Paraliza Bell apo paraliza e muskujve te fytyres
Paraliza e Bell-it shkakton paralize te perkohshme, ose te perhershme, te muskujve te fytyres.
Mund te ndodhi qe nje problem, si nje infeksion viral, shkakton inflamacion dhe enjtje te nervit te shtate kranial (nervi qe kontrollon muskujt e fytyres).
Me paralizen e Bell-it, muskujt e fytyres bien ne njeren ane ose rralle ne te dyja anet. Mund te keni nje buzeqeshje qe bie ne nje ane, ose nje qepalle qe nuk mbyllet.
Keto efekte zakonisht zgjasin disa muaj dhe largohen pa trajtim, vetem ne raste te renda gjendja mbetet e tille gjithmone.
KUSH JANE PERSONAT QE PREKEN ME SHUME NGA PARALIZA BELL?
Paraliza e Bell prek ne menyre te barabarte meshkujt dhe femrat. Zakonisht ndodh tek njerezit midis moshes 15 dhe 60 vjeç.
Ju mund te jeni me te prirur ndaj paralizes Bell nese jeni shtatzene ose keni semundje te tilla si:
- Semundje autoimune.
- Diabeti.
- Historia familjare me paralize Bell.
- Virusi herpes simplex.
- Tensioni i larte i gjakut (hipertension).
- Mononukleoza (virusi Epstein-Barr).
- Herpes zoster (virusi herpes zoster).
Eshte e pazakonte te prekesh nga paraliza e Bell-it me shume se nje here ne jete, por mund te ndodhe.
Nje perseritje ka shume te ngjare te ndodhe brenda dy viteve nga incidenti i pare.
Ju jeni me te rrezikuar per nje perseritje nese keni nje histori familjare te semundjes.
KUSH JANE SIMPTOMAT E PARALIZES BELL?
Simptomat e paralizes Bell priren te shfaqen papritur dhe te arrijne ashpersine me te madhe brenda 48 deri ne 72 oreve(2 deri ne 3 ditet e para).
Disa njerez zhvillojne simptoma te lehta, ndersa te tjere perjetojne paralizë totale.
Simptomat fillojne te permiresohen gradualisht brenda 3 javeve te para. Deri ne 80% e njerezve sherohen plotesisht dhe nuk tregojne shenja te paralizes Bell brenda tre muajve.
Perveç renies se muskujve te fytyres, shenjat e paralizes Bell perfshijne:
- Veshtiresi per te folur, per te ngrene ose pire.
- Derdhja e jargeve nga goja.
- Sindromi i syrit te thate.
- Dhimbje ne fytyre ose vesh.
- Dhimbje koke.
- Humbja e shijes.
- Zhurme ne vesh (tinitus).
- Ndjeshmeria e rritur ndaj tingujve.
SI DIAGNOSTIKOHET PARALIZA BELL?
Mjeku juaj mund te vendose diagnozen tuaj bazuar ne simptomat qe shfaq paraliza bell.
Problemet e tjera, duke perfshire goditjen ne tru, sarkoidozen dhe semundjen Lyme mund te shkaktojne gjithashtu paralizë te fytyres.
Per te perjashtuar keto shkaqe, mund t’ju duhet te beni disa nga analizat e meposhtme :
- Analize gjaku per te kontrolluar per kushte si semundja Lyme ose sarkoidoza.
- Elektromiografia (EMG) per te matur aktivitetin dhe demtimin nervor.
- Skaner dhe rezonance magnetike (MRI) per te perjashtuar goditjen ne tru ose shkaqe te tjera te demtimit nervor.
SI TRAJTOHET PARALIZA BELL?
Paraliza e Bell permiresohet pa trajtim. Megjithate, mjeku juaj mund t’ju rekomandoje nje ose me shume nga terapite e meposhtme per lehtesimin e simptomave dhe nje sherim me te shpejte:
- Kortikosteroidet orale, te tilla si prednizoni, ulin enjtjen e nervave dhe mund t’ju ndihmojne te rifitoni levizjen e muskujve te fytyres me shpejt. Ky trajtim eshte me efektiv kur e filloni brenda 48 oreve nga venia re e simptomave.
- Medikamentet antivirale, te tilla si acikloviri per herpesin, mund te pershpejtojne sherimin, megjithese eshte e paqarte se sa perfitim ofrojne. Ky trajtim funksionon me mire kur kombinohet me kortikosteroide orale.
- Kujdesi per syte eshte shume i rendesishem. Pikat e syve, duke perfshire lotet artificiale, qetesojne syte e thate dhe te irrituar. Nese qepallat nuk mbyllen, mund t’ju duhet te vini nje garze per te mbrojtur syrin nga irrituesit dhe lendimet.
- Kirurgjia e dekompresionit qe lehteson presionin mbi nervin kryhet rralle sepse mund te shkaktoje humbje te degjimit dhe demtim te perhershem te nervit te fytyres.
- Kirurgjia plastike e fytyres eshte nje opsion per njerezit qe nuk sherohen, kjo per te ndihmuar ne korrigjimin e asimetrise se fytyres dhe per te ndihmuar ne mbylljen e qepallave.
REFERENCAT
- Fondacioni i Paralizës Cerebrale – një organizatë nonprofit në SHBA që ofron mbështetje për personat me PC dhe familjet e tyre. Faqja e tyre përmban informacion detajuar dhe burime të ndryshme mbi simptomat, trajtimin dhe mbështetjen për PC: https://www.cerebralpalsyfoundation.org/
- Organizata Botërore e Paralizës Cerebrale – një organizatë ndërkombëtare që synon të përmirësojë jetën e personave me PC në nivel global. Faqja e tyre përmban informacion mbi ndryshimet legjislative, kërkimet e fundit dhe resurse për familjet dhe personat me PC: https://www.worldcpday.org/
- Instituti Kombëtar i Paralizës Cerebrale dhe Trashëgimisë dhe Luftimit të Sëmundjeve Mendore – një institut shkencor në SHBA që synon të përmirësojë diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin në fushën e PC. Faqja e tyre përmban informacion mbi hulumtimet e fundit dhe burime për personat dhe familjet me PC: https://www.nichd.nih.gov/health/topics/cerebral-palsy
- CerebralPalsy.org – një faqe informative dhe burimore e pavarur, e krijuar nga një prind që ka një fëmijë me PC. Faqja përmban informacion mbi trajtimin, mbështetjen dhe resurse për personat me PC dhe familjet e tyre: https://www.cerebralpalsy.org/