Vizitat e kontrollet gjate shtatzanise

Question

Pershendetje!

Jam në javen e 10 te shtatzanise dhe kam kryer vetem nje eko per konfirmim shtatzanie ne javen e 6 ,aktualisht jam duke mare  preganancy care vitabiotic orignal ,nuk kAm kryer asnjr kontroll apo analiz ,si duhet re procedoj,jam 30 vjec

Answer ( 1 )

    0
    2023-08-30T19:32:11+00:00

    Pershendetje,

    E mira te beni nje eko tjeter javen e 12 per te vleresuar bebin dhe zemren e tij, vleresohet NT dhe Bi-test.

    Pastaj ekoja e radhes midis javes se 16 – 17  per te percaktuar gjinine (nese ju e deshironi). Diku midis javes se 18 e 23 do ju lihet takim per ekon morfologjike te fetusit. Nese deshironi mund te beni nje eko 3D midis javes se 24 – 34, edhe po nuk e bete, nuk ka ndonje problem.

    Eko Doppler do ju caktohet midis javes se 30 –  34, dhe pastaj nje eko e fundit nga java  e 37 – 38.

     

    Plus, ju duhet te beni dhe analizat e gjakut ne tremujorin e 1 :

    • gjak komplet me formule
    • urine komplet
    • grupi i gjakut dhe faktori Rhezus
    • nese faktori Rhezus ju del negativ, do ju keshillohet nje test tjeter ICT-indirect Coombs
    • Elektroforeza e Hemoglobines (per te percaktuar dhe parandaluar semundjet hereditare te gjakut si talasemia apo drepanocitoza)
    • profili i tiroides (TSH, T3, T4)
    • Glicemia esell (per diabetin)
    • Testet e shpejta per semundjet infektive te tilla si Rubeola, Toxoplazma, CMV, HbsAg, HVC, HIV)

    Ne tremujorin e 2, analizat jane si me poshte (java 24 – 28):

    Ne tremujorin e 3, do ju kerkohen serish gjak komplet me formule, urine komplet, plus do ju shtohen:

    • provat e heparit
    • funksioni i veshkave
    • urokultura
    • Koha e hemorhagjise, dhe e koagulimit
    • Tampon vaginal per strepto-test

     

    Vizitat duhet t’i kryeni te konsultori i gruas cdo 4 jave deri ne javen e 28 te shtatzanise, pastaj cdo 3 jave deri ne javen e 36, dhe nga java 36 deri ne lindje cdo jave ndoshta gjinekologu do ju kerkoje dhe me dite.

    Nderkohe gjate gjithe vizitave, do ju matet tensioni i gjakut, ritmi i zemres, behen matjet e peshes, perimetrit te barkut, matjet pelvike te nenes.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

     

Leave an answer