Pyetje mbi gjendjen shendetesore mungese magnezi

Question

Pershendetje,

Jam 18 vjec. Kam nje muaj e gjysme qe kam lodhje, keputje, te perziera, marrjemendsh.

A kam gje mungese magnezi? Cfare shkakton mungesa e magnezit?

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-05T21:07:08+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Shenjat tuaja klinike flasin per nje problem me te gjere sesa mungesa e magnezit. Nese do te dinim gjinine tuaj, do ju keshilloja per mjekun specialist (gjinekolog ne rast se jeni femer; ne te kundert ju duhet nje konsulte me mjekun gastrohepatolog per vete faktin qe keni te perziera prej 1 muaji e gjysem.

    Per mua, ndoshta nuk jeni ushqyer mire kete kohe qe ju ka dhene dhe keto marrjemendje. Megjithate nje konsulte me mjekun ORL ju duhet per te vleresuar me mire gjendjen tuaj.

    Eshte shume e rendesishme te beni ekzaminime te metejshme, pervec konsultave fizike me mjekun gastrohepatolog dhe ORL, ju duhen dhe analizat e meposhtme:

    • gjak komplet dhe formule
    • urine komplet
    • glicemia esell / HbA1C
    • azotemi/kreatinemi
    • provat e heparit
    • sideremia
    • niveli i vitamines D/magneziumit/ dhe elektroliteve ne gjak
    • TSH/T4

    Pasi te vleresojme keto pergjigje, mund te kemi nje diagnoze per rastin tuaj.

    Nderkohe ushqehuni shendetshem, mos konsumoni pije energjike, jini me shume aktive fizikisht e konsumoni me shume uje e fruta ne keto dite te nxehta.

    Ne pritje te pergjigjeve te analizave tuaja.

Leave an answer