fytyra
  • Balli
  • Gjoksi
  • Shpatullat
  • Pjesa e siperme e shpines

Kush jane shenjat dhe simptomat me te shpeshta te akneve?

Simptomat e akneve ne lekure jane:

  1. Puçrra, nuk jane asgje tjeter vec se gunga te mbushura me qelb.
  2. Papulat, jane gunga te vogla, te bardha, te kuqe ose me te erret se ngjyra natyrale e lekures tuaj.
  3. Pikat e zeza. Folikuli i qimeve eshte bllokuar afer siperfaqes se lekures, ajo behet e zeze kur ekspozohet ndaj ajrit.
  4. Pikat e bardha. Folikulet e vogla te qimeve bllokohen nga yndyra dhe lekura e vdekur. Nje “pike e bardhe” formohet ne maje te çdo puçrre.
  5. Noduj, gunga te medha nen lekure qe jane te dhimbshme.
  6. Kistet, gunga te dhimbshme te mbushura me qelb nen lekuren tuaj.

Aknet mund te jene te lehta dhe të shkaktojne disa puçrra te rastesishme ose mund te jene te moderuara dhe te shkaktojne papula inflamatore. Aknet e renda shkaktojne papula dhe kiste.

Kush jane shkaktare e formimit te akneve?

Poret e bllokuara te qimeve ne lekure shkaktojne vazhdimisht puçrra. Rrenjet e qimeve kane disa gjendra qe prodhojne yndyre, kur kjo yndyre mblidhet se bashku me qelizat e vdekura te lekures atehere kemi formimin e pucrave.

Shkaqet me te zakonshme te formimit te pucrave jane:

  1. Sebum
    Nje substance vajore qe siguron nje pengese mbrojtese per lekuren.
  2. Bakteret
    Sasi te vogla bakteresh jetojne natyrshem ne lekuren tuaj, nese keni shume baktere, ato mund te bllokojne poret tuaja.
  3. Qelizat e vdekura te lekures
    Qelizat e lekures rigjenerohen vazhdimisht, kur keto qeliza te vdekura te lekures largohen, ato mund te ngecin ne folikujt e qimes dhe te japin formimin e pucrave. Kjo shkakton inflamacion, te cilin e ndjeni si dhimbje dhe enjtje.

Po ashtu duhet te keni kujdes nga disa lloje ushqimeshe, si :

  • Qumeshti
  • Proteina
  • Ushqime te pasura me sheqer

Ndersa dieta me shume sheqer mund te çoje ne shperthime aknesh, çokollata nuk eshte e lidhur drejtperdrejt me aknet.
Per te reduktuar rrezikun e akneve, zgjidhni te hani nje diete te ekuilibruar, ushqyese me shume fruta dhe perime te fresketa, veçanerisht ato te pasura me vitamine C dhe beta-karoten, e cila ndihmon ne uljen e inflamacionit.

Si diagnostikohen aknet?

Mjeku specialist per semundjet e lekures eshte mjeku dermatolog, qe mund te diagnostikoje aknet gjate nje ekzaminimi te lekures. Gjate ketij ekzaminimi, mjeku do te shikoje nga afer lekuren tuaj per te mesuar me shume rreth simptomave tuaja. Perveç kesaj, ata gjithashtu mund te pyesin edhe per faktoret e shperthimit te akneve, si:

  • A ndiheni te stresuar?
  • A keni nje histori familjare me akne?
  • Nese vereni shperthime te akneve gjate ciklit menstrual?
  • Çfarë ilaçesh merrni aktualisht?
  • Cfare ushqimesh hani zakonisht?

Si trajtohen aknet?

Ka disa menyra per te trajtuar aknet. Çdo lloj trajtimi ndryshon ne baze te moshes, llojit te akneve qe keni dhe ashpersise.
Qellimi i trajtimit te akneve eshte te ndaloje formimin e puçrrave te reja dhe te sheroje njollat ekzistuese ne lekure.

1. Medikamente kunder akneve per perdorim te jashtem

  • Peroksid benzoil, ky eshte i disponueshem si nje produkt pa recete si xhel ose lares. Ai synon te largoje bakteret siperfaqesore, te cilat shpesh perkeqesojne aknet.
  • Acidi salicilik, ky eshte i disponueshem pa recete per aknet si pastrues ose locion. Ndihmon ne largimin e qelizave te vdekura te lekures dhe largimin e yndyres se tepert.
  • Acidi azelaik, ai vret mikroorganizmat ne lekure dhe zvogelon enjtjen.
  • Retinoidet (derivatet e vitamines A), i cili disponohet pa recetë, largon pikat e zeza dhe pikat e bardha dhe ndihmon ne parandalimin e poreve te bllokuara, shenjat e para te akneve. Shumica e njerezve qe kane akne jane kandidate per terapi me retinoid. Keto medikamente nuk jane trajtime per njollat pas akneve, por duhet te perdoren ne te gjithe zonen e lekures se prekur nga aknet per te parandaluar formimin e puçrrave te reja. Shpesh duhet t’i perdorni keto per disa muaj perpara se te vini re rezultate pozitive.
  • Antibiotikët, antibiotiket qe perdoren ne lekure si klindamicina dhe eritromicina kontrollojne bakteret siperfaqesore qe perkeqesohen dhe shkaktojne puçrra ne fytyre. Antibiotiket jane me efektive kur kombinohen me peroksid benzoil.
  • Dapsone, Dapsone (Aczone®) eshte xhel qe vendoset direkt ne lekure, i cili gjithashtu ka veti vrasese ndaj baktereve dhe qeteson aknet e skuqura.

2. Medikamente per aknet qe merren nga goja.


Llojet e medikamenteve per aknet nga goja mund te jene:

  • Antibiotiket
    Antibiotiket e zakonshem per aknet perfshijne tetraciklinen, minociklinen dhe doksiciklinen. Keto jane me te mirat per aknet e moderuara deri ne te renda.
  • Isotretinoin
    Isotretinoin eshte nje retinoid qe merret nga goja. Isotretinoina zvogelon madhesine e gjendrave te yndyres, gje qe kontribuon ne formimin e akneve.
  • Kontraceptivet
    Perdorimi i disa kontraceptiveve ndonjehere mund te ndihmoje grate dhe njerezit e tjere qe kane akne.
    Keto kokrra permbajne nje kombinim te estrogjenit dhe progesteronit .
  • Terapia hormonale
    Terapia hormonale eshte e dobishme per disa njerez me akne, veçanerisht nese perjetoni shperthime aknesh gjate menstruacioneve ose periudha te parregullta te shkaktuara nga androgjeni i tepërt (nje hormon mashkullor). Terapia hormonale konsiston ne marrjene e dozave te uleta te estrogjenit dhe progesteronit ose nje medikament te quajtur spironolaktone qe bllokon efektin e disa hormoneve ne nivelin e gjendrave te qimeve.

3. Terapite shtese te akneve

  • Steroidet: Steroidet mund te trajtojne aknet e renda duke reduktuar inflamacionin.
  • Lazer: Lazeret dhe terapia me drite trajtojne shenjat e akneve. Po ashtu nxit prodhimin e kolagjenit dhe permiresimin e tekstures se lekures.
  • Peeling kimik: Ky trajtim perdor lend speciale per te hequr shtresen e siperme te lekures. Pas heqjes se shtreses se siperme te lekures, ajo behet me e lemuar dhe mund te zvogeloje shenjat e akneve.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/12233-acne

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/acne/symptoms-causes/syc-20368047

https://www.nhs.uk/conditions/acne/

https://www.niams.nih.gov/health-topics/acne#:~:text=Overview%20of%20Acne,commonly%20called%20pimples%20or%20zits.