Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si te lexojme analizat kreatinemi dhe azotemi, shume te rendesishme per funksionin e veshkave

Cili eshte roli i veshkave ne organizmin e njeriut?

Veshkat luajne rol shume te rendesishem ne :

  • Nxjerrjen jashte te mbeturinave dhe toksinave si ureja, kreatinina dhe acidi urik.
  • Rregullimin e tensionit te gjakut.
  • Rregullimin e balances se ujit dhe elektroliteve ne trup.
  • Prodhimin e hormoneve si eritropoetina dhe vitamina D aktive(kalcitrioli) dhe renina.

Vleresimi i funksionit te veshkave eshte i rendesishem ne trajtimin e pacienteve me semundje te veshkave ose semundje te tjera qe ndikojne ne funksionin e veshkave.
Analizat per vlersimin e funksionit renal

  • Identifikimin e semundjeve te veshkave.
  • Monitorimin e trajtimit te semundjes.
  • Percaktimin e ecurise se semundjes.

Cfare tregon niveli i larte i kreatinines ne organizem?

Elementi me i rendesishem per vleresimin e funksionit te veshkave eshte kreatinina. Vleresimi i nivelit te nxjerrjes jashte te kreatinines perdoret per te marre nje rezultat te funksionimit te veshkave.
Kjo behet duke mbledhur urinen gjate nje periudhe 24-oreshe ose me mire gjate nje periudhe te caktuar prej 5 deri ne 8 oresh.

Kreatinina eshte nje produkt qe prodhohet nga degradimi(shkaterrimi) i proteinave dhe ne kushte normale prodhohet ne shkalle konstante ne trup.
Kreatinina qe hidhet ne qarkullimin e gjakut pastrohet teresisht nga veshkat. Ne ato raste kur demtohet filtrimi glomerular kemi rritje te nivelit te kreatinines ne gjak.

Asnjehere nuk duhet ta nenvlersojme nje analize ku kreatinina eshte e rritur, sepse ajo eshte nje shenje paralajmeruese sedicka ne trup nuk po funksionon si duhet! Mund te na shkruani ne https://www.pyetmjekun.com per cdo pyetje dhe shqetesim qe mund te keni.

Cfare tregon urea e rritur ne organizem?

Urea, eshte mbetje qe prodhohet nga metabolizmi(shkatrrimi) i proteinave, per kete arsye nivelet e saj lidhet ne menyre direkte me sasine e proteinave qe marrim me ane të ushqimit.
Veshkat jane organi pergjegjes per filtrimin dhe eliminimin e urese nga gjaku. Ne momentin qe veshkat nuk funksionojne mire, sasia e urese ne gjak rritet dhe kete gjendje do ta quajme uremi.
Kjo gjendje shkakton shqetesime ne aparatin tretes duke u shoqeruar me te vjella.
Po ashtu urea eshte shume toksike per trurin dhe rritja e niveleve te saj pertej nje vlere te caktuar, mund te behet shkak qe personat te perjetojne gjedje te fikti apo te humbjes se vetedijes.

Vlerat normale te urese ne gjak gjenden ndermjet kufirit 7-20 mg/dl, nese vlerat ne analizen tuaj gjenden me larte apo me poshte ketij kufiri ka dicka qe nuk shkon me ju!

Po azotemia e rritur cfare tregon?

Azotemia dhe uremia jane te dyja gjendje qe prekin veshkat tuaja.
Azotemia eshte ajo gjendje kur keni shume azot ne gjak, ndersa uremia eshte gjendja kur keni shume ure ne qarkullimin e gjakut. Ureja eshte nje lloj produkti metabolik qe rrjedh nga rritja e azotit, dhe formohet ne melci pasi proteinat shkaterrohen .

Si ti lexojme keto 2 parametra ne nje analize gjaku?

Analiza e azot-kreatit (urea, kreatinina) eshte nje nder analizat me te rendesishme per te zbuluar funksionin e veshkave dhe funksionimin e pergjithshem te trupit.
Kjo analize realizohet duke marre nje kampion gjaku nga pacienti dhe duke e derguar me pas ne laborator. Por mund te behet edhe me ane te nje analize urine.
Ne pergjigjen tuaj te analizave nese vlerat jane me te rritura apo me te ulura se normalja, jane te shenuara me nje shenje (*).
Kujdes jo gjithmone kjo do te thote se ju mund te vuani nga nje semundje e veshkave sepse ajo mund te jete edhe si rrjedhoje e nje gjendje tjeter qe nuk eshte semundje.

1.KREATINIANA

Nivelet normale te kreatinines jane 0,7-1,2 mg/dL per meshkujt dhe 0,5-1,0 per femrat.
Nivelet e larta te saj mund te tregojne nje problem me veshkat, ndersa nivelet e uleta mund te shfaqen kur kemi mase te ulet muskulore. Perdorimi i ilaçeve dhe shtatzenia mund te ndikojne gjithashtu ne nivelet e kreatinines.

Shkaqet e niveleve te larta te kreatinines:

  • Semundja kronike e veshkave(Insuficenca renale)
  • Obstruksioni i veshkave(Gure ne veshka)
  • Rritja e konsumit te proteinave
  • Aktiviteti i rende fizik
  • Medikamente te caktuara, si disa lloje antibiotikesh dhe antacidesh(psh cimetidina), keto mund te japin rritje te perkohshme te nivelit te kreatinines ne serum.

Shkaqet e niveleve te uleta te kreatinines:

  • Humbje ekstreme ne peshe. Ne keto raste duhet te zbulojme nese pacienti ka nje crregullim te ngrenies sepse ai/ajo mund te vuaj nga bulimia apo anoreksia nervore.
  • Masa e ulet muskulore. Kjo mund te jap nje shkase te zbulojme myasthenia gravis apo distrofin muskulore.
    Po tek grate shtatzena?
    Te grate shtatzena keni nivele te ulta te kreatinines ne gjak. Kjo eshte sepse nje shtatzani normale ka nje shkalle filtrimi glomerular te larte dhe per rrjedhoje shpjegon me se miri nivelet e ulta ne kreatinines. E megjithate nivelet e kreatinines mund te ndryshojne gjate shtatzanise.
Tremestrat e shtatzeniseVlera mesatare e kreatininesKufiri i siperm i vlerave te kreatinines
Tremestri pare(1- 12 jave)0.63 mg/dL0.86 mg/dL
Tremestri i dyte(13-26 jave)0.59 mg/dL0.81 mg/dL
Tremestri i trete(27 jave deri ne lindje)0.61 mg/dL0.87 mg/dL

2.UREA

Analiza e ures apo azotemia eshte shume e rendesishme per vlersimin e funksionit te veshkave. Ajo eshte nje analize shume e vlefshme per njerezit qe vuajne nga diabeti ose tensioni i larte i gjakut, apo edhe ne nje gjendje te pergjithshme jo te mire.
Nese problemet me veshkat jane shqetesimi kryesor i pacientit, nivelet e kreatinines ka te ngjare te maten gjithashtu kur behen analizat per te matur nivelin e urese.

Ne pergjithesi, vlerat rreth 6-24 mg/dL (2,1-8,5 mmol/L) konsiderohet normale.
Kini kujdes vlerat mund te ndryshojne sipas laboratorit ne te cilin shkoni apo edhe moshes tuaj.
Nivelet e ures priren te rriten me moshen. Foshnjat kane nivele me te uleta se moshat e tjera, madje edhe brenda femijeve keto vlera ndryshojne.

Ne pjesen me te madhe te rasteve nivelet e rritura te urese tregojne se veshkat nuk punon ashtu si duhet, nje nivel i larte saj e tregon me se miri kete gje.

Por jo gjithmone nivelet e rritura te urese jane shenje e nje semundje, ato mund te jene te rritura edhe ne rastet kur:

  • Dehidrim, humbja e lengjeve ne trup.
  • Guret ne veshka.
  • Probleme me veshkat.
  • Hemorragji.
  • Shoku, infeksion i rende(sepsis)
  • Djegie te renda.
  • Ilace te caktuara, si disa antibiotike, ibuprofen apo aspirine.
  • Nje ushqim me shume proteina.

REFERENCAT

https://www.healthline.com

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?