Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HEMORRAGJIA GASTRO-INTESTINALE

Gjakderdhja gastrointestinale eshte ajo gjendje  kur ka humbje te gjaku nga ndonje prej disa organeve te perfshira ne sistemin tretes. Mund te ndodhe nga çdo pjese e traktit gastrointestinal, nga cdo organ, qe nga goja nderi ne anus.

Gjakderdhjet e traktit gastrointestinal te siperme rrjedhin nga problemet me:

– Ezofagun.

– Stomakun.

– Duodenumin (pjesa e pare e zorreve tuaja te holla).

Gjakderdhjet nga zorret e holla rrjedhin nga problemet me:

– Jejunum (pjesa e mesme e zorreve te holla).

– Ileumi (seksioni i fundit i zorreve te holla).

Gjakderdhjet e pjeses se poshtme te traktit gastrointestinal mund te jene me origjine nga:

– Zorra e trashe.

– Rektumi.

– Anusi.

KUSH JANE LLOJET ME TE SHPESHTA TE HEMORRAGJIS GASTRO-INTESTINALE?

Akute: Gjakderdhje e papritur, e rende qe eshte shenje e nje urgjence mjekesore.

Kronike: Gjakderdhje qe vjen dhe shkon per nje kohe te gjate.

Okulte: Gjakderdhja nuk eshte e dukshme pasi eshte mikroskopike, por ju mund te shihni shenja te humbjes se gjakut gastrointestinale (siç eshte niveliu ulet eritrociteve) ne nje analize laboratorik.

– Te dukshme: Shenja te dukshme te nje gjakderdhjeje gastrointestinale, duke perfshire ngjyrat anormale ose substancat ne feçet (jashtëqitjet). Ju gjithashtu mund te villni gjak.

– E paqarte: Kur testimi standard i endoskopisë nuk zbulon nje burim te gjakderdhjes gastrointestinale.

KUSH JANE SHKAQET E HEMORRAGJIVE NE TRAKTIN GASTROINTESTINAL?

Hemorragjite ne pjesen e siperme te traktit tretes mund te shkaktohen nga:

  • Semundja Crohn.
  • Kanceri i ezofagut.
  • Variçet e ezofagut.
  • Ezofagiti.
  • Gastriti.
  • Tumori stromal gastrointestinal (GIST).
  • RGE (refluksi kronik i acidit te stomakut).
  • Kanceri i melçise.
  • Kanceri i pankreasit.
  • Ulçera peptike.
  • Kanceri i stomakut.

Hemorragjia ne pjesen e poshtme te traktit tretes mund te shkaktohen nga:

  • Kanceri anal.
  • Fisurat anale.
  • Polipet e zorres se trashe.
  • Kanceri kolorektal.
  • Semundja Crohn.
  • Divertikuliti dhe divertikulozi.
  • Tumori stromal gastrointestinal (GIST).
  • Hemorroide.
  • Ulçera rektale.
  • Koliti ulceroz.

KUSH JANE SIMPTOMAT E HEMORRAGJISE GASTROINTESTINALE?

Simptomat e gjakderdhjes gastrointestinale varen nga burimi dhe sa e rende eshte ai.

Ju mund te perjetoni:

1. Ngerçe/dhimbje ne forme krizash te barkut.

2. Jashqitje me ngjyre te erret ose jashteqitje me ngjyre te rregullt me gjak ne te.

3. Pamje e zbehte.

4. Frymemarrje e shkurter (dyspnea).

5. Lodhje

6. Te vjella me gjak ne te ose nje substance qe duket si llum kafeje.

7. Dobesi dhe lodhje.

A jane simptomat e gjakderdhjes akute te ndryshme?

Simptomat akute te gjakderdhjes gastrointestinale shfaqen papritur dhe shpesh jane te renda. Eshte e rendesishme te kerkoni kujdes te menjehershem mjekesor nese shikoni:

– Marramendje ose te fikët (sinkope).

– Veshtiresi ne urinim.

– Puls i shpejte, i cili mund t’ju beje te ndiheni te shqetesuar.

– Shoku, i cili ndodh kur nuk ka qarkullim te mjaftueshme te gjakut ne organet tuaja.

SI DIAGNOSTIKOHET HEMORRAGJIA GASTRO-INTESTINALE?

Mjeket kryejne nje vleresim te plote qe fillon  duke pershkruar simptomat tuaja shqetesuese. Per te identifikuar burimin e gjakderdhjes dhe sa e rende eshte ajo, do t’ju duhet t’i nënshtroheni analizave te ndryshme.

Çfare lloj analizash mund tju nevojiten?

1. Testet e gjakut, kontrollojne per shenja te gjakderdhjes gastrointestinale, te tilla si anemia, duke perdorur nje moster gjaku .

2. Testi i gjakut okult fekal, eshte nje test laboratorik qe kontrollon shenjat e gjakut ne nje moster te jashteqitjes.

3. Skanimi CT, eshte nje studim i sofistikuar imazherie qe  prodhon pamje 3D  te zorreve.

4. Rrezet X, marrin imazhe te traktit te siperm ose te poshtem tretjes per te kontrolluar shenjat e nje gjakderdhjeje ose gjendje te tjera. Testet perdorin kontrastin me bariumi qe e ben me te lehte shikimin e traktit tretes ne rreze X.

5. Endoskopia e traktit te siperm, eshte nje procedure per te ekzaminuar simptomat e nje gjakderdhjeje te siperme gastrointestinale.

6. Kolonoskopia ose sigmoidoskopia eshte nje procedure per te ekzaminuar shenjat e nje gjakderdhjeje ne pjesen e poshtme te traktit tretes.

A ka teste te tjera që mund tju nevojiten?

Ne momentin qe mjeku nuk mund te percaktoje me saktesi burimin e gjakderdhjes, pra kur kemi hemorragji akute, analiza te tjera qe duhet te behen jane:

1. Angiografia eshte nje studim imazherik qe perdor lend kontrasti per te bere me te lehte te dukshme enet e gjakut te traktit gastrointestinal.

2. Endoskopia me kapsule perfshin gelltitjen e nje kamere te madhesise se pilules. Ndersa udheton pergjate traktit gastrointestinal, ai ben fotografi. Ju e eliminoni kameren permes jashteqitjes.

SI MUND TE TRAJTOHET NJE HEMORRAGJI GASTROINTESTINALE?

Medikamentet mund te trajtojne disa lloje hemoragjish, duke perfshire ato me shkakqe ulcerative, hemorroideve ose RGE.

Disa medikamente qe mund te perdoren jane :

– Ulni nivelin e acidit ne stomak.

– Ndihmojne ne mpiksjen e gjakut.

– Lehtesojne enjtjen.

A do te duhet  te kryeni nje procedure tjeter?

Ne shume raste, mjeket  ofrojne trajtime per gjakderdhjen gastrointestinale gjate nje endoskopie ose kolonoskopie.

Instrumentet e vogla ne maje te endoskopit ose kolonoskopit bejne te mundur:

– Hiqni rritjet anormale, te tilla si polipet e zorres se trashe.

– Injektoni medikamente qe ndihmojne trupin te ndaloje gjakderdhjen.

– Mbyllni enet e gjakut jonormale me nje kapese ose shirit te vogel. – Perdorni nivele te uleta te nje lazeri ose nje gazi te nxehte ose te ftohte per te shkaterruar indin qe shkakton gjakderdhjen.

REFERENCAT

National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases. (2021). Gastrointestinal (GI) Bleeding. https://www.niddk.nih.gov/health-information/digestive-diseases/gastrointestinal-bleeding

American College of Gastroenterology. (2021). Gastrointestinal Bleeding. https://gi.org/topics/gastrointestinal-bleeding/

Mayo Clinic. (2021). Gastrointestinal bleeding. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gastrointestinal-bleeding/symptoms-causes/syc-20372743

MedlinePlus. (2021). Gastrointestinal Bleeding. https://medlineplus.gov/gastrointestinalbleeding.html