Jam një vajzë 19 vjeçe jam E virgjër kam gati një muaj E gjysme pa menstruacione

Question

Pershendetje,

Kam një muaj E gjysme pa menstruacione dhe jam shume E shqetësuar Kam gati një vit që vuaj nga aknet hormonale të cilat jan shfaqur në zonën posht qafës dhe faqeve pika te kuqe.

Doja të dija nese aknet hormonale shkaktojn vonese tek periodat?

E jam shumë e shqetësuar ju lutem përgjigjuni

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-16T11:39:27+00:00

    Pershendetje,

    Vonesat ne cikel dhe aknet jane te lidhura me crregullimet hormonale qe ju keni. Eshte normale te keni kete lloj parregullsie ne cikel pasi jeni akoma shume e re (19 vjec) e cikli nuk eshte rregulluar akoma.

    Gjithesesi, per mua, duhet te beni disa kontrolle si vleresimi i hormoneve seksuale (mashkullore e femerore), dhe i gjendres tiroide (TSH, T3, T4) per te pare cfare deficiencash apo problemesh ka. Ne varesi te gjetjeve, do te flasim per terapine.

    Ne lidhje me pikat e kuqe ne fytyre, ato jane akne. Rregullimi i ciklit dhe hormoneve do ndihmoje ne pastrimin e fytyres. Gjithesesi, per ndonje keshille me specifike, ju lutem me dergoni pergjigjet e analizave dhe foto te pikave te kuqe ne fytyre dhe cfare mjekimi keni marre deri tani.

    Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara…

Leave an answer