Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INFEKSIONET ME TE SHPESHTA QE PREKIN SYTE

Infeksioni i syve eshte nje semundje qe zhvillohet kur mikrobe te tilla si bakteret, kerpudhat, viruset ose parazitet pushtojne nje zone te syrit ose zonat e aferta te tij.
Infeksioni perfshin, infeksione ne kornea (pjesa transparente e syrit), konjuktiva (membrana qe mbulon syrin), qepallat, retina, etj.

Ka lloje te ndryshme te infeksioneve te syve dhe si rrjedhoje nje diagnoze e sakte eshte shume e rendesishme per te trajtimin e pershtatshem te infeksionit. Ne shumicen e rasteve ato jane te lehta per tu kuruar.

Pavaresisht se jane ne gjendje te prekin kedo, ata priren te jene me te zakonshme tek femijet ose tek njerezit me probleme higjienike ose shendetesore, veçanerisht nese ata kane nje sistem imunitar te dobesuar.

10 LLOJET KRYESORE TE INFEKSIONEVE QE PREKIN SYTE!

1. KONJUKTIVITI

Konjuktiviti eshte nje infeksion bakterial ose viral i konjuktives(membranes transparente e syrit).
Skuqja e syve eshte karakteristike e kesaj semundjeje, per shkak te pergjigjes se sistemit imunitar ndaj infeksionit, enet e gjakut te konjuktives behen te perflakur dhe me te dukshme.

Edhe pse simptomat e dhimbjes, enjtjes dhe lotimit mund te jene shume shqetesuese, konjuktiviti rralle ndikon ne shikimin.

2 llojet me te shpeshta te konjuktivitit:

  • Konjuktiviti bakterial:
    Ky tip eshte lloji me i zakonshem i konjuktivitit. Ai eshte shume ngjitese, veçanerisht ne periudhat e nxehta te vitit. Karakteristika kryesore e tij eshte se syri kthehet i kuq dhe shfaqet nje mbiprodhim mukoze ne pjesen e poshtme te syrit. Fillon ne njerin nga dy syte, por zakonisht perhapet shpejt edhe tek tjetri.
  • Konjuktiviti viral:
    Ky tip eshte lloji me i rrezikshem i konjuktivitit sepse perveç qe nuk mund te trajtohet me antibiotike, ai ka simptoma shoqeruese qe perfshijne nje keqesim te pergjithshem, dhimbje te fytit dhe ethe, gje qe nuk ndodh me bakterialin. Per me teper konjuktiviti viral eshte shume ngjitese sepse personi mund ta transmetoje ate kur ende nuk ka simptoma te semundjes. Ne kete rast, syri merr nje ngjyre me roze.

2. KERATITI

Keratiti eshte nje infeksion i kornese(indi transparent para irisit). Nese nuk trajtohet, keratiti mund te jete nje infeksion serioz qe shkakton komplikime dhe demtime te perhershme te shikimit tuaj.
Keratiti ka simptoma te ngjashme me konjuktivitin, perveç ndjeshmerise ndaj drites, renies se shikimit, nje ndjesi te nje trupi te huaj ne sy dhe veshtiresi ne hapjen e syve per shkak te dhimbjes.

Ne varesi te mikrobit qe e ka shkaktuar ka disa lloje keratitesh:

  1. Keratiti bakterial:
    Ky lloj infeksioni mund te jete serioze pasi nese nuk trajtohet eshte e mundur qe te japi verberi nese perhapjen ne indet e tjera te syrit.
  2. Keratiti viral:
    Ky lloj keratiti mund te jete me serioze pasi trajtimi me antibiotike nuk funksionon dhe trajtimi me antivirale duhet te fillohet sa me shpejt.
  3. Keratit fungale:
    Keratiti fungeal ndryshe njihet edhe si keratiti mykotik. Ne pergjithesi keto infeksione kerpudhore zakonisht ndodhin kur kemi demtuar kornea dhe kemi nje rruge te hapur per te hyre mikrobet.

3. INFEKSIONI I QEPALLES SY SYRIT

Nje infeksion i buzes se poshtme te qepalles zbulohet nga prania e nje gunge te kuqe me qelb dhe kjo sjell me vete nje simptomatologji te dhimbshme. Zakonisht ato zhduken pa asnje trajtim brenda pak ditesh, megjithese dhimbja mund te lehtesohet me disa antibiotike.
Kjo semundje ndodh kur bakteret nga grupi stafilokok infektojnë gjendrat dhjamore te qepalles.

4. INFLAMACIONI SYRIT NGA “Chlamydia trachomatis

Inflamacioni i shkaktuar nga mikrobi i Chlamydia trachomatis eshte nje semundje e syve qe perfaqeson shkakun kryesor te verberise ne bote: gati 2 milione njerez vuajne nga demtimi i shikimit per shkak te ketij infeksioni.

Pergjegjes per demtimet e pakthyeshme, bakteri “Chlamydia trachomatis” shkakton nje semundje te syve shume ngjitese, veçanerisht ne ato vende ku kushtet higjenosanitare jane shume te ulta.

Ne fillim, infeksioni shkakton acarim ne sy dhe qepallat dhe me vone, çon ne enjtje te tyre dhe kullimin e qelbit nga syte. Infeksionet e perseritura nga ky bakter mund te perfundojne duke shkaktuar humbje te shikimit dhe madje edhe verberi.

5. ENDOFTALMITIS

Endoftalmitis eshte nje infeksion i brendshem i kokerdhokut te syrit. Ky lloj infeksioni mund te prek edhe strukturat e jashtme te syrit, ashtu sikur se mund te preki edhe strukturat e brendshme te tij dhe pa trajtimin e duhur, pasojat mund te jene serioze.

Zakonisht ndodh kur ka nje demtim te mbrojtjes se syrit, siç eshte operacioni i kataraktit. Plaga e hapur mund te çojne ne infeksion nga lloje te ndryshme te baktereve, te cilat do te kerkojne trajtim me antibiotike.

Megjithese e rralle, infeksioni i kokerdhokut mund te shkaktohet edhe nga infeksionet mykotike, ne vendet e ngrohta zakonisht. Ky lloj infeksioni eshte edhe me serioz se ai bakterial.

6. BLEFARITI

Blefariti eshte nje infeksion i qepalles se siperme te syrit.
Gjendrat dhjamore jane te infektuara nga mikrobe te ndryshme (zakonisht baktere) qe shkaktojne nje semundje qe nuk eshte e lehte per t’u trajtuar.

Zakonisht eshte nje problem kronik qe, pavaresisht se nuk eshte shume ngjites ose shkakton demtim te perhershme te shikimit, eshte i bezdisshem dhe i shemtuar, pasi qepallat marrin nje pamje te yndyrshme dhe qerpiket rriten ne menyre jonormale.

7. RETINITI

Retiniti eshte nje infeksion i retines(ajo pjese e syrit qe ben te mundur dergimin e sinjaleve ne tru dhe anasjelltas). Zakonisht shkaktohet nga Cytomegalovirus, i cili zhvillon nje infeksion viral qe mund te jete serioz.

Semundja fillon me njolla ne fushen e shikimit dhe shikim te paqartë.
Humbja e shikimit fillon ne periferi(anesh) derisa perfundon duke shkaktuar humbjen e shikimit qendror.

Pa trajtimin e duhur ose nje pergjigje te sakte nga sistemi imunitar, virusi perfundon duke shkaterruar retinen dhe duke demtuar nervin optik.

8. TOKSOPLAZMOZA

Toksoplazmoza e syrit eshte nje semundje qe prek retinen dhe qe shkaktohet nga nje mikrob i quajtur Toxoplasma gondii. Infeksioni mund te shkaktohet nga konsumimi i ujit ose ushqimit me veze te mikrobit ne fjale, te cilat pasi gelltiten, qarkullojnë neper trup derisa te arrijne ne retine.

Kjo shkakton retinit qe gjithashtu mund te jete serioz, veçanerisht per shkak te reagimeve te sistemit imunitar ndaj pranise se Toxoplasma gondii.

9. DAKRIOCISTITI

Dakriocistiti eshte nje infeksion i qeses lacrimal, zona pergjegjese per prodhimin e loteve brenda syrit dhe lejimin e kullimit te tyre. Ky eshte nje infeksion akut ose kronik qe zakonisht nuk perhapet ne te dy syte, ndodhet zakonisht ne njeren prej tyre.

Zakonisht shkaktohet nga bakteret dhe prek veçanerisht te sapolindurit dhe grate mbi 50 vjeç. Shkaku kryesor eshte pengimi i qeses lacrimal, i cili inkurajon zhvillimin dhe rritjen e baktereve patogjene.

10. OFTALMIA E PORSALINDUR

Oftalmia e te porsalindurit i referohet te gjitha atyre semundjeve te syve qe zhvillohen tek nje i porsalindur.
Duhet te kihet parasysh qe sistemi imunitar eshte ende i pazhvilluar dhe semundja mund te zhvillohet shume shpejt dhe te japi nderlikime.

Infeksioni mund te ndodhe per shkaqe te ndryshme, megjithese ne pergjithesi ndodh sepse kanali lotues i femijes eshte i bllokuar ose sepse nena, pavarësisht se nuk shfaq simptoma, e ka infektuar ate gjate ose pas procesit te lindjes.

SI MUND TI PARANDALOJME KETO INFEKSIONE?

Gjithmone duhet te kini parasysh se eshte me mire te parandalosh sesa te trajtosh.

Meqenese simptomat mund te jene shume shqetesuese dhe disa prej infeksioneve jane te veshtira per tu trajtuar, eshte mire qe te parandaloni zhvillimin e ketyre semundjeve.

Masat me te mira per ta bere kete jane si me poshte:

  • Mos i prekni syte me duar te pista.
  • Shmangni kontaktin me njerezit e infektuar.
  • Masat adekuate te higjienes personale.
  • Ne rast te mbajtjes se lenteve te kontaktit, respektoni rregullat e perdorimit.
  • Shmangni larjen syve ne uje te ndotur.

Per trajtimin e secilit prek infeksioneve te mesiperme eshte e keshillueshme te kontaktoni nje mjek specialist.

REFERENCAT

  1. American Academy of Ophthalmology – Eye Infections: https://www.aao.org/eye-health/diseases/eye-infections
  2. Centers for Disease Control and Prevention (CDC) – Conjunctivitis (Pink Eye): https://www.cdc.gov/conjunctivitis/index.html
  3. Mayo Clinic – Eye Infections: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/eye-infections/symptoms-causes/syc-20372308 .
  4. National Health Service (NHS) – Eye Infections: https://www.nhs.uk/conditions/eye-infections/
  5. WebMD – Eye Infections: https://www.webmd.com/eye-health/eye-infections-types

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?