CRREGULLIMET E TRETJES
Crregullimet e tretjes ose keqtretja (dispepsia) eshte nje dhimbje ose siklet pas te ngrenit, ndersa stomaku eshte duke kryer procesin e tretjes se ushqimit. Mjeket perdorin gjithashtu termin dispepsi, qe do te thote te njejten gje: tretje e demtuar.
Nese keni dhimbje barku ose bark te fryre pasi keni ngrene, diçka ne procesin tretes nuk po shkon siç duhet. Megjithate, nuk eshte gjithmone nje gjendje per tu shqetesuar sepse ne disa raste mund te jete edhe vetem nje ndryshim qe kalon vete. Ndonjehere thjesht do te thote qe keni ngrene ushqime te gabuara ose keni ngrene shume shpejt.
Pothuajse te gjithe ne kemi perjetuar nje problem me tretjen ne nje moment te jetes sone.
Por per disa njerez, ajo eshte nje problem qe ndodh cdo here duke ulur cilesine e jetes. Kur dispepsi behet nje problem i rendesishem, mund ta gjeni veten duke kerkuar kujdes ne spital. Ndonjehere ekziston nje semundje pergjegjese per simptomat gastrointestinale (GI) qe ka nevoje per trajtim, por jo rralle nuk ka nje shpjegim per keto simptoma.
SI MUND TE DUKET NJE GJENDJE KEQTRETJE?
Dispepsia apo keqtretja mund te shfaqe disa simptoma te ndryshme, por gjithmone perfshin nje dhimbje ose shqetesimi ne pjesen e barkut. Ne bark gjenden nje pjese e madhe e organeve te tretjes, keshtu qe nese ato kane veshtiresi gjate kryerjes se procesit te tretjes, atehere do te ndjejne nje shqetesim ne bark(abdomen). Simptomat e dispepsise shfaqen gjithmone pas ngrenies, kur stomaku po kryen punen e tij dhe mund te quhet edhe si shqetesimi pas ngrenies ne mjeksi.
Ekspertet pergjithesisht pajtohen se simptomat e keqtretjes mund te jene ne formen e:
- Dhimbjes epigastrike.
Epigastri eshte ajo zone e trupit qe gjendet ne qender te trupit pikerisht nen sternum. Ketu eshte stomaku juaj. - Ndjesise se djegies.
Djegia mund te vije nga acidet e stomakut dhe enzimat ne traktin tretes ose nga inflamacioni. - Ngopjes se hershme ose te vonshme.
Ndjenja e ngopjes menjehere pas ngrenies, ose pak kohe pas saj, sugjeron qs stomaku eshte i mbingarkuar apo punon shume ngadale.
Por njerezit qe perjetojne dispepsi(keqtretje) shpesh raportojne simptoma te tjera te tilla si:
- Fryrje.
- Gazra.
- Nauze.
- Gromesira.
- Regurgitim (kur ushqimi i gelltitur kthehet perseri).
- Refluksi i acidit ne fyt.
- Urthi.
E megjithate duhet te kemi shume kujdes, ndonjehere nje sulm ne zemer mund te maskohet si dispepsi. Kerkoni menjehere kujdes mjekesor nese dispepsia shoqerohet me djersitje, gulçim ose nje ndjenje shtrengimi ne kraharor ose shtrengimi ne zonen e siperme te barkut.
Sa zgjat dispepsia?
Ju mund te keni simptoma te dispepsise per disa minuta deri ne disa ore pas ngrenies. Duhen 3-5 ore qe stomaku te trese nje vakt perpara se ta kaloje ate ne zorret tuaja. Gjate kesaj kohe, pankreasi dhe fshikeza e temthit dergojne enzima ne stomak per te ndihmuar ne tretje.
KUSH JANE SHKAQET E MUNDSHME SE PERSE MUND TE NDODH DISPEPSIA?
Ne pergjithesi, shkaqet e dispepsise(keqtretjes) ndahen ne tre kategori:
- Zakonet tuaja te te ngrenit.
- Si funksionon sistemi juaj tretes.
- Perceptimi juaj per dhimbjen dhe shqetesimin.
Faktorët e dietes (menyres se ushqyerit) dhe stilit te jeteses mund te ndikojne ne dispepsi do te permendim:
- Njerzit qe hane shume ose hane shume shpejt.
Ngrenia e tepert zmadhon stomakun dhe e ben me te lehte qe acidi te ngjitet siper ne fyte. - Konsumoni shume yndyre ne dieten tuaj.
Permbajtja e larte e ushqimeve me yndyre shkakton prodhimin e me shume acideve dhe enzimave, te cilat mund te irritojne stomakun. - Intoleranca ushqimore e panjohur.
Mund te keni veshtiresi ne tretjen e disa ushqimeve. - Pirja e duhanit dhe perdorimi i alkoolit.
Te dyja keto substanca irritojne mukozen ne te gjithe traktin tretes dhe mund te shkaktojne inflamacion. - Përdorimi i tepert i anti-inflamatoreve jo steroid (si aspirina dhe ibuprofeni).
Shume anti-inflamatoreve jo steroid mund te gerryejne mukozen e stomakut tuaj. - Stresi dhe ankthi.
Trakti juaj tretes eshte i lidhur ngushte me trurin nepermjet nervave dhe secili mund te ndikoje tek tjetri.
Semundjet qe mund te shkaktojne dispepsi kronike jane:
- Semundja e ulçeres peptike.
- Semundja e refluksit gastroezofageal(urthi).
- Mbi prodhimi i acidit ne stomak .
- Gastriti (inflamacion i mukozes se stomakut).
- Zbrazje e ngadalte e stomakut .
- Hernia hiatale .
- Rritja e tepert e baktereve (ne stomak ose ne zorren e holle).
- Çregullime te ngrenies.
- Guret ne temth.
- Inflamacion i fshikezes se temthit (kolecistiti).
- Inflamacion i pankreasit (pankreatiti).
- Sindroma e zorres se irrituar (SZI).
- Semundja celiake.
- Obstruksioni i zorres se holle.
- Kanceri i stomakut.
- Hipersensitiviteti visceral.
SI MUND TE QETESOHET KJO GJENDJE MOSTRETJE NE ORGANIZEM?
Shume njerez e gjejne lehtesimin e dispepsit nga medikamentet antacide pa recete si ranitidine,cimetidine. Antacidet neutralizojne acidin e stomakut ne menyre qe te mos irritoje indet saj. Ato funksionojne mire per dispepsi te herepashershme kur shkaku eshte mbi prodhimi i acidit, por ju nuk duhet t’i merrni ato shume shpesh se mund te shkaktojne edhe deme.
A ndihmon pirja e ujit?
Pirja e ujit kur jeni duke perjetuar dispepsi mund te ndihmojne shume pak. Nese keni refluks acidi ne ezofag(kthim mbrapsht te ushqimit ne fyte), uji mund te ndihmoje ne shpelarjen e acidit nga fyti. Nese stomaku juaj duket i ngadalshem per te tretur dhe leshuar ushqimin, pak uje mund te ndihmoje ne levizjen e ushqimit duke holluar gjithashtu acidin.
Por kujdes mos pini aq shume sa te zgjeroje stomakun sepse mund te kete efekt te kundert.
KUSH JANE ATO MEDIKAMENTE QE PERDOREN NE KETO GJENDJE?
Medikamentet qe perdoren ne keto gjendje jane:
- Antagonistet e receptorit te histamines (bllokuesit H2).
Keto medikamente reduktojne acidin e stomakut duke bllokuar receptoret qe prodhojne histaminat. Ju mund t’i merrni ato me shpesh sesa antacidet, por ato nuk japin efekt kur perdoren per nje kohe te gjate. Trupi juaj mund te pershtatet me to, duke i bere ato me pak efektive. Disa lloje barnash te perdorshem jane Cimetidine apo Ranitidine. - Frenuesit e pompes protonike (PPI).
Keta jane bllokues me te forte te acideve ne stomak dhe qe nxisin sherimin e indeve. Mjeku mund t’i pershkruaje keto barna nese simptomat tuaja jane relativisht te renda ose keni shenja te ulcerave ose demtime te tjera te indeve ne traktin gastrointestinal. Ato jane shume efektive kunder acidit dhe ju mund t’i merrni ato per nje kohe te gjate. Disa lloje barnash te perdorshem jane omeprazon apo pantoprazol.
Medikamente te tjera per dispepsi mund te jene:
- Agjentet prokinetike, medikamente qe pershpejtojne sistemin tretes nese ai eshte i ngadalte.
- Antibiotiket, nese keni rritje bakteriale ne stomak ose ne zorren e holle.
Çfare mund te beni per te parandaluar dispepsi?
Mundohuni te mos hani shume menjehere dhe mos e hani darken shume vone. Jepini kohe stomakut per te tretur ushqimin perpara se te shtriheni. Kushtojini vemendje ushqimeve dhe pijeve qe shkaktojne simptomat tuaja dhe zvogeloni ato nese eshte e mundur.
REFERENCAT
- “Dyspepsia” – articolo di MedlinePlus, l’enciclopedia medica della National Library of Medicine degli Stati Uniti: https://medlineplus.gov/dyspepsia.html
- “Dyspepsia: Causes, Symptoms and Treatments” – articolo del National Health Service del Regno Unito: https://www.nhs.uk/conditions/dyspepsia/
- “Dyspepsia: Diagnosis and Management” – articolo della rivista American Family Physician: https://www.aafp.org/afp/2017/1015/p514.html
- “Dyspepsia and Gastroesophageal Reflux Disease (GERD)” – sezione del sito web dell’American College of Gastroenterology dedicata alla dispepsia: https://gi.org/topics/dyspepsia-and-gerd/