Perse sherben Eko e aparatit urinar
Sistemi urinar eshte pjese shume e rendesishme e oganizmit te njeriut, funksioni i tij eshte thelbesor ne filtrimin e gjakut dhe largimin e produkteve metabolike nga organizmi.
Sistemi urinar perbehet nga 2 veshka, 2 uretere, vezika urinare dhe uretra.
Nje Eko eshte nje analize mjekesor qe perdor valet zanore me frekuence te larte per te krijuar imazhe te drejtperdrejta nga brenda trupit. I quajtur edhe sonografi ose ekoografi, ekografite i lejojne mjeket te shohin indet e buta ne brendesi te trupit.
Nje ekografi e sistemit urinar perdor valet e zerit per te marre imazhe te veshkave, uretereve dhe fshikezes se urines.
Cilat jane ato raste/simptoma kur mjeku kerkon Eko te aparatit urinar?
Ne momentin qe pacienti paraqitet tek mjeku me nje ose disa prej simptomave te meposhtme eshte shume e rendesishme realizimi i nje eko te aparatit urinar:
- Veshtiresi ne fillimin e zbrazjes ose mbajtjes se urines.
- Veshtiresi ne zbrazjen e fshikezes, e njohur si retension urinar.
- Urinim te pavullnetshem, e njohur si problemi i kontrollit te procesit te urinimit.
- Urinimi i shpeshte dhe emergjenca ne urinim.
- Infeksionet e perseritura te traktit urinar.
- Dhimbje barku, ne pjesen e siperme ose te poshtme te shpines ose ne ije.
- Dhimbje ose nje mase te forte ne bark, te tilla si enjtje ne nje pjese te caktuar te zones se barkut.
- Probleme me funksionimin e veshkave.
- Gjak ne urine, e njohur si hematuria.
- Guret ne veshka.
- Tension i larte i gjakut .
Mjeku mund te urdheroje gjithashtu realizimin e eko se aparatit urinar per te identifikuar nje problem shendetesor.
Kjo eshte e rendesishme sepse probleme te ndryshme te aparatit urinar mund te kene te njejtat simptoma. Per shembull, nje bllokim urinar mund te shkaktohet nga nje gur ne veshka ose nje prostate e zmadhuar.
Imazheria ose eko mund te ndihmoje gjithashtu mjekun te identifikoje, vleresoje, ndjeke dhe monitoroje probleme te tilla si:
- semundjet e veshkave
- tumoret
- kapaciteti i vogel i fshikezes urinare
- refluksi urinar, i njohur edhe si sindromi i kthimit mbrapasht te urines
- hidronefrosis, tek te sapolindurit pas imazheve te dyshimta ose jonormale gjate shtatzenise
A perben eko nje burim te rrezikshem ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues?
Ashtu sic edhe e permendem me siper Eko e aparatit urinar perdor disa vale te quajtur ultratinguj.
Keto vale dalin nga nje paisje e quajtur transduktor, ato jane vale te sigurta dhe pa dhimbje qe dergohen ne organin qe do te egzaminohet per te krijuar nje imazh te struktures se tyre.
Mjeku apo imazheristi mund ta levize transduktorin ne kende te ndryshme per te ekzaminuar pjese te ndryshme te trupit.
Kjo procedure eshte pa dhimbje, nuk paraqet rrezik nga rrezatimi, nuk ka nevoje per aplikimin e barnave gjumdhenes dhe ju lejon te ktheheni menjehere ne detyrat e perditshme pas procedures.
Mjeket perdorin lloje specifike te eko-s se per te pare pjese te ndryshme te traktit urinar.
Ekografia e fshikezes urinare mund te jape informacione per muret e fshikezes, divertikulat (xhepat qe formohen ne brendesi te saj), guret ne fshikez dhe tumoret e medha ne fshikez.
Ekografia e veshkave mund te tregoje nese veshkat jane ne pozicionin e duhur ose nese kane bllokime, gure ne veshka ose tumore.
Cila eshte pergatitja qe duhet te beni para realizimit te eko-s?
Ne varesi te llojit te eko-s qe do te kryeni, do te varet edhe para pergatitja qe do te beni per egzaminimin.
Udhezimet qe do te ndiqni do tu jepen nga vete mjeku ose nga nje punonjes i fushes se mjeksise.
Rregullat e pergjithshme qe duhet te ndjek pacienti para realizimit te eko-s jane:
- Duhet patjeter te pini disa gota uje, 2 ore para realizimit te eko-s.
- Nuk duhet te konsumoni ushqime te bollshme dhe pije me gaz 8 deri 12 ore para realizimit te eko-s. Kjo na ndihmon duke parandaluar formimin e gazrave dhe ndikon ne cilesine e imazhit.
- Ne momentin qe do te realizoni nje eko transrektale, duhet me patjeter qe naten para procedures te perdorni laksative per pastrimin e zorres.
- Ne disa raste mund te kerkohet edhe realizimi i klizmes para procedures se eko-s transrektale.
- Mos harroni te merrni medikamentet qe pini rregullisht sepse kjo nuk ndikon ne eko.
- Eko eshte egzaminimi me i pa-rrezikshem qe mund te realizoni sepse nuk ka rrezatim jonizues ne vetvete, por ju duhet te bisedoni me stafin mjeksor nese keni paisje metalike ne trup, kateter, etj.
Pergjigjet e eko-s komentohen vetem nga mjeku ose imazheristi pergjegjes per te, prandaj per cdo pyetje dhe paqartesi qe mund te keni duhet ti drejtoheni atyre.