Pyetje per eko gjinekologjike

Question

Pershendetje,

Nese duam te bejme nje eko gjinekologjike per te pare nese procesi i ovulimit po ndodh ne cilen dite te ciklit rekomandohet te kryhet?

Answers ( 2 )

    0
    2023-08-18T19:40:59+00:00

    Pershendetje,

    Ne fakt, ovulimi nuk eshte nje dite fikse, dhe nuk mund te llogaritet 100% e sigurt.

    Se pari, duhet te dime, nese cikli juaj menstrual eshte i rregullt apo jo? Nese nuk e keni ciklin e rregullt, e mira eshte qe te observoni dhe te mbani shenim, datat e fillimit te ciklit tuaj menstrual per 3 muaj rresht.

    Nese ciklin e keni te rregullt, atehere ekoja zakonisht rekomandohet disa here brenda dites se 9 deri ne diten e 20. Zakonisht ne e rekomandojme 4-6 eko brenda ketij intervali kohe per te vleresuar zhvillimet e vezeve.

    Por, per mua, gjeja kryesore eshte te vezhgoni nese e keni ciklin e rregullt apo jo (te treguar me lart).

    Gjithe te mirat.

  1. Pershendetje!
    Jam 21 vjecare e virgjer por kam problem me cikel sepse nuk e kam te rregullt pra nje muaj me vin menstruacionet nje muaj jo dhe kur me vin nuk kam shume gjakederdhje.Perndryshe kam dhe infeksion urinar E-Colin qe jam duke e trajtuar por ende se kam leguar.
    Cfare mund te kem ? Dhe a eshte dicka serioze qe duhet te shqetesohem sepse ende nuk kam shkuar per vizitë gjinekologjike.

    Falemnderit !

Leave an answer