Si diagnostikohet osteomalacia
Cfare eshte osteomalacia?
Osteomalacia eshte nje semundje ku kockat behen te buta dhe te dobeta. Kjo do te thote se ato mund te perkulen dhe thyhen me lehte se normalisht.
Shkaku me i zakonshem eshte mungesa e vitamines D.
Rakit eshte emri i nje semundje te ngjashme me osteomalacine, por qe prek femijet.
Pse ndodh kjo semundje?
Kocka eshte nje ind i gjalle, ashtu si te gjitha indet e trupit. Qelizat e vjetra kockore hiqen vazhdimisht dhe zevendesohen me qeliza te reja, edhe kjo quhet riperteritje.
Kocka ka nje veshje te jashtme te forte, te quajtur korteks.
Brenda kockes ka nje strukture me te bute, te quajtur matrice. Ajo eshte nje strukture e ngjashme me nje rrjete.
Per te mbrojtur pjesen e brendshme te kockes, minerale si kalciumi dhe fosfori vendosen ne menyre te tille qe te formojne shtresen e jashtme te forte te kockes. Pikerisht forca e kockave varet nga sasia e ketyre mineraleve.
Vitamina D kontrollon nivelet e kalciumit dhe fosforit ne trupin tuaj. Ajo do te ndihmoje trupin te marre kalciumin nga ushqimi, kur vlerat e saj ne organizem jane te ulta dhe ne kete menyre te mund ta perdori per te forcuar kockat dhe funksione te tjera te organizmit.
Nese ju vuani nga mjaftueshmeria e vitamines D, kalciumit ose fosforit, kockat do te behen te dobeta dhe te rriskuara nga thyerjet.
Kush eshte i rriskuar te preket nga semundja e osteomalacise?
Kushdo qe nuk ka mjaftueshem vitamine D ne organizem, eshte ne rrezik te zhvilloje semundjen e osteomalacise.
Burimi me i mire i vitamines D jane rrezet e diellit. Disa njerez nuk dalin(ekspozohen) mjaftueshem ne diell dhe kjo rrit rrezikun e tyre per te pasur deficite te vitamines D.
Zakonisht njerzit me te prekur nga mungesa e vitamines D jane:
- Personat shume te dobet ose te semure qe e kane te veshtire per te dale jasht ne diell.
- Personat qe dalin ne diell gjithmone te mbuluar.
- Personat me ngjyre, pasi eshte pare se njerzit e bardhe e perthithin me mire vitaminen D.
- Grate shtatzena, gjidhenese dhe femijet kane nevoje per sasi te larta te vitamines D.
- Personat te cilet nuk ushqehen shendetshem dhe konsumojne ushqime me sasi te ulet te kalciumit dhe fosforit.
Në raste me te rralla, situatat jo te mira shendetesore si me poshte mund t’i bejne njerezit me te rrezikuar nga osteomalacia:
- funksioni jo-normal i veshkave
- semundjet e melçise
- disa medikamente, te tilla si ilacet qe perdoren per epilepsine
- nese keni bere nje operacion ne stomak
- semundjet qe prekin zorren e trashe si semundja Crohn, Celiakia, etj.
Si vendoset diagnoza (zbulohet semundja) e osteomalacise?
Per shkak se semundja e osteomalacise nuk shkakton gjithmone simptoma ne fillimet e saj, eshte e zakonshme qe njerezit te kene osteomalaci per dy ose tre vite rresht perpara se te diagnostikohen.
Çfare analizash apo egzaminimesh ndiqen per te arritur te vendosim diagnozen e osteomalacise?
- Nje test i thjeshte gjaku eshte gjithçka qe nevojitet per te vendosur diagnozen: nivelet e kalciumit, fosforit dhe vitamines D maten lehtesisht.
-Analiza e vitamines D
Kjo eshte nje analize e rendesishme per te vleresuar nivelet e vitamines D ne gjak. Nje nivel i ulet i kesaj vitamine mund te tregoje mungese te vitamines D dhe te sugjeroje nje gjendje te mundshme te osteomalacise.
-Analiza e kalciumit
Nivelet e kalciumit ne gjak mund te perdoren per te vleresuar nivelin e kalciumit ne trup dhe te zbulohen nese ka ndonje ndryshim te funksioneve normale ne organizem.
-Analiza e fosforit
Nivelet e fosforit ne gjak jane te rendesishme per te vleresuar balancen e mineraleve ne trup. Nivelet e uleta te fosforit mund te lidhen me osteomalacine.
Analizat e gjakut me poshte ndihmojne gjithashtu per te vendosur diagnozen:
- Fosfataza alkaline(ALP)
Kjo analize mund te perdoret per te vleresuar funksionin e kockave. Kur fosfataza alkaline eshte ne nje nivel te larte atehere duhet dyshuar dhe kerkuar analiza te metejshme per te pare nese kemi raste me osteomalaci. - Hormoni paratiroid(PTH)
Parathormoni eshte nje hormon i rendesishem qe kontrollon nivelin e kalciumit dhe fosforit ne trup. Analiza e PTH mund te perdoret per te vleresuar funksionin e gjendres paratiroide dhe mund te ndihmoje ne diagnostikimin e osteomalacise.
Zakonisht homoni PTH si vlere ne gjak, rritet si pjese e reagimit te trupit kur kemi niveleve te uleta te vitaminës D.
Testet e gjakut jane ne gjendje te perjashtojne disa nga shkaqet me te rralla te semundjes, ndersa nga ana tjeter nje radiografi mund te na tregoje ndonje krisje ose frakture ne kocka.
- Radiografia ose skaneri
Keto egzaminime imazherike me rreze X mund te tregojne ndryshime te rendesishme qe mund te kene ndodhur me kockat e personit, qe jane karakteristike te osteomalacise.
Historia mjekesore (ankesat e meparshme te pacientit) dhe ekzaminimi fizik nga mjeku eshte gjithashtu i rendesishem per te percaktuar shenjat dhe simptomat e mundshme te osteomalacise dhe per te kuptuar nese analizat e tjera jane te nevojshme.
Mjeku do te beje nje vleresim te plote te situates tuaj dhe do te kerkoje analizat e nevojshme ne varesi te shenjave dhe simptomave, si dhe faktoreve te tjere te rrezikut.
Kush jane ato shqetesime qe shkakton osteomieliti dhe qe ju detyrojne te shkoni tek mjeku?
Ashtu sic e kemi permendur edhe me siper, osteomalacia ne fillimet e semundjes nuk ka asnje shenje.
Megjithate, ndersa gjendja perparon, osteomalacia mund te shkaktoje:
- dhimbje te forta ne kocka dhe kyçe
- dhimbje dhe dobesi te muskujve, veçanerisht pas lodhjeve fizike
- kockat qe thyhen me lehtesi, veçanerisht ato te fundshpines dhe kembeve
- veshtiresi ne ecje dhe ndryshime ne menyren se si ecni
- ngerce te muskujve
- dhimbje dhe ndjesi si cpime gjilperash ne duar dhe kembe per shkak te niveleve te uleta te kalciumit.
Dhimbja e kockave ndihet me shpesh ne kembe, fundshpine, kofshe dhe gjunje.
Qendrimi ulur ose shtrire per te pushuar shpesh lehteson dhimbjen.
Muskujt mund te dobesohen ose te ndjehen te ngurtesuar. Dobesia ka tendence te preke muskujt ne kofshe, shpatulla dhe pjesen kryesore te trupit – trungun. Kjo mund ta beje te veshtire ngjitjen e shkalleve, ngritjen nga nje karrige pa perdorur krahet per mbeshtetje dhe, ne raste shume te renda, ngritjen nga shtrati.
Kush jane ato metoda qe perdoren per te trajtuar osteomalacine?
Trajtimi do te kuroje osteomalacine ne pjesen me te madhe te rasteve, por lehtesimi i dhimbjes se kockave, dobesise se muskujve dhe ngerçeve mund te zgjase disa muaj.
- Suplemente me vitamine D
Ne rast te vertetuara te mungeses se vitamines D, mjeku do t’ju rekomandoje suplemente te vitamines D. Doza dhe lloji i suplementeve varen nga shkalla e mungeses dhe gjendja e pergjithshme e shendetit tuaj. Suplementet e vitamines D jane ne dispozicion ne formen e kapsulave, tabletave ose me pika. - Ekspozimi ne diell eshte nje menyre natyrale per te prodhuar vitamine D ne trup.
Nese mungesa e vitamines D eshte rezultat i ekspozimit te paket ne diell, te qendruarit jashte ne diell per nje kohe te caktuar çdo dite mund te ndihmoje ne rritjen e niveleve te vitamines D. - Suplemente me kalcium dhe fosfor
Ne rastet kur ka edhe nje mungese te kalciumit dhe fosforit, mjeku mund t’ju rekomandoje suplemente te ketyre mineraleve. - Trajtimi i shkaktareve te mundshem
Nese osteomalacia eshte shkaktuar nga nje sëmundje tjere, si celiakia ose semundja e Crohn, trajtimi i ketyre semundjeve do te ndihmoje ne permiresimin e mungeses se vitamines D dhe mineraleve. - Ushqimi i pasur me vitamine D, kalcium dhe fosfor
Nderrimi i dietes per te perfshire ushqime te pasura me keto elemente mund te ndihmoje ne trajtimin e osteomalacise.