Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Cfare tregon amilaza(+1200IU/L) dhe lipaza e rritur

Cfare eshte amilaza?

Amilaza eshte enzime, pra eshte nje lloj proteine, e cila ka nje rol shume te rendesishem ne zberthimin e sheqernave ne formen e tyre me te thjeshte ne menyre qe te perthithen lehte nga zorra. Pra amilaza eshte elementi thelbesor per tretjen e sheqernave.

Amilaza prodhohet kryesisht ne pankreas dhe derdhet ne pjesen e pare te zorres se holle(duoden), ku edhe kryhet procesi qe shpjeguam me siper kalimi i sheqernave ne formen e tyre me te thjesht qe eshte glukoza. Kjo enzime gjithashtu gjendet edhe ne peshtyme, ku behet edhe shperberja orale e sheqernave. Ne saj te amilazes qe gjendet ne peshtyme, gjate procesit te tretjes se ushqimeve njerzit mund te ndjejne edhe nje shije te embel ne goje.

Cfare eshte lipaza?

Lipaza eshte nje enzime, pra eshte nje lloj proteine, e cila ka nje rol thelbesor ne zberthimin e yndyrnave ne acide yndyrore dhe glicerol. E gjithe rendesia e saj qendron ne zberthimin e yndyrnave ne fomen e tyre me te thjeshte ne menyre qe te absorbohet(perthithet) thjeshte ne zorre.

Lipaza prodhohet ne pankreas dhe derdhet ne zorre, ku ndodh edhe procesi qe shpjeguam me siper, pra zberthimi i yndyrnadhe ne njesi me te vogla dhe perthithja e tyre.

Cilat jane vlerat normale te amilazes dhe lipazes ne organizem?

Sekretimi i lipazes kontrollohet nga 2 hormone:

  • sekretina
  • koleciatokinina.

Egzaminimi i niveleve te lipazes eshte i lidhur me qellime diagnositikese, ajo ekzaminohet permes serumit te gjakut.
Vlerat normale te lipazes variojne ndermjet 0-160 U/L.
Per pacientet me te rinj se 60 vjec vlerat normale te lipazes variojne ndermjet 10-140 U/L, ndersa per pacientet me te rritur se 60 vjec vlerat normale te saj jane ndermjet 24-151 U/L.

Ashtu si edhe e permendem tek lipaza, egzaminimi i amilazes ka rendesi shume te madhe ne diagnostikimin e semundjeve te pankreasit dhe cdo crregullimi te tij.
Amilaza totale ne organizem, ne kushte normale, i perkon vlerave 1-225 UI/L.

  • Amilaza pankreatike kap vlerat 17-115 UI/L
  • Amilaza qe gjendet ne peshtyme kap vlerat 17-135 UI/L
  • Amilaza qe gjendet ne urine kap vlerat 25-1.500 UI/24 ore

Verat e konsideruara normale ndryshojne nga laboratori ne laborator, prandaj ne çdo analize duhet te kontaktoni me mjekun per sqarimet e nevojshme.

Kur duhen bere analizat e amilazes dhe te lipazes?

Dozimi i amilazes dhe lipazes behet me rekomandim te mjekut, kur dyshohet se pacienti ka shqetesime qe lidhen me pankreasin, si:

  1. Dhimbje te forta barku (ndonjehere shfaqen ne shpine dhe behet me te fuqishme pas vakteve ushqimore).
  2. Temperature.
  3. Mungese oreksi.
  4. Fryrje barku.
  5. Humbje peshe pa nje shkak te dukshem.
  6. Te perziera dhe te vjella.
  7. E dalura jashte(jashteqitja) ne forme te yndyrshme dhe me ere te keqe.
  8. Meteorizmi (fryrje barku).
  9. Ikter (verdheza).

Perveç analizave te mesiperme mund te kerkohet ekzaminimi i niveleve te kreatinines nese dyshohet per demtim te funksionit te veshkave, ne prani te hepatit kronik apo pas operacionit per heqjen e gureve te temthit.

Ne cilat raste rriten vlerat e amilazes dhe te lipazes?

Disa shkaqe te mundshme te niveleve te larta te amilazes dhe lipazes ne gjak mund te jene:

  1. Pankreatiti
    Nivelet e larta te amilazes jane shpesh te lidhura me inflamacionin e pankreasit, nje gjendje qe quhet pankreatit. Pankreatiti mund te jete akut ose kronik.
    Ne pankreatit akut vlerat e amilazes mund te rriten 6-14 here krahasuar me kufijte normal ne nje periudhe prej 12 oresh dhe vazhdojne te larta per disa dite. Nga ana tjeter kemi edhe rritjen e lipazes. Nje amilaze prej me shume se 1200UI/L eshte nje indikator i fuqishem qe paralajmeron per nje pankreatit.
  2. Kalkuloza e rrugeve biliare
    Ngacmimi i kanalit biliar nga guret qe mund te formohen, mund te shkaktojne rritje te nivelit te amilazes. Kjo ndodh sepse rruget biliare komunikojne edhe me pankreasin, ndersa ne momentin qe ndodh bllokimi nga guret kemi rritjen e ketyre dy enzimave dhe kemi dhimbje te madhe.
  3. Trauma ne zonen e barkut
    Traumat (aksidentet e ndryshme, rrezimet nga lartesiste, sportet e renda) ne zonen e barkut ose pankreasit mund te shkaktojne po ashtu rritje te niveleve te amilazes dhe lipazes.
  4. Infeksionet e traktit tretes
    Disa infeksione te traktit gastrointestinal mund te japin nivele te larta te amilazes dhe lipazes. Kjo mund te ndodhi ne ato raste kur kemi ulcer gastrike, gastroenterit viral(bark e te vjella), etj.
    Po ashtu edhe nese kemi nje infeksion te gjendrave te peshtymes mund te kemi crregullime te niveleve te amilazes, si ne rastin e parotitit ose shytave.
  5. Pamjaftueshmeria e veshkave
    Ne kete rast rritja e amilazes ne gjak shoqerohet me nje perqendrim normal apo te ulet te amilazes ne urine, kjo pasi veshka nuk arrin te eliminoje ate permes urines.
  6. Konsumi i alkoolit
    Perdorimi i tepert i alkoolit mund te ndikoje po ashtu ne nivelin e amilazes dhe lipazes.
  7. Shtatzeni jasht mitre (Barre ektopike).

REFERENCAT

https://www.mountsinai.org

https://www.urmc.rochester.edu

https://emedicine.medscape.com

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?