Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Elektroforeza e hemoglobines dhe perse nevojitet ajo

Cfare eshte elektroforeza e hemoglobines?

Elektroforeza e hemoglobines eshte nje egzaminim qe ofruesit e kujdesit shendetesor e perdorin per te analizuar hemoglobinen ne qelizat e kuqe te gjakut.

Hemoglobina eshte nje proteine ne qelizat e kuqe te gjakut qe ka funksion transportin e oksigjenit ne te gjithe trupin.
Ndonjehere, gjenet qe kontrollojne prodhimin e hemoglobines ndryshojne ose demtohen, duke i kthyer qelizat e kuqe te shendetshme te gjakut ne qeliza te demtuara.
Anormalite e hemoglobines jane zakonisht probleme te trasheguara por mund te jene edhe te fituara gjate jetes.
Crregullimet qe mund te japin probleme te tilla qe lidhen me formimin e rruazave te kuqe te gjakut jane anemite si anemia drepanocitare ose talasemia.

Elektroforeza e hemoglobines ndihmon mjeket te diagnostikojne pikerisht keto probleme qe lidhen me crregullimet e rruazave te kuqe te gjakut.

Cili eshte dallimi ndermjet nje analize te hemoglobines dhe elektroforezes se hemoglobines?

Nje analize e hemoglobines mat sasine e hemoglobines ne qelizat e kuqe te gjakut. Elektroforeza e hemoglobines analizon llojet e ndryshme te hemoglobines ne qelizat e kuqe te gjakut.

Cilat jane tipet normale dhe jo-normale te hemoglobines ne qelizat e kuqe te gjakut?

Llojet normale te hemoglobines jane:

  1. Hemoglobina A (HbA), lloji i hemoglobines qe gjendet tek personat e rritur te shendetshem.
  2. Hemoglobina F (HbF), hemoglobina fetale. Ky lloj i hemoglobines gjendet tek foshnjat e palindura dhe te porsalindurit. Hemoglobina fetale zevendesohet nga hemoglobina adulte menjehere pas lindjes. Kjo lloj hemoglobine mund te gjendet edhe ne kushte normale ne femijet deri 3 vjec.
    Nese nivelet e HgbA ose HgbF jane shume te larta ose shume te uleta, kjo mund te tregoje per disa lloje te anemise.

Llojet jonormale te hemoglobines jane:

  1. Hemoglobina S (HbS). Kjo lloj hemoglobine gjendet ne te semuret me qeliza drepanocitare. Semundja e qelizave ne forme draperi eshte nje çrregullim i trasheguar qe ben qe trupi te krijoje qeliza te kuqe te gjakut ne forme draperi.
    Qelizat e kuqe te shendetshme te gjakut jane fleksibel, keshtu qe ato mund te levizin lehtesisht neper enet e gjakut. Ndersa qelizat ne forme draperi mund te ngecin ne enet e gjakut, duke shkaktuar dhimbje te forta dhe kronike, infeksione dhe komplikacione te tjera.
  2. Hemoglobina C (HbC). Kjo lloj hemoglobine eshte e lidhur me anemine hemolitike qe zhvillohet kur qelizat e kuqe te gjakut shkaterrohen me lehtë se qelizat e kuqe normale te gjakut ose kane nje jetegjatesi me te shkurter. Ashtu si anemia drepanocitare, hemoglobina C me se shpeshti prek njerezit me ngjyre.
  3. Hemoglobina E (HbE). Kjo lloj hemoglobine gjendet me se shumti tek njerezit me prejardhje nga Azia Juglindore. Njerezit me HgbE zakonisht nuk kane simptoma ose kane simptoma te lehta te anemise.

Ne cilat raste mjeku mund tju keshilloje nje analize te hemoglobines?

Ju mund te keni nevoje per realizimin e analizes se elektroforezes se hemoglobines nese keni simptoma te nje çrregullimi te hemoglobines.
Kjo perfshin:

  • Lodhjen e tepert
  • Lekure te zbehte
  • Ikter(verdheza), nje gjendje qe ben qe lekura dhe syte tuaj te marrin nje pamje te verdhe.
  • Dhimbje te forta .
  • Probleme me rritjen (tek femijet).
    Nese sapo keni lindur nje femije, i porsalinduri do te testohet me ane te kesaj analize si pjese e nje kontrolli rutine.
    Ekzaminimi kontrollon per nje sere kushtesh jo normale qe femija mund te vuaj. Shume nga keto semundje mund te trajtohen nese zbulohen heret.

Ju gjithashtu mund te beni analizen e elektroforezes se hemoglobines nese jeni ne rrezik per te pasur nje femije me semundje te qelizave ne forme draperi ose me nje çrregullim tjeter te trasheguar te hemoglobines.
Faktoret e rrezikut jane:

  • Historia familjare me anemi
  • Prejardhja etnike(origjina)
  • Talasemia, nje tjeter çrregullim i trasheguar i hemoglobines, eshte me i zakonshem tek njerezit me origjine italiane, greke, te Lindjes se Mesme, Azisë Jugore, Afrikes dhe pjeses mesdhetare te Shqiperise.

Si behet analiza e elektroforezes?

Kjo analize realizohet me ane te nje mostre gjaku te marre nga vete pacienti.

  1. Marrja e gjakut venoz.
    Zakonisht kjo analize behet duke marre nje moster gjaku nga nje vene e parakrahut. Si procedure eshte me shume pak dhimbje dhe kalon shume shpejte. Kjo procedure realizohet nga nje infermier/e, e cila e vendos mostren e gjakut ne nje provez hermetike, e cila dergohet me pas ne nje laborator.
  2. Marrja e gjakut nga shpimi i gishtit.
    Ne kete lloj analize, mjeku ose infermierja shpon majen e gishtit per te marre nje moster te vogel gjaku. Ata e ruajne kampionin e gjakut ne nje shirit testimi ose paisje tjeter te posacme.
  3. Marrja e gjakut nga shpimi i thembres.
    Ky test eshte pjese e ekzaminimeve shendetesore te foshnjave te porsalindura. Mjeket zakonisht e bejne kete analize brenda 48 oreve pas lindjes se femijes tuaj.
    Testi perfshin shpimin e thembres se foshnjes me nje gjilpere per te marre disa pika gjak.
    Ekzaminimet e te porsalindurve kontrollojne per shenja te semundjeve te rralla, por potencialisht shqetesuese. Ne kete rast, ata po kontrollojne per variante te hemoglobines qe mund te jene nje shenje qe fëmija juaj ka anemi drepanocitare.

Cfare do te kuptoni me nje pergjigje pozitive dhe negative per elektroforezen?

Nje pergjigje pozitive per analizen e elektroforezes se hemoglobines do te thote qe ka rezultuar nje ndryshim ose variacion ne llojin e hemoglobines ne mostren e gjakut te analizuar.
Disa ndryshime të zakonshme të hemoglobines që mund të zbulohen përmes elektroforezës përfshijnë:

  • Hemoglobinopati, per shembull anemia ne forme drepanocitare.
  • Talasemia, elektroforeza mund te zbuloje ndryshime ne hemoglobine qe jane karakteristike te talasemise, nje grup i semundjeve te trashegueshme te hemoglobines qe perfshijne nje prodhim te reduktuar te hemoglobines.
  • Variacione normale te hemoglobines, ne disa raste, elektroforeza mund te zbuloje variacione te hemoglobines qe nuk jane te lidhura me semundje te veçanta. Keto variacione te zakonshme te hemoglobines mund te jene te pademshme dhe te ndryshme nga norma, por nuk tregojne per semundje te renda qe lidhen me hemoglobinen.

Ndersa nje pergjigje negative per analizen e elektroforezes se hemoglobines do te thote qe nuk jane zbuluar ndonje ndryshim apo variacion te rendesishem ne llojet e hemoglobines ne mostren e gjakut te analizuar. Kjo eshte zakonisht nje gjetje normale dhe tregon qe hemoglobina e pacientit eshte nje varietet normal i hemoglobines.

Pacientet me rezultate negative te elektroforezes se hemoglobines jane zakonisht te percaktuar si te shendetshem. Kjo analize eshte nje mjet i rendesishem per identifikimin e semundjeve te hemoglobines dhe ndryshimeve te tyre te zakonshme, por nuk percakton gjithmone çdo lloj variacioni jo normal te hemoglobines apo semundje te tjera te nderlikuara te gjakut.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.webmd.com

https://my.clevelandclinic.org

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?