Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PROBLEMET E DEGJIMIT TEK FEMIJET

Prej kohësh eshte menduar se humbja e dëgjimit e shkaktuar nga zhurmat eshte nje problem per te rriturit, jo per femijet. Megjithate, sipas nje hulumtimi nga Qendrat Amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve sugjeron se mbi 12% e femijeve amerikane te moshes nga 6-19 vjeç kane humbje degjimi te shkaktuar nga zhurma dhe se humbja eshte e perhershme per rreth 5% te tyre.

Perveç zhurmes, shkaqe te tjera te problemeve te degjimit tek femijet jane otitis media (infeksioni i veshit te mesem), çrregullime gjenetike dhe disa sëmundje (si meningiti).

Nese keni ndonje dyshim ne lidhje me degjimin e femijes suaj, duhet te beni disa kontrrolle tek mjeku otorinolaringolog. Sa me heret te identifikohet humbja e degjimit, aq me mire do jete procesi i trajtimit.

Shkaqet e humbjes se perkohshme te degjimit tek femijet.

Disa nga shkaqet e humbjes se perkohshme te degjimit tek femijet jane:

  • Grumbullimi i dyllit ne kanalin e veshit.
  • Nje objekt i huaj (si rruaza ose pjese ushqimi) te ngecura ne kanalin e veshit.
  • Mukusi i tepert ne tubin e Eustakut, i shkaktuar nga ftohja.
  • Otitis media (infeksioni i veshit te mesem).

Shkaqet e humbjes se perhershme te degjimit tek femijet.

Disa nga semundjet dhe situatat qe mund te shkaktojne humbje te perhershme te degjimit tek femijet jane:

  • Semundjet e trasheguara qe shkaktojne zhvillimin jonormal te veshit te brendshem.
  • Ekspozimi i foshnjes se palindur ndaj semundjeve infekstive, rubeola eshte nje nga semundjet qe demton sistemin e degjimit tek femija.
  • Zhurma te forta, si fishekzjarre, koncerte rock, etj.
  • Lendime, te tilla si tronditje ose thyerje te kockave te kokes.
  • Semundje, si meningiti dhe shytat.

Kush jane disa nga shenjat qe tregojne se femija juaj ka nje sistem te mire degjimi?

  1. Te porsalindurit deri ne moshen 8 javeshe tremben ose qajne nga zhurmat e papritura aty prane ose edhe zgjohen nga gjumi .
  2. Nga 8 jave deri ne 4 muaj, shikon ne drejtim nga vjen zeri .
  3. Nga 6 – 12 muaj, kthen koken drejt zerave ose tingujve te njohur, fillon te belbezoje.
  4. Nga 12 – 18 muaj, njeh emrat e lojrave te preferuara, fillon te imitoje fjale dhe tinguj te thjeshte.
  5. Nga 18 – 24 muaj, ka nje fjalor te vogel me fjale te vetme dhe mund te kuptoje udhezime te thjeshta.
  6. Nga dy vjec e gjysem deri ne tre vjec e gjysem, ka te folur te qarte me nje fjalor te mire.

Kush jane disa nga shenjat qe tregojne se femija juaj ka probleme me degjimin?

Disa shenja qe femija juaj mund te kete probleme me degjimin jane:

  • Nuk pergjigjet kur i therrisni.
  • Nuk kane nje performance te mire ne shkolle, per shkak te humbjes se degjimit.
  • Ankohen per nje zhurme ne veshe (tinitus).
  • Flasin me ze shume te larte.
  • Shikojne televizor me volum shume te larte.
  • Nuk arrijne ti shiptojne fjalet si duhet.
  • Duken te pavemendshem dhe te prirur per te enderruar me syhapur.

SI ZBULOHET NJE HUMBJE E DEGJIMIT TEK FEMIJET?

Nese keni ndonje dyshim ne lidhje me degjimin e femijes suaj, beni nje test. Lloji i testeve te perdorura per te diagnostikuar humbjen e degjimit varet nga mosha e femijes, por mund te jete:

  • Teste objektive, te tilla si analiza te pergjigjes se trurit ndaj zhurmave, qe mat aktivitetin elektrik ne tru ne pergjigje te nje tingulli.
  • Testi me ane te nje diapazoni, qe e bejm te dridhet dhe e vendosim me pas ne vesh nese femija e degjon apo jo.
  • Testet me nje audiometer, ka te beje me nje paisje qe prodhon tinguj. Nese femija mund te degjoje ose jo tinguj te caktuar, ndihmon per te percaktuar shkallen e humbjes se degjimit.

SI TRAJTOHEN PROBLEMET E DEGJIMIT TEK FEMIJET?

Trajtimi varet nga shkaku dhe ashpersia e humbjes se degjimit :

  1. Antibiotikoterapia per otitis media.
  2. Heqja e trupit te huaj ose dyllit nga veshi.
  3. Aparate degjimi per te perforcuar tingujt.
  4. Nje implant koklear mund te vendoset ne rastin e humbjes se rende ose te thelle te degjimit.
  5. Terapi e te folurit.

REFERENCAT

  1. American Academy of Pediatrics, Joint Committee on Infant Hearing. (2007). Year 2007 position statement: Principles and guidelines for early hearing detection and intervention programs. Pediatrics, 120(4), 898-921.
  2. American Speech-Language-Hearing Association. (2018). Guidelines for audiology service provision in the schools. Retrieved from https://www.asha.org/policy/gl2018-00344/
  3. National Institute on Deafness and Other Communication Disorders. (2017). Childhood hearing loss. Retrieved from https://www.nidcd.nih.gov/health/childhood-hearing-loss
  4. Centers for Disease Control and Prevention. (2021). Hearing loss in children. Retrieved from https://www.cdc.gov/ncbddd/spanish/hearingloss/index.html
  5. Olusanya, B. O., Wirz, S. L., & Luxon, L. M. (2008). Community-based infant hearing screening for early detection of permanent hearing loss in Lagos, Nigeria: a cross-sectional study. Bulletin of the World Health Organization, 86(12), 956-963.
  6. American Academy of Otolaryngology-Head and Neck Surgery. (2019). Pediatric hearing loss. Retrieved from https://www.entnet.org/content/pediatric-hearing-loss