Pse ndihem keshtu-ndjenje te vjelluri pasi ha?
Pershendetje
Jam 19 vjec dhe nuk ndihem mire me veten sepse pas cdo ushqimi dua ta vjell. Nuk e di pse stomaku ndonjehere me dhemb, kam lodhje shum dhe ndonjehere me kap si panik
Mendoj se kam probleme me zemren. Analizat i kam bere te gjitha dhe me kane dale ne rregull.
Disa here kam dhimbje nga shpina ose dhimbje nga ana barkut po nga krahu i majte dhe marrje mendsh, dhe veshtiresi ne frymarrje.
Cfare mendoni se kam me ndihmoni?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nga ajo qe me tregoni, duket sikur nuk ka nje funksionim te mire te zorres se trashe. Ndoshta vuani nga moszbrazja mire e zorres qe fryn zorret (distendon zorret) dhe jep ndjenjen e ngopjes dhe te vjellurit pas ushqimit.
Ju me thoni se keni bere analizat, e ju kane dale ne rregull. Ok, shume mire, por ju lutem te mi dergoni keto analiza me rezultatet e tyre qe te kuptoj nese keni vleresuar edhe funksionin e pankreasit? temthit? apo nese keni bere ndonje fibrogastroskopi per te perjashtuar ulceren gastro-duodenale apo ndonje kolonoskopi per te vleresuar zorren e trashe.
Ne pritje te pergjigjeve te siper permendura.