Dhimbje veshi ne anen e majte dhe fyti me pucrra….
Question
Pershendejte doktor
Kam dhimbje veshi ne anen e majte dhe fyti po ne ate ane dhe e pashe qe mu kishe formu si lloj lythi ose pucrre.
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Kam pershtypjen qe keni kaluar nje grip me bllokim te hundeve e me kete fyt te acaruar. Bllokimi i hundeve shkakton bllokim te tubit te Eustakit, e ku ju ka shkaktuar dhimbje te vesheve. Megjithate duhet te shikohen veshet me otoskop per te percaktuar eshte vetem ky lloj bllokimi apo ka skuqje te veshit. Mund ta beni viziten te mjeku juaj i familjes apo te ORL.
Fyti i skuqur eshte ne kuader te infeksionit viral qe keni kaluar. Por ato pucrat qe shoh ne fyt (megjithese nuk i dalloj dot mire), me duken si tip pusi, e per mua, duhet te filloni te perdorni nje antibiotik tipit Betamox 1 g (2×1) nese nuk jeni alergjik.
Plus ju duhet Menthodex Lozenges 3×1 per te lehtesuar skuqjen e fytit e zbutur bllokimin. Si shoqeruese ju duhet nje suplement per forcim imuniteti i tipi Immulife dhe te konsumoni sa me shume uje, cajra, e lengje frutash te fresketa (jo te blera por te shtrydhura vete).
Mos harroni te beni gargare me uje te ngrohte e pak kripe (1 gjysem gote uje te ngrohte, shtoni 1 luge kafe kripe).
Ju uroj sherim te shpejte.