Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INFEKSIONET NGA HELICOBACTER PYLORI

Çfare eshte nje infeksion I shkaktuar nga Helicobacter pylori?

H. pylori (Helicobacter pylori) jane baktere qe mund te shkaktojne nje infeksion ne stomak ose duoden (pjesa e pare e zorres se holle). Ai eshte nje nga shkaktaret me te zakonshem te ulçeres peptike. Po ashtu H. pylori mund te nxise dhe irritoje mukozen e stomakut dhe te jape fillimin e nje gastriti. Infeksioni i patrajtuar dhe afatgjate nga H. pylori mund te çoje ne kancer te stomakut.
Bakteret e H. pylori jane te pranishme ne rreth 50- 75% te popullsise ne bote, qe ne dukje jane te shendetshem dhe nuk shfaqin asnje shqetesim.
Infeksioni me H. pylori shfaqet me se shumti tek femijet, por ai fare mire mund te preki edhe te rriturit. Mundesia me e madhe qe te ndodhi nje semundje nga H.pylori eshte ne ato vende me rrjet kanalizimi te dobet, ku kushtet higjeno-sanitare jane shume te dobta.

A mund te perhapet H. pylori nga personi ne person?
Po, H. pylori mund te perhapet nga personi ne person. Ai gjenden ne peshtyme, ne dhembe dhe jashteqitje. Duart e palara mire mendohet te jene nje burim shume I rrezikshem per perhapjen e ketij lloj bakteri.
Shkencetaret mendojne se H. pylori gjithashtu mund te perhapet permes ujit dhe ushqimit te kontaminuar me H. pylori.

A ka ndonje lidhje midis infeksionit nga H. pylori dhe kancerit te stomakut?
Nese vuani nga nje infeksion si H. pylori, ju keni nje rrezik shume te madh per te zhvilluar kancerin e stomakut me vone.
Nese keni nje histori te forte familjare per kancer te stomakut dhe faktoreve te tjere te rrezikut , edhe pse mund te mos keni simptoma te ulçeres se stomakut, duhet bere nje kontrroll I Imtesishem per te eleminuar mundesine e pasjes se bakterit H.pylori. Pasi eshte pare nje lidhje shume e ngushte es H.pylorit dhe ulcers se stomakut, sikurse edhe nje lidhje e ketyre te dyjave me kancerin e stomakut.

KUSH JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NGA NJE INFEKSION NGA HELICOBACTER PYLORI?

Shumica e femijeve me infeksion nga H. pylori nuk kane simptoma ne fillimet e tyre. E megjithate rreth 20% e femijeve mund te shfaqin simptoma te semundjes edhe ne stadet fillestrae.

Simptomat dhe shenjat nga prania e H.pylorit, nese jane te pranishme mund te shfaqen si:

  1. Dhimbje e shurdher ose djegese ne stomak (me shpesh disa ore pas ngrenies dhe gjate nates). Dhimbja mund te zgjase nga disa minuta ne disa ore dhe mund te shfaqet apo te zhduket disa here brenda nje kohe te shkureter.
  2. Humbje peshe e paplanifikuar.
  3. Fryrje barku.
  4. Nauze dhe te vjella (te vjella me gjak).
  5. Dispepsi (probleme me tretjen).
  6. Gromesira.
  7. Humbje e oreksit.
  8. Jashteqitje te erreta (gjak ne jashteqitje).

SI DIAGNOSTIKOHET NJE INFEKSION NGA HELICOBACTER PYLORI?

Nese mjeku juaj dyshone se nje prej shkaktareve te mundshem te shqetesimeve tuaja ne stomak apo edhe ulcers ne stomakut eshte H.pylori, atehere ai mund te kerkoje realizimin e nje prej analizave te meposhtme:

  • Nje analize frymemarrjeje.
    Ne kete test ju nxirrni fryme(fryni) ne nje qese,kjo gje behet para dhe pas pirjes se nje solucioni. Testi mat sasine e dioksidit te karbonit te leshuar nga frymenxjerrja juaj para dhe pas pirjes se tretesires. Nje nivel me i larte pas pirjes se tretesires nenkupton pranine e H. pylori.
  • Testi i jashteqitjes.
    Ky test kerkon prova te H. pylori ne nje moster jashteqitjeje.
  • Endoskopia e traktit te siperm tretes.
    Nje tub fleksibel futet poshte fytit drejte ne stomak. Nje moster e vogel indi nga mukoza e stomakut ose e zorreve merret per testim per pranine e H. pylori.

SI TRAJTOHET NJE INFEKSION NGA HELICOBACTER PYLORI?

Nese nuk keni simptoma te semundjes, automatikisht nuk keni nevoje te trajtoheni me medikamente.
Nese jeni diagnostikuar me H. pylori, shmangni marrjen e barnave anti-inflamatore josteroide. Keto barna mund te rrisin rrezikun e zhvillimit te ulceres se stomakut .

Ulcerat e shkaktuara nga H. pylori trajtohen me nje kombinim te antibiotikeve dhe nje frenues te pompes protonike per te reduktuar acidin e tepert.

  • Antibiotiket
    Zakonisht pershkruhen dy antibiotike. Nder zgjedhjet e zakonshme jane amoksicilina, klaritromicina (Biaxin), metronidazoli (Flagyl) dhe tetraciklina.
  • Frenuesit e pompës protonike
    Frenuesit e pompes protonike me te perdorur zakonisht jane lansoprazol (Prevacid), omeprazole (Prilosec), pantoprazol (Protonix), rabeprazol (Aciphex) ose esomeprazol (Nexium).
  • Subsalicilat i bismutit
    Ndonjehere ky medikament (p.sh. Pepto-Bismol) u shtohet antibiotikeve dhe kombinimeve te frenuesit te pompes protonike te permendura me siper. Ky ilaç mbron mukozen e stomakut.
    Trajtimi i kombinuar zakonisht merret per 14 dite.

Nje ilaç me i ri, Talicia, kombinon dy antibiotike (rifabutin dhe amoksiciline) me nje frenues te pompes protonike (omeprazol) ne nje kapsule te vetme.

REFERENCAT

  1. Malfertheiner, P., Megraud, F., O’Morain, C. A., Gisbert, J. P., Kuipers, E. J., Axon, A. T., … & Quigley, E. M. (2017). Management of Helicobacter pylori infection—the Maastricht V/Florence Consensus Report. Gut, 66(1), 6-30.
  2. Chey, W. D., & Leontiadis, G. I. (2017). How to effectively test for Helicobacter pylori. Gastroenterology, 153(2), 363-365.
  3. Hooi, J. K., Lai, W. Y., Ng, W. K., Suen, M. M., Underwood, F. E., Tanyingoh, D., … & Kaplan, G. G. (2017). Global prevalence of Helicobacter pylori infection: systematic review and meta-analysis. Gastroenterology, 153(2), 420-429.
  4. Fallone, C. A., Chiba, N., van Zanten, S. V., Fischbach, L., Gisbert, J. P., Hunt, R. H., … & Veldhuyzen van Zanten, S. (2016). The Toronto Consensus for the treatment of Helicobacter pylori infection in adults. Gastroenterology, 151(1), 51-69.